FILM DOKUMENTAR KUNDËRKOMBËTAR

21
Mar
2024
Shkruan: Dr: Musa Krasniqi


Mbrëmë në një nga kinematë në København, pashë filmin dokumentar për Kosovën me titull “Pas lufte”, nga regjisorja daneze Birgitte Stærmose. Të gjithë të tjerët – aktoret dhe përgaditorët e filmit shumica ishin shqiptarë.
Ne mos gabofsha filmi është përgaditur në kohën nga 2006 deri 2020.
Unë u zhgënjeva dhe u shokova me at film. Nuk pashë asgjë pozitive për Kosovën dhe shqiptarët në at film. Fund e krye filmi ishte negativ për Kosovën dhe shqiptarët. Ne asnjë çast nuk u tregua në film se kush ishte shkaktari dhe agresori për luftën se cilës i referohej filmi.
Në asnjë çast nuk u tregua se kush ishte çlirimtari në at luftë. Thjesht lihej të kuptohej se lufta e fundit në Kosovë ishte luftë qytetare.
Në asnjë moment në film nuk shprehet as edhe një herë të vetme ndjenja kombëtare shqiptare, as me fjalë e as me simbole ndersa ato fetare turko-arabe shprehen shumë shpesh me gjuhë, veshje dhe institucione turko-arabe.
Gjuha shqipe e folur në film (nese mund të themi shqipe) është gjuhë e rrugëve e jo e shkollës, e perzier me fjalë sllave e turko-arabe.
Shihej shumë qart se filmi për shqiptarët është kunderkombëtar.
Pamjet/pejsazhet janë zgjedhur qellimisht, ato më të këqijat e mundshme me mbeturina e qënë endacak. Për ekipin filmbëres më e rëndësishme është kacafytja n’mes qënëve se sa përpjekjet e sakrificat shekullore të popullit shqiptar për liri!
Filmi është i përgaditur kryesisht vetëm në terr – gjatë natës dhe është trishtues gjatë tërë kohes. Filmi nuk len asnjë shpresë për banorët e Kosovës – thjesht i fton qe të gjthë banorët ta lëshojnë Kosovën.
Mesazhi i filmit është se nuk duhej të kishte luftë çlirimtare sepse më mirë ishte para lufte se pas saj.
Unë u turpërova me at film, por turpi lë të shkon të të gjithë ata shqiptarë qe kanë pranuar të jenë aktorë, bashkëpunëtorë e filmbëres.
Filmi mbrëmë u percoll nga rreth 200-300 shikues, shumica dermuese danezë por kishte dhe pak shqiptarë dhe të huaj.
Në fund të filmit pati dhe pak kohë për pyetje. U bënë dy pyetje, njëren nga pyetjet drejtuar regjisorës e bëra unë.
Megjithate është mirë qe këtë film ta shohin të gjithë shqiptarët, sidomos politikanët për ta kuptuar se si na shohin neve të huajt, për ta kuptuar se sa lehtë blehemi ne kunder vetëvetës dhe për të reflektuar sa nuk është bërë tepër vonë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk