“Burri për të cilin masat e qanë më 11 prill 1985,po rikthehet nga populli!
Ilirët i rezistuan 3000 vjet Perandorisë Romake,vetëm Skënderbeu mundi ti bashkonte “Prijsat” shqiptare në Perandorinë Osmane, ama pas vdekjes së Enver Hoxhës, askush nuk mund ti bashkojë e ti mbrojë më shqiptarët!”. Vetëm Enver Hoxha burrë shteti që e renditi Shqipërinë në anën e Fitimtarëve ,aleancën anglo-sovjeto-amerikane,krijoi shtet moderrn duke sjell popullin në pushtet! Në Luftën e Dytë Botërore ne rajonin e Ballkanit u angazhuan 400.000 forca te pushtueseve nazifashist dhe 250.000 forca te qeverive kuinslige te rajonit Në këtë Luftë,Shqiperia me nje popullsi nje milion banore mobilizoi 70 mijë luftetar, prej te cileve 10 mije ishin pionier, 6 mije ishin gra dhe vajza, te rreshtuara ne 24 brigada,8 divizione,3 korparmata.Derdhën gjakun për lirine e popullit e te atdheut 28 mije deshmor, u nderuan me titullin e lartë të Heroit të Popullit 130 partizan prej të cilëve 24 ishin gra dhe vajza ,u plagosën 12.600, u internuan ne kampet e perqendrimit si në Itali e Gjermani dhe u burgosen 10.000 vetë, dhe 35.000 punetor kryenin punë te detyruar.U dogjen dhe u shkaterruan 62.475 shtepi; u bastisen 21.131 shtepi; u shkaterruan te gjitha urat mbi lumenjete; u shkaterruan e dollen jashte perdorimit portet detare te Shengjinit, Durresit, Vlores dhe Sarandes.U demtuan mbi 1 milion koke bageti gjedh dhe të imta.U grabiten nga ushtria gjermane 8 miliarde 62 milione 827 mije franga ari.Demet e shkaktuara nga lufta llogariten ne 500 milion franga ari .1-Kush e bëri Luftën për çlirimin e vëndit ? Përgjigjia është ! Vetëm Partizanët të udhehequr nga Enver Hoxha ! 2- Nga kush u çlirua Shqipëria? Përgjigjia është :Nga pushtuesit gjerman dhe bashkëpunëtorë e tyre ballisto-zogist! Kush qytet i Shqipërisë është çliruar nga forcat ballisto-zogiste? Asnjë! Sa gra balliste apo zogiste janë dëshmore të atdheut? Asnje se nuk ka patur! Por heroinat partizane shqiptare si : Margarita Tutulani, Zonja Curre; Fato Berberi; Bule Naipi; Persefoni Kokëdhima,Ganimete Torbeshi e tjere janë Yje që nuk shuhen kurrë!
Ramiz Alia që udhëheqi Revolucionin Portokalli prej 1986-1991 e shpëtoi popullin nga vllavrasja, por me shumë dëme ekonomike e të identitetit kombëtar . Enver Hoxha është udhëheqësi i parë dhe deri më tani i vetmi i kombit shqiptar, që iu përgjigj meritave të njerëzve të zakonshëm për vendin e tij duke ofruar atë që meriton populli.Disa nga shumë arritjet e atij sistemi janë: zhduku analfabetizmin,zhduku sëmundjet shekullore,tërbimin, malarjen , zgjebjen, tifon, fruthin, etj bëri arsim falas, trajtim mjekësor falas, trajtim mjekësor jashtë vendit në kurriz të shtetit, strehim falas, punësim me të gjitha të drejtat e punës, reputacioni i vendit në botë”, mbrojtja e vendit, industrializimi ,mbeshtetja ne burimet e vendit!Ne nuk ishim te pasur por askush nuk vuante per buke e siguri! Pas viteve 1990 filloi propaganda denigruese e shkatërruesve e Shqipërisë e ndërtuar për më shumë se kater dekada?! Duhet të pyesim veten se çfarë nga pasuritë e përmendura kishte populli para vitit 1944 ose pas vitit 1992? Le të themi pas vitit 1992 kemi apartamente me kredi të përjetshme, kujdes shëndetësor të shkatërruar, arsim, punësim të paligjshëm pa pagesë të vjetërsisë dhe kontributit të plotë-shkatërrimi i klasës punëtore dhe varfërimi i popullit”,emigrimi,largimi i rinise,mosha e trete e braktisur!
Ka vite që populli kërkon Enver Hoxhën!Kur në mars 1997 Vlora dhe Jugu i Shqipërisë kishin dale në protestë dhe po thereshim e po coptoheshim për grabitjen që u bëri shteti me “Firmat Piramidale”! Pushteti i PD(UDB), kishte monopolizuar atdhetarizmin, dhe urdhëroi mobilizimin e gjithë Veriut i armatosi me armët si mercenar i dërgoi të luftonin kundër shqiptareve në Jug. Tradhëtia dhe krimi nuk vjetërohen as plagët nuk harrohen! Kush e nxit dhe e stimulon këtë përçarje dhe urrejtje? S’ka asnjë sekre! Në shoqërinë tonë, politika ka humbur moralin sepse deri tani politika ka qënë në funksion të përfitimit personal të sundimtarëve.Kryeqyteti ynë Tirana i ngjan një rrjete merimange ku sherbimet inteligjente te huaja,klanet mafioze,krimi,korrupsioni,trafiku i paligjshem konkurojnë,vëzhgojnë,përgjojnë, monitorojnë e kontrollojnë gjithë jetën dhe veprimtarinë e shtetit shqiptar. Popullin e ka zënë belaja! Prandaj mallkuan nenat tona:“….kush i shkel ligjet e botës, e marrtë plumbi mbrapa kokës,kush i vë gurin rrotës,e gëzoftë arkën e gropes”. Lufta e Dytë Botërore ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën boterore që vazhdon sot e kësaj dite dhe që bënë thirrje se lufta e ardheshme do të shkojë më tej po i afron njerëzimit shkatërrimin!
Unë nuk jam një çelës për shpirtin tuaj por e di që çelësi për shpirtin tuaj njerzor ështe sinqeriteti më i mirë se lajkat ! Komunistët shqiptarë,Veteranët e LANCL i kërkojnë Kuvendit, Qeverise, ngritjen e bustit përkujtimor për njeriun e parë të shtetit shqiptar Enver Hoxha.Ata që e kundërshtojnë shtyhen nga marrëzitë që krijojnë duke i reduktuar faktet historike në nevoja të përditshme politike»,.
Tiranë 14.05.2025 Bardhyl Hazizaj
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!