FJALA MEDI-A (I/E MADHI-A, DIJE-A, DIN-I), KODI I SHENJTË I ENIGMËS SË MADHE TË NJERËZIMIT

01
May
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Për reflektim dhe thellimin e studimeve shkencore
Tezë
(Medi-a: Vendi i orakujve, dhuntisë, dijes. Shih, sipas burimeve historike, aty i morën mësimet më të rëndësishme për jetën dhe njerëzimin edhe strategët më të mëdhenj para ekspeditave ushtarake të tyre, si Leka i Madh etj.; Me(dia) – Dio(nisi); sipas kultit ilir-pajon të Diellit – Hyjit/Yllit).
Detyrë e studiuesve të ardhshëm është edhe shpjegimi shkencor i fenomeneve shoqërore, historike, gjuhësore, edhe fetare.
A mund të jetë një rastësi prania e rrënjës së fjalës MED, nga emri i popullit të lashtë të Medëve, të cilët kanë jetuar fillimisht në malet e larta dhe luginat e lumenjve të Gadishullit Ilirik, të dëshmuar sipas burimeve historike dhe arkeologjike, së paku 7000 vjet para erës sonë.
1. Populli Medi-Medët, me vendndodhje fillimisht të dëshmuar në Gadishullin Ilirik;
2. Populli i Medëve dhe mbretëria e tyre (e paraqitur më vonë), në brigjet perëndimore të Anadollit dhe në Azinë e Vogël;
3. Emri i lashtë i Detit Mesdhe (i njohur edhe me emrin Deti i Nuhit) – Mediterani, deti dhe viset në brigjet e tij (Medi-Terra), sipas emërtimit latin (nga sunduesit romakë);
4. Emri i qytetit Mediana (afër qytetit të Nishit), seli rezidente e perandorëve më të mëdhenj të Romës Lindore, me prejardhje dardane-ilire, edhe para erës sonë;
5. Emri i qytetit Medina në Arabinë e sotme (qytet i shenjtë i besmitarëve Islam);
6. Rrënja e emrit të profetit Muhamed a.s.v, emër i shenjtë për besimtarët islam, nga Kur’ani famëlartë;
7. Rrënja e emrit të Imam Mediut, që sipas besimeve fetare pritet të vijë në të ardhmen, për shpëtimin e njerëzimit nga injoranca, barbaria, dekadenca dhe degjenerimi.
8. Rrënja e fjalës Medica, Medicinë, në shqip: Mjekësi; shërim (dije dhe përvojë për vazhdimësinë e jetës dhe mbijetesën e njerëzimit).
9. Media-median-e; Sistem (komunikim, matematikë etj.).
Sipas librave të shenjtë: “…në fillim ishte fjala”, ajo ishte tingull, zëri, ideja; dije, mendim, reflektim.
(1 maj 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk