Nga Fadil Shyti
( ripostim )
1. Enver Hoxha,”ishte diktator”!
-Sepse, e themeloi PKSH-së, kjo pastaj i udhëhoqi brigadat, batalionet, divizionet partizane, me dhunë, e jo me bisedime i ndoqi nazi-fashistët gjermanë dhe italianë nga Atmëmëdheu ynë.
2. Enver Hoxha,”ishte diktator”!
Sepse, pas luftës nacional-çlirimtare, dhe ndërtimit të socializmit, “me dhunë”, e bëri bonifikimin e tokave dhe tharjen e kënetave, dhe si për pasojë, në Shqipërinë socialiste u mbytën mijëra apo “larg qoftë” miliona mushkonja,-prej të cilave rrezikohej populli shqiptar, u eliminua sëmurja e malaries e sëmurje të tjera ngjitëse!…
3. Enver Hoxha,”ishte diktator”!
-Sepse, pas luftës nacional-çlirimtare, dhe ndërtimit të socializmit, “me dhunë”, e bëri dhe hapjen e tokave të reja dhe malet i pasuroi -zbukuroi me brezare!…
-“Diktatura” e tij qe tepër e pamëshirë, ndaj qyteteve të cilat nuk i la kaza të vjetra me ato krismat e kovaçhanave dhe zhurmave të hoxhëve dhe të priftërinjve, -por, ” e rrezikoi” popullin shqiptar me fabrika e kombinate që nga tymi i tyre “vuanin” shqiptarët.
4. Enver Hoxha, “ishte diktator”!
-Sepse, pas luftës çlirimtare, dhe ndërtimit të socializmit, “me dhunë” hapi shkolla fillore , të mesme dhe fakultete; “me dhunë” madje, bëri dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Dhe, si i pamëshirë e tej i pamëshirë që ishte, “me dhunë” e bëri dhe nismën e Kongresit të Gjuhës Shqipe; 1972, -që shqipja letrare të shkruhej dhe të flitej kudo në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit, njësoj!
5. Enver Hoxha, ”ishte diktator”!
-Sepse, pas luftës çlirimtare, dhe ndërtimit të socializmit, “me dhunë”, e forcoi rendin dhe ligjin në Shqipëri, pra “me dhunë” e ndaloi vëllavrasjen dhe zbatimin e kanunit të maleve në malësitë tona! “Diktatura”, e tij u dëshmua për¨më tepër se 40 vjet, “me dhunë”, e ndaloi drogën, prostitucionin, krimet në familje, korrupsionin popullor dhe shtetëror; a nuk ishte pra Enver Hoxha “diktator” ndaj të gjithë keqbërësve, pa dallim feje, ideje, dhe krahine?!!!
6. Enver Hoxha,”ishte diktator”!
-Sepse, pas luftës çlirimtare, dhe ndërtimit të socializmit, “me dhunë” e organizoi, i forcoi policinë, gjykatat dhe ushtrinë, -për mbrojtjen nga tradhtarët dhe armiqtë e vendit. Gjithashtu, po “me dhunë” madje, e urdhëroi PPSH-së, që populli të ketë moton: “Çdo ushtar qytetar, çdo qytetar ushtar”!!! Po “me dhunë” e armatosi popullin gjer në dhëmbë, ky ” diktatori”, që nuk frikësohej që, do ta vriste populli i tij “i shumëvuajtur”!!!
7. Enver Hoxha, “ishte diktator”!
-Sepse, pas luftës çlirimtare, dhe ndërtimit të socializmit, “me dhunë”, e bëri propagandën çlirimtare, punë të dorës së parë, në përkrahje të vëllezërve e motrave shqiptarë që jetojnë në tokat e tyre në ish-Jugosllavi!
Poashtu,”me dhunë” dërgoi abetaret e para në Kosovë e më tej…, ku kishte dhe ka shqiptarë. Po “me dhunë” , dërgoi në viset shqiptare mësues dhe akademikë në tempujt tonë të dijes -siç janë shkollat.
Po “me dhunë”, në shtypin dhe televizionin shqiptar,-“diktatori Hoxha”, i mbrojti të drejtat e popullit shqiptar në Jugosllavinë titiste, në përpjekjet e tyre për liri dhe ribashkim kombëtar.
8. Enver Hoxha, “ishte diktator”!
–Sepse, pas luftës çlirimtare, dhe ndërtimit të socializmit, “me dhunë”, i ka detyruar ta duan dhe ta përkrahin të gjithë shqiptarët, ta duartrokasin kur fliste, të shkruajnë dhe të këndojnë qindra e mijëra vepra e këngë për PPSH-së dhe për personalitetin e tij, po “”me dhunë” i ka detyruar shqiptarët t´i nderojnë heronjtë dhe heroinat, të bëjnë edhe të pamundurën për Shqipërinë; -e, ta duan, më shumë jo vetëm se Evropën, por edhe se, tërë botën!!!
9. Ay, vigan i madh i historisë, padyshim që ka, jo vetëm 9 por edhe 999.000, vepra, -me të tjera, “mëkate”, prej “diktatori , i madhi Enver Hoxha, të cilat zor, shumë zor e kanë historianët, shkrimtarët, artistët t´ia paraqesin se, çfarë “dëmesh”, i kanë sjellë dikur dhe po i sjellin edhe sot – prej pasardhësve të tij, të cilët nuk po kënaqen dot me ca të arritura formale, ekonomike, politike, sociale, ushtarake e të tjera të Shqipërisë.
26. Janar. 2014 nga Fadil Shyti
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!