Shpalime
FLAMURI I LASHTË I PRINCIPATËS SË MALIT TË ZI ME KRYQIN E SHËN GJERGJIT-NGADHNJIMTARIT, SIÇ E KANË EDHE SOT SHUMË SHTETE TË EVROPËS DHE JO VETËM, SI ZVICRA, DANIMARKA, SARDINIA, GREQIA, GJEORGJIA (GURZIA-GRUZIA) ETJ.
Ky flamur, i vitit 1696, është përdorur në rajonin gjeografik të Malit të Zi, njësi autonome me atribute fetare, pas kryengritjes së madhe të aleancës evropiane dhe banorëve katolikë vendës më 1688/89, e njohur si Kryengritja e Pjetër Bogdanit dhe si Kryengritja e Kiprovës (Chiprovtsi).
Flamuri me Kryqin e Shën Gjergjit – Ngadhnjimtarit, përveçse nga banorët e krishterë në Mal të Zi (më vonë principatë dhe mbretëri, deri në aneksimin me dhunë nga Mbretëria SKS (Serbia) më 1918, po ky flamur me simbolin e njëjtë është përdorur edhe më vonë, si më 1860, siç shihet nga fotografitë, në ceremoninë e dasmës së Princit të Malit të Zi, të njohur më vonë si Kral Nikolla.
(4. XI. 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!