FJALA PARA-PARAJA E KA PREJARDHJEN NGA GJUHA SHQIPE, JO NGA OSMANISHTJA APO NDONJË GJUHË TJETËR

13
Jul
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime
Emri i monedhës para-paraja shpjegohen qartë e saktë përmes gjuhës shqipe.
Edhe përdorimi i monedhave me këtë emër lidhet vetëm me vendet ku kanë jetuar shqiptarët e lashtë (ilirët-dardanët).
Kuptimi themelor i kësaj monedhe lidhet me qytetet ilire-dardane, ku janë prerë për herë të parë monedhat më të lashta metalike (prej bakri, më vonë edhe prej arit dhe argjendit), në qytetet e lashtë: Parioni (e latinizuar: Parium), në Trojë të Dardanisë dhe Perparion (Perperikon), në Traki të Ilirikut.
Sipas vendit ku janë prerë këto monedha në kohët më të lashta edhe e kanë marrë emrin e tyre monedhat: Para dhe Perpera.
Termi para, në kuptimin themelor nënkupton një copë monedhe e prerë në Parion ose në Parparion (sipas disa studiuesve: Perperikon, qytet parahistorik në Traki).
Ja se çfarë thonë studiuesit e derisotëm për prejardhjen e termit para:
“Para (në gjuhën osmane: پاره, e romanizuar: pare, para, nga persishtja پاره, pâre, ‘copë’; cirilik: пара) ka qenë një monedhë e dikurshme e Perandorisë Osmane, e Turqisë, Egjiptit, Malit të Zi, Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, që është nën-njësia aktuale, edhe pse e përdorur rrallë, e dinarit serb.
Në vitin 1524, kodi ligjor osman i Egjiptit (kanunname) i referohej monedhës egjiptiane mamluk medin si pare dhe e vendoste vlerën e saj si 2+1⁄2 dirhem. Që nga viti 1640 vlera e parasë zgjidhej në raport me monedhën osmane, në 3 akçe.
Në shekujt e 16-të dhe të 17-të, paret janë prerë në shumë pjesë të perandorisë, në Azi dhe në Afrikën veriore. Në vitin 1688 u prezantua kurushi osman, i barabartë me 40 para. Më 1844, një kurush ishte, nga ana tjetër, 1⁄100 e lirës osmane të sapofutur.
Në Serbi, para ka qenë nënnjësia e dinarit që nga shekulli i 19-të. Perperi malazez u nda në 100 pare gjatë ekzistencës së tij të shkurtër midis viteve 1906 dhe 1918. Në Shqipëri, para u përdor si monedhë përpara futjes së lekut në vitin 1926.
Në gjuhën shqipe, kurde, greke, bullgare, maqedonase, moldave, rumune, serbe, kroate dhe turke, para ose shumësi i saj παράδες, pari, pare, parale, parai, paraja ose paralar është një term i përgjithshëm për para.”
Shpjegimi sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe
PARA f.
1. Monedhë prej metali ose prej letre me një vlerë të caktuar, që e nxjerr në qarkullim shteti nëpërmjet bankës dhe që shërben si masë e vlerës për shitjen e blerjen e mallrave; të holla. Para të vogla (të holla, të prishura). Para të thata para flori të vëna mënjanë. Para letër. Para xhepi të holla për shpenzime të vogla, të përditshme. Mori para. Kish vënë para mënjanë. E ruan (e kursen) paranë. Bënte para fitonte shumë. Numëroi (pagoi) paratë. Derdh paratë në arkë. Paguan me para në dorë. Theu (këmbeu) paratë. Pret (nxjerr) para. Nuk punon për para. Nderi nuk blihet me para. fj. u. Njeriu bën paranë, jo paraja njeriun. fj. u.
2. vet. nj. ek. Mall i veçantë, që qarkullon në trajtën e monedhave, i cili shpreh vlerën e të gjitha mallrave të tjera dhe shërben si ndërmjetës për shkëmbimin e tyre. Malli dhe paraja. Lindja e parasë. Njësia e parasë.
3. vet. nj. bised. Pasuri në të holla; kapital. Kishte para të madhe.
4. vjet. Monedhë turke e kohës së sundimit osman me vlerën e një të dyzetës pjesë të groshit.
(13 korrik 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk