EPOKA E FLIJIMIT

27
Oct
2024
Nga: Safet Syla

Poezi

Si pishtar veprove me zemër,
ktheve lotët nga errësira në dritë e emër.
Luftove çdo ditë me ideal e dashuri,
shpërndaje buzëqeshjen dhe trimërinë.

Kur ishe në qelin e vjetër,
në rrugëtimin tënd të tretur,
Veprat e tua për ne kanë mbetur,
bashkë me gjarpërinjët e gjakut të fjetur.

Mos ki frikë nga rëniet, as nga humbjet,
Sepse ngrihesh më i ndritur,
Sikur Naimi dhe Agolli,
Gjergj Fishta me vargje të gjata,
Kadareja me shumë faqe të arta
Të gjithë për atdhe.

Ah, baca jonë me fjalë trimërie,
kalove Mandellën e le nën hije.
Jetove me shpirt të tretur,
Si lumi në fshatin e vjetër,
Që dëgjohet larg nga penda e Ndre Mjedës,
Në trojet arbërore të lashta të mendjes.

Zëri yt do të dëgjohet e s’mbyllet përjetë;
veprat e tua të fuqishme si shkëmbi kanë mbetë.
Bashkë me Kastriotin e Ismail Qemajlin,
me Komandantin Adem Jasharin,
simbol i rezistencës, ti Bacë Adem Demaçi.
Një jetë të tërë në shërbim,
një epokë me plot flijim.

Shtime, 27 Tetor 2024

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk