24-05-2025
U Ngjall Enveri nga varri
Si u ringjall edhe Krishti
Disave u hyri zjarri
Kush e kishte dredhur bishtin.
–
Në ditën që vdiq Enveri
Njëmbëdhjetë prilli i zi,
në atë datë të atij viti
Ai u ngjall përsëri.
–
Ramizi i vajti pranë
Ja tha gjithë hallet e rënda,
Ku do venë të gjithë ata
Që keqas u shkau këmba…
–
Saliu doli i pari
Edi me një goxha pallë,
Sapo i dolën përpara
Ikën me bishtin në shalë.
–
Dhe fëmijët e tribunës
Vanë i shpunë shumë lule,
fëmijë të partisë së punës
para tij po përkulen.
–
Dyqint petritat qenë zjarre
Shkuan të gjithë pranë Shpatit,
U ngrenë në këmbë nëpër varre
Vanë prapë te komandanti.
–
Legalistët nuk po tallen
Nëpër burgje vetë shkuan,
Komunistët zunë vallen
Dhe të gjithë u krenuan.
–
Republikanët u tundën
Atë prilli se ka marrë,
Tha Saliu, sot u mundëm
Para tij hiqemi zvarrë…
–
Goliku me zërin shpellë
Parua përshkëndit si zjarr,
Të dy marrin frymë thellë
Këngën e re e kanë marrë.
–
PJESA E DYTË
–
PJESA E GJASHTË
–
Aq sa vite unë drejtova
Dhe ju bashkë po afroni,
Shqipërinë e ndërtova
Juve po e shkatërroni.
–
Ziente fshati dikur
Ai sot është shkretuar,
Nuk ka mbetur djalë e burrë
Argatë në tokën e huaj…
–
Thoni falas janë spitalet
Dhe atëhere kish tërmete,
Kur Atdheu kishte halle
Asnjëherë s’foli me vete…
–
Fushat tona qenë qilim
Malet plot me minerale,
Në çdo anë gjelbërim
Tre, katër hidrocentrale…
–
Po ç’tu them unë më parë
Ua thënca rrëzë të veshit,
Thoja nipit si përrallë
Juve sot i bini defit…
–
Veç një gjë e bëni mirë
S’lini fjalë pa më sharë,
Gojën shqyeni me pashë
Juve more zullumqarë…
–
Ti mendja të paska lënë
O Sali, servili i vjetër,
O Sali kam për të thënë
Do lë ca për vitin tjetër…
–
Ti o popull i shoshite
I sitisi sita tënde,
sa pak miell, ti e prite
se shumica jeni krunde.
–
PJESA E SHTATË
–
Ju rroni me bukën time
Shkolla, spitale pa fund,
Njësoj do të ishte jeta
Në qytet edhe katund.
–
Fshati prodhoi grurin vetë
Këtu ndjehem në siklet,
Dhe për kolektivizimin
Më ka mbuluar trishtimi…
–
Sistemin e vendit tim
Na e caktuan të tjerët,
Një parti do merrte frymë
S’kishte vend për ylberët
–
E njoha kapitalizmin
Në kohën kur isha djalë,
Njoha edhe socializmin
Në Francë e kudo me radhë.
–
Kapitalizmi i juaj
E bën popullin të vuaj,
Ju mendoni për të parët
Për vete dhe agallarët…
–
Bëmë gabme të rënda
Si dhe ju që keni bër,
Dihet që na shkau këmba
Në një pellg jemi të tërë…
–
Po ta kishe marrë pushtetin
Pas luftës more Sali,
Egërsia e shpellarit
Do të bëntë mizori..-
–
Ato i ke bërë dhe sot
Jug, veri, anë e mbanë,
E di ç’thotë urtësia :
Hunda buzën nuk e shan…
–
Kemi bërë dhe gabime
çdo sistem do ti ketë
Kur ha bukë do bësh thërime
Të drejtosh s’është e lehtë
–
Po ti vësh në peshore
Që ju i vini për ditë,
Peshorja do të anojë
Unë them nga mirësitë.
–
Kur e morëm, shkretëtirë
Para popullit përkulem
Po kur ika atë prill
E lash si bahçe me lule
–
Qemë sistem i diktaturë
Këtu është energjia,
Mos i fut gishtat në ‘prizë’
Prapa të vjen ‘historia’.
–
Kemi bërë shumë gabime
Gabimet si mali i lartë,
Kur je pranë s’ja sheh majën
Kur largohesh i sheh qartë…
–
Mijëra të vrarë, aksidente
Janë vrasje mizorie,
Po të vritej një tek neve
Bëhej problem qeverie…
–
Bashkë me shokët e mi
Bëra luftën çlirimtare,
Ti me shokë more Sali
Shqipërisë i ndezët zjarre…
–
Po të rroja edhe pak
Do ta bëja vetë ndryshimin,
Juve do më jepnit hak
Kur të shihnit përparimin.
–
PJESA E TETË
–
Buxheti mbrojtjes në botë
Po zë pjesën e luanit,
Se nuk dihet sot a mot
Na pret tmerri i tufanit.
