Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Me qindra autobiografira janë shkruar kundër Enver Hoxhës.
Me qindra çapaçulë mjeranë pa formim intelektualë dhe pse jeta tyre mund të kenë qenë auditorimet e universiteteve të Shqipërisë, përveç injorancës tyre të mbushur me gënjeshtra, shpifje, nuk i afrohen të vërtetës. Sepse, e vërteta është shkencë.
Sepse, e vërteta nuk lindë nga urrejtja, peng i emocioneve të hakmarrjes.
E vërteta është e zhveshur, qëndron lakuriq aty për guximtarët e dijes.
Koha për ta treguar dijen dhe intelektualizmin në shërbim të kombit ishte lufta dytë botërore. Enver Hoxha, tregoj jo thjeshtë aftësi intelektuale, por dhe vizion kombëtar.
Ndërsa, autobiografët që merren me përralla kundër Enverit dështuan me diplomacinë e tyre sikur të ishin studentë plepash apo kristali. Mithat Frashëri, Medi Frashëri, Xhaferr Deva dhe e ashtëquajtura “Ajka e Ballit kombëtar,” i shërbyen nazi-fashizmit, kur ai kishte kapitulluar, por dhe duke vënë në rrezik të ardhmen e Shqipërisë si më 1913-tën.
Këta shijues të pulave të pjekura, ishin thjesht mbeturina të një filozofie të dështuar anadollake, veprimtaria tyre tregoj se ata për interesat personale, pranuan të ishin aleatë me të humburit.
Shqipëria më 1913-të, ishte copëtuar si aleate me humbësen Perandorinë Otomane.
Më 1944, 31 vite mbas copëtimit trojeve Etnike Shqiptare, Shqipëria do të ishte shfarosur, zhdukur si nocion gjeografik, nëse “Balli kombëtar” do të triumfonte.
Ishte merita një personi një personaliteti kombëtar si Enver Hoxha dhe PKSH, që i treguan botës dhe fuqive fituese të luftës dytë botërore, se Shqipëria është aleate me fituesit dhe ka ikur koha e pazareve të tokave Shqiptare për të ushqyer orekset e fqinjëve tanë.
Fati keq i yni është se, Anti-komunizmi erdhi si rrymë anti-shqiptarizmi, anti-familje, anti-shoqëri…
“Filozofët” e anti-komunizmit, me intriga dhe fabrikime kërkojnë dhe vazhdojnë t’i shërbejnë anti-shqiptarizmit.
Ka dhe pa dituri (injorancë) të theksuar sot, ku pa dijeni shfrytëzohet për të krijuar turma anti-kombëtare.
Sot, klasa ekonomike ka një bazë të fortë trashëgimie nga njerëz që digjnin Shqipërinë, merrnin me forcë vajza dhe fëmijë jetim duke i skllavëruar bulevardeve dhe trotuareve europiane në emër të anti-komunizmit.
Anti-komunizmi “Shqiptar,” vrau fshatrat, braktisi qytetet, i shiti shqiptarët si skllevër pune.
Historia vlerësohet nga veprat, jo nga gënjeshtrat.
33 vite vetëm keni vrarë kombin, familjen, asgjë tjetër të tregoni.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!