Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Rilexim
(Pulave qorre edhe copëzat e mbetura u duken shumë!)
Çfarë paditurie, injorance, përulësie e servilizmi i faktorit politik aktual i shqiptarëve!
Atë që nuk kanë arritur ta fshijnë nga hartat tërbimet e luftërave, masakrat, dëbimet me dhunë të banorëve shqiptarë vendës, pushtimet barbare dhe sundimet e huaja ndër shekuj, sot e toleron në heshtje faktori politik shqiptar, në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Preshevë.
Kjo racë e çmendur pas pasurisë, pushtetit dhe interesave të huaja politike e fetare, çirret duke bërtitur për bashkim kombëtar dhe mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve, për trojet etnike dhe për integrime globale, ndërkohë gati sa nuk vajtojnë për t’u bërë pjesë e pushtetit të huaj okupator të Beogradit dhe për integrime në “botën serbe” të vëllazërisë sllave ortodokse serbomadhe e rusomadhe!
Ndërkohë që vajtojnë malet e kodrat me emra arbërorë, lumenjtë, fushat, krahinat dhe katundet shqiptare, trashëgimia kulturore e pafundme, mijëra varre të mbushura me pellgje gjaku nga të parët tanë të masakruar nga barbarët ndër shekuj në ato vise, të lëna nën sundimet e huaja të shteteve fqinje!
Turp, njëmijë herë turp e poshtërsi mercenare në vazhdimësi!
(18 maj 2022)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!