–
Unë për popullin mendova
Bëra gjithë ata bunkerë,
Në luftë është e gjithë botë
Tërë bota është në sherr.
–
Njëmijë e dyqint tanke
Tash asnjë për ekspozitë,
Treqint mijë e ca bunkerë
Po vjen lufta kemi frikë…
–
Ç’të them për mbrojtjen më parë
Detyrë mbi detyrë, deviza,
Edhe guri merrte zjarr
Në qiell s’hynte as miza…
–
Kishte disa gojë shqyer
Thanë për luftë imagjinare,
Kishim mbrojte të shkëlqyer
Ishim në mes të tre zjarresh.
–
I gjithë populli në këmbë
I gjithë populli ushtar,
Keni NATON, dhëmbë për dhëmbë
Gëzohem tu vejë mbarë.-
Prapë se prapë pas u lashë
Shumë tunele, gërryer toka,
Prapë se prapë kam merak
Se ne na ka zili bota.
–
Dje avionët qiellin zinin
Fluturonin kate, kate,
Sa herë sirenat do binin
Kishim strehim në pallate.
–
PJESA E 9
–
Në ditën që jam larguar
Unë do ngjallem përsëri,
njerëzit që më kanë kuptuar
Do më japin drejtësi.
–
Por jo vetëm të këqijat
Ç do sistem do ti ketë,
Thuaji të mirat e mija
Ti mor i ligu për jetë.
–
Në Suedi e Danimarkë
I gjithë populli do mbrojë,
në përbërje janë dhe gratë
si dikur tek ne, njësoj.
–
PJESA 10
–
Ku janë shufrat e floririt
Sigurisht nuk qenë dru,
Ato që mlodhi Enveri
Sigurisht i vodhet ju…
–
Ti krijove për rreth teje
Një mal me hajdut, servilë,
Hipokritët të bënë fresk
Në poltron u ndjeve mirë…
–
O kampjoni gënjeshtar
Edhe i hipokrizisë,
Mjafton që të shtoje yje
Përmbi supet e ‘lavdisë’’
–
Ç’ thua sot, nesër se thua
Mijëra tasë me pretendime,
Dije mirë sepse ky popull
Të dërgon vetëm mallkime.
–
Shtëpia jote nuk shahet
Nuk le vend pa e pështyrë,
I ligu zor që të mbahet
I ligu nuk ka fytyrë…
–
Forma e jashtme njerëzor
Shpirt njeriu kur lëviz,
Po nga brenda je mizor
Të vret sikur vret një mizë.
–
U hoqe si patriot
Shite mal e shite det,
Ta dish mirë mor malsor
Ta dish që fundi të pret…
–
Sa mua je në karrike
Lashë për popullin tim,
Po ti ç’le që lart u ngjite
Vrasjet dhe gjithë mizoritë.
–
Sa herë flet para ekranit
Merr pamjen e filozofit,
Thua vetëm marrëzira
Me pamjen e një kodoshi.
–
Ke një gjuhë të rëndë malsori
Ke një shqipe si shpellar,
Për rreth vetes kriminelë
Për rreth vetes ve ç zagarë.
–
Kush e pagoi avokatin
Kur në Francë u hap gjyqi,
Ku i gjen paret o Sali
Gjënden po të shkelësh ligjin..
–
Në ballkon pamje heroi
Nga dritarja ti po flet,
Gjithë ata që ke gënjyer
Koka u mbeti përpjetë…
–
Ti ke helmin e nepërkës
Gjithë bota për ti fajtor,
Ti në gojë nuk ke dhëmbë
Ke dyzet karikatorë.
–
Ku i gjete gjashtë milionë
Që i mbushe të dy duart,
për një kokë të shpellarit
‘’bota’’ u aktivizua…
–
ke veshur lëkurë qengji
duku mor Berishë duku,
po ta kapi ve ç një gozhdë
do dali lëkurë e ujkut…
–
duhet një dimër i tërë
ti tregosh bëmat e tua,
na u nise si hero
po u bëre si langua…
–
dale dale mor Sali
të gjata i kishe hapat,
mos harro popullin tënd
dardha e ka bishtin mbrapa…
–
sa herë që janë bërë votime
ti gjithmonë ke dalë i tredhur,
mal i bëre akuzimet
pesë herë ti kanë vjedhur…
–
U plake Sali u plake
Tani ti nuk ke më dhëmbë,
Se këmbës i thua dorë
Dhe dorës i thua këmbë.
–
U plake Sali u plake
Gardjani të pret pas dere,
Po ç’ti bëjmë moshës tënde
Do ishe tek shtatë penxheret…
–
Por dhe jashtë, ta dish mirë
Të këndohet historia,
O sh pellar, me gjithë dëshirë
Të urren tërë Shqipëria…
–
Tani gatitesh pwr gjyqin
Se dwnimi i vjen rrotull,
Po ti shpwtoi prapw maliqit
Nw qafw u pastw ky popull…
–
Këto pak a shumë do thoshte
Po të ishte gjallë Enveri,
Ai me fjalën nuk lozte
Gur i artë prej mermeri…
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!