Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Evi Kokalari akuza Grenell: Miku yt në Kosovë përfitoi 10 mln usd nga fondet e USAID, Kurti të mbylli derën për biznes
Dy ditë më parë, i dërguari special për krizat i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, sulmoi Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, ndërsa vendi shkon në zgjedhje parlamentare në 9 shkurt. Grenell akuzoi Kurtin se prishur marrëdhëniet me SHBA-në duke bllokuar investimet amerikane në vend.
Pak më pas, Grenell do të denonconte në rrjetin social “X” qindra-miliona dollarët që SHBA ka dhënë për rajonin e Ballkanit përmes fondit të USAID, rrjet që tashmë është bllokuar dhe marrë nën kontroll nga administrata e Donald Trump.
Grenell publikoi listën e vendeve që kishin përfituar miliona dollarë nga USAID, ndërsa në Rajon, Kosova renditej e para.
Ndërkohë aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila ka mbështetur gjatë fushatës Presidentin Trump, dhe ka kritikuar ashpër Grenell, shprehet se sulmi I tij ndaj Kurtit lidhet me faktin se Kryeministri i Kosovës ia ka mbyllur atij derën për të bërë biznes në Kosovë. Bizneset e tij janë vetëm në Shqipëri dhe Serbi, shton Kokalari në një postim në rrjetin “X”.
Madje Kokalari nuk ndalet këtu, sipas saj, njerëzit e afërt të Grenellit në Kosovë, kanë përfituar para pikërisht nga fondet e USAID, të cilat ai i sulmon sot.
Sipas saj, me firmën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka përfituar plot 10 milionë euro grante nga fondet e USAID.
Duket se miqtë e Richard Grenell-it në Kosovë mblodhën rreth 10 milionë dollarë tarifa zbatimi në një grant prej 49 milionë dollarësh të SHBA-së për Kosovën.
Hashim Thaçi nënshkroi kontratën më poshtë kur ishte President i Kosovës, krahas SHBA-ve, të cilat përfaqësoheshin nga ‘The Millenium Challenge Corp.’
Në kohën e nënshkrimit, ish-ministri i tij i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, dha dorëheqjen nga posti i ministrit dhe u bë drejtor në Millenium Challenge Corp, duke ndikuar potencialisht në negociatat e kontratës që nënshkroi ish-shefi i tij, Hashim Thaçi.
Me nënshkrimin e kontratës, Petrit Selimi u tërhoq sërish nga korporata dhe themeloi OJQ-në e tij, “The Millenium Foundation of Kosova”, këtë herë duke u bërë CEO i OJQ-së, e cila do të zbatonte grantin prej 49 milionë dollarësh.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!