Fatmir Brajshori-Tushi

08
Sep
2024
Shkruan: Fatmir Brajshori-Tushi

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

( Piano degli Albanesi)
U mendova gjatë të shkruaj apo mos të shkruaj?!
Po pastaj m‘u kujtua:
„ Vite më parë ( vitet e 90‘ta) në një takim krijuesish, në tavolinën ku rrija,një i panjohur na tha:
„ Krejt Ju shkrimtarët lahpera jeni!“
Unë, isha i vetmi, në tavolinë, që ia dha të qeshures me të madhe.
„ Po pse?,- e pyeta.
„ Se juve çka s‘ju kujtohet me shkrue; çka su bje n‘mend tjerëve, ju bie ndërmend juve!“
„ Shekspiri ishte biri i jashtëligjshëm i mbretit të Anglisë“, mendova.
Hamlet nuk jam, mbret jo se jo, territore s‘humbi, fronii s‘më mbetet bosh, thash të shkruaj.
Po pastaj më tha truri „ të hidhërohen“ po fole. Po nuk fola do hidhërohet vetja ime me vetën time, i thash personit tim.
Pastaj kujtova kohën kur vajta në Sicili duke u endur rreth trekëndëshit Palermo – Piano degli Albanesi- Corleone.
Palermo më pëlqeu ngaqë të gjithë ata që po përdornin trafikun urban nuk po blenin bileta!
Nuk bleva as unë!
Aty, thanë s‘guxon njeri t‘u kërkoj biletën.
Te „ Hora e Arbneshëve“gjëja e parë që bëra, posa zbrita nga taksia,ishte pirja e një kafeje. Kur hyra, ajo nuk ishte vetëm kafe, por edhe restoran ushqimi,9pastaj dyqan i shitjes së verërave si dhe përshuta nga më të ndryshmet.
Në „ kishën e Shën Gjergjit“ më bënë prift ortodoks teksa e bija e priftit autokton, me një gjuhë të vjetër arbërore, më spjegonte pak histori për vendbanimin e tyre.
2.
E vizitova dhe bustin e Skënderbeut; atë origjinalin.
E shikoja dhe herë më dilte Gjergj ditën, e herë Skënderbe natën, tamam si Ismail Kadares. Në dukje të parë paqësor.
Meqë më dukej i tillë, thash në ditët e sotit, ta bë Gjergjin një ultras të futbollit!
Se në Palermo, dorën n‘zemër, kisha shkuar jo për ta vizituar Gjergjin apo Skënderbeun( se i kam para hundëve në Prishtinë) por për futboll; luante Shqipëria kundër Italisë.
Tek Busti i Gjergjit që është vëlla binjak me Skënderbeun, i ngjita dy etiketa:
„njëra shkruante „ TKZ“ ( Tifozat Kuq e Zi) dhe tjetra „ PLISAT!“
Kisha menduar që Gjergjin ta kenë Tifozat „ Kuq e Zi“ e Skënderbeun „ Plisat“ e Prishtinës.
Për këtë veprën time „ kombëtare“, që atëherë dhe gjerë më sot, nuk ka ndodhë asnjëherë që:
“ Sa herë udhëtoj me tragetin „ Bari – Durrës“ të mos më ndalë policia kufitare Italiane; edhe kur udhëtoj për Durrës edhe kur kthehem në Bari.
Herën e fundit më ndalën karabinierët, në Port më shumë se dy orë. Gjithnjë i njëjti avaz:
“ Ke bë probleme në Palermo, gjatë ndeshjës, në stadium dhe kemi harruar, me ç‘rexhistru dosjen!“
E, unë posa largohem, tua shajë me plot gojë Sofia Lorenin, Klaudia Kardinalen, Alba Parietin, Valerie Marinen, Monika Vitin, Virna Lisin, Lolobrigjiten e ma së shumti Monika Beluccin!
„ Bre tartarugat e nanes! Brinjaret e dreqit!“
3.
Dhe sërish po kthehemi te Hora Arbëreshe! Në fakt, ajo quhej „ Hora Greke“ por Musolini ia ndërroj emrin dhe e quajti „ Piano degli Albanesi!“
Përmendorja s‘më kishte pëlqyer asnjëherë; helbete se kam kuptuar se çfarë i duhej gëzofi i dhelprës?
As Gjergji dhe as Skënderbeu asnjëherë s‘kishin veti të dhelpres?!
Ose mos skulptori, ikjen e tij nga beteja e Nishit, si ushtarë i perandorisë osmane e ka cilësuar si veprim „ dhelperak?“
Duhet pyetur skulptorin. Nëse ka menduar, si stoli në uniformë atëher më mirë t‘i vinte një këmish t‘bardhë me kollare t‘kuqe!“
4.
Dhe sot një mik më shkruajti:
„ E pe që përmendorën e Skenderbeut, e inagurojë Elisa Spiropali kuvendarja e re dhe „ thoni në mishin e Edi Ramës?“
„ Po, dhe?“
„ A nuk po të ngjanë përmendorja të ketë më shumë ngjashmëri me Edi Ramën se me Skënderbeun?“
„ Me Gjergjin?“- i thash.
Dhe më detyroj ta studioj edhe një herë përmendoren. Ia zgurdullova sytë! Goja më rrinte hapur.
Kujtoja që ca nismëtarë nga Zvicra( djem e vajza të mira) po ia dhuronin përmendoren Hores Arbëreshe; se një bust kishin?!
E dreq o punë!
Më ngatërroj tash Elisa Spiropalli!
Pastaj edhe gëzofi i dhelpres!
Përbes, kur u mendova, më shumë më dilte Edvin Kristaq Rama, se Gjergj Gjon Kastrioti!
Se për zonjën Spiropallja Edi Rama është Skënderbeu i parë, para Skënderbeut vëllait binjak të Gjergjit!
Me Donikën kishin s‘paku 20 vite diferenc në moshë; E po ashtu Skenderbeu i Elisa Spiropalit, ka 20 vite diferenc në moshë me të.“
E thirra shokun dhe i thash:
„ Hej, edhe mua, po ja hoqa përkrenaren Gjergjit më shumë po më del Edvin se Skënderbe!“
„ Lëre se bëra hajgare me Ty“,- më tha.
I thash:
Edhe Ty, edhe Spiropalit edhe Edvinit njësoj si Sofia Lorenit me shoqe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk