EUROPË E PA BESË

08
Oct
2023
Nga: Musa Krasniqi

Europë moj dhelpra plakë
Na mbanë peng e nën flakë
Serbet grekët…për ty miq
Ne shqiptarët na sheh armiq
.
Europë moj dhelper tinzare
Na shite pse na dhan minare
E din mirë qe jemi shqiptarë
Sjemi turq ilirët kemi baballarë
.
Europë moj t’vraft i madhi Zot
Ske respekt për Gjergjin Kastriot
Nga Nishi deri n’jug n’Athinë
Tokë shqiptare gjithë bota e dinë
.
Lugate ti moj Europa plakë
Boll na mbajte nën tym e flakë
Këtu n’Iliri ishim kur ti nuk ishe
Ne t’populluam ti asgjë skishe
.
Serbinë Greqinë…ti shtete ngrite
Mbi gjakun token tonë ato i rrite
T’kujtohet – Greqinë ne çliruam
Turkun nga ai vend ne larguam
.
Ti moj ti Europë e pa besë
Deshte Shqipëria te mos mbes
Vrave shite çamet për n’Turqi
Bleve solle grekët për n’Greqi
.
Europa e vjetër Europë e re
Ende me dyshim na shiqon ne
T’pergdhelurit tu afer mban
Shqiptarët i bëre i bënë kurban
.
Kishe qellimim t’na shkatrrosh
Nuk t’mjaftoj t’na zvoglosh
N’gjasht shtete na ke ndarë
N’tërë botën na ke shperndarë
.
Ah moj Europë kurrë skuptove
Sa shumë shekuj kot harxhove
Vetëm shqiptarët qetësojnë Ilirinë
Kusht kanë Bashkimin dhe Lirinë
.
Bijat dhe bijtë e Gjergj Kastriotit
T’gjithë shqip kanë me ju lutë Zotit
Beslidhjen Shqiptare me ri-lidhë
Çeshtjen Shqiptare me zgjidhë

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk