ERDHI SHKRIMI SHQIP I SHEK. X para Kr.!

26
Apr
2025
Shkruan Studjuesi : Agron Dalipaj


ERDHI SHKRIMI SHQIP I SHEK. X para Kr.!
Erdhën persët! Kështu fillon një tragjedi e Eskilit dhe ato dy fjalë thanë gjithshka. Për ne shqiptarët, që na kanë mësuar në shkollat, ku për shkrimin shqip na kanë vënë si kufizim “formulën e pagëzimit” të Pal Engjëllit (1462), ky zbulim i Stilos është lajm, që prej madhësisë a madhështisë së tij, zë vend duke tronditur shpirtin tonë e duke na zgjuar si me elektroshok për të na bërë të ditur se kulturalisht shfaqemi të gdhendur në bronx dhjetë shekuj para Krishtit!
Marathonomaku i këtij lajmi është Niko Stilo. Ai ekziston edhe pas këtij lajmi që na sjell: shkrim shqip në Knosos të Kretës 10 shekuj para Krishtit…
Çdo të shtunë të dytë, ai do na sjellë këtu në fcb tim për ti shpallur, të tjera shkrime shqip para Krishtit.
Për nga rëndësia e prurjeve në shkencën e albanologjisë, natyrisht që me Stilon fillon një ndarje e re brenda albanologjisë si “skizma e madhe”, sepse ndan epokën e gjumit të madh të albanologjisë zyrtare të Tiranës, që shqiptarët i konfirmon me shkrim të dokumentuar vetëm 500 vjet më parë dhe me fillesë të gjuhës vetëm 1000 vjet para se ata të shkruajnë!
Me këto shkrime të vjetra shqip, që na sjell N. Stilos, albanologjia ndahet në dy përshfaqje, ku në një anë duket ajo e dogmës sllave e Tiranës së sotme, që e pranon identitetin gjuhësor të shqiptarëve të krijohet pas ardhjes së sllavëve në Ilirik dhe kjo e Niko Stilos që konfirmon se kombi ynë trashëgon një gjuhë të shkruar në bronx të paktën 3000 vjet më parë.
Sot, me heshtjen e saj, albanologjia zyrtare e Tiranës ka vdekur. Çdo shkencë, që hesht kur del një zbulim, të cilin ajo nuk e pranon dhe as e kundërshton dot, quhet e vdekur.
Botës shqiptare nuk mund t’ia ndalojnë më të vërtetat e mëdha historike që vinë e shfaqen nga zbulime si këto të Stilos.
Stilos, me përkushtimin e tij të paepur për të sjellë të vërtetën identitare kombëtare prej antikitetit historik në kohën që jetojmë, ka gdhendur edhe figurën e tij në ndërgjegjen e kombit tonë. Për të nuk ka patur kurrë një ftesë zyrtare në albanologjinë e Tiranës, ku ai të promovojë zbulimet e tij. E mbajtën larg. Por ai tashmë është pjesë e shpirtit tonë kombëtar. Sa herë do na duhet tu flasim të tjerëve për identitetin tonë kombëtar, do na duhet t’u tregojmë fakte se kur është shkruar gjuha jonë… dhe do na duhet të sjellim ndermend Niko Stilon. Ai është referenca dhe shprehja e identitetit tonë dhe edhe vetë është identiteti më i spikatur në fushën e albanologjisë së vërtetë.
Ju lutem shpërndajeni për gjithkënd e për gjithkund këtë postim që sjell lajmin më të madh historik të identitetit tonë kombëtar!
Shijoni më poshtë duke hapur një nga një fotografitë që sjellin zbulimin e Stilos…

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria: ,

Botuar: 26/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk