Fitorja apo humbja e luftës në kiev vendoset nga trekëndshi tiranë prishtinë beograd!

04
Jun
2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shkruan: Genta Petrit Kaloçi
Pushteti trepartiak luftë frontale me drejtësinë amerikane nën direktivat e moskës nëpërmjet beogradit!
Ditët e fundit lajmet kryesore ndërlidhen në një form interesante. Titujt në vetvete tregojnë e mbartin mjaft informacion për një mëndje të shëndoshë të kuptojë se si funksionon antishqiptarizmi i pushtetit rajonal në politikë, media, biznes. Të gjithë së bashku pozitë/opozitë në tiranë/prishtinë/beograd luftojnë me bekimet e moskës si vazhdimësi e bombardimeve në kiev për barazpeshim dhe në favor të sllavizmit.
Karshillëku i pushtetit të vdekur nën siglën salikmona shpk vazhdon dhëmb për dhëmb ndaj raportit të komisionit të jashtëm europian (që vendos kusht 2030ën për përmbushje të kritereve, drejtësinë dhe reformën zgjedhore) dhe ambasadorit të ri amerikan për të prangosur protagonistët e politikës vazhdon nëpërmjet vendimeve absurde të gjyqsorit. Vendime si, lirimi i tahirit me leje barre nga materniteti i gjinisë trans, apeli lë në fuqi vendimin për fillimin e hetimeve ndaj autoritetit të dosjeve për nxjerrje sekreti të I. M. dhe saliu nga ana tjetër në vijë të drejtë me dhunën e përgjakshme të beogradit vazhdon përkrahjen morale të protestave në veri të kosovës duke bërë thirrje për destabilizim të vendit dhe mosbindje popullore ndaj vetes nga vetja duke përdorur financat dhe bandat e krimit të organizuar.
Të gjitha këto në një kohë që Spak-u përndjek rojet, specialistët deri te sekretarët e ministrive duke u bërë me dije të gjithë faktorëve se, reforma do zbatohet sipas orekseve tona pa na prekur as qimen ne kokave të krimit vendas e rajonal se kemi mbështetjen e kievit/moskës duke djegur vuçiçin.
Paralelisht nëpërmjet Albinit në Kosovë kërkojnë të bëhen faktor në vend e rajon si zelenski/putin (këta për faktorin shqiptar janë njësoj) në ukrainë/rusi e në botë. Pikërisht për këtë arsye kërkojnë të vendosin gjykatë speciale për krimet në kiev.
Pyetja ime që lind natyrshëm pas zhvillimeve të tilla është kur do i marrin me thes në kokë kokat e politikës shqipfolëse në Tiranë e rajon me ekstradim jo në Hagë, por në guantanamo sidomos tani që pas tre dekadash më në fund kemi edhe marrveshje për luftë kundër krimit e terrorit ndërkombëtar.
Çështje ditësh, dhmth çështje kohe, meqënse koha nuk ekziston dhe e tashmja e shkuara dhe e ardhmja janë një çast/Tani, atëherë i bie se momentalisht ishin, janë e do të jenë në burg, por janë të pavetëdijshëm për burgosjen e realitetin nën lluksin e pangopësisë së tyre. Ky është fati i vetëm që meriton ligësia në përjetësi e jetësuar në surratet e tyre antishqiptare dhe shembull për shmangje nga brezat e rinj!
Kaq e thjeshtë!
Shënim; emrat me të vogla janë të qëllimshme jo gabim shpejtësie, apo gramatike sintaksore.
Foto artikulli; kolazh titujsh lajmesh dhe më poshtë klikoni për ti lexuar të plota lajmet në adresat përkatëse;

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk