Një mik më tregoi se si dikur në SHKA “SHOTA” të Prishtinës kanë vallëzuar bashkë serbë e shqiptarë, besa edhe janë filmuar dhe fotografuar. Nuk duhet harruar faktin se shpeshherë në kafene dhe gosti disa të rinj shqiptarë në shenjë të karrierizmit politik konsumonin rakinë serbe në vend të rakisë burimore të Kosovës me diell përvëlues qysh prej kohës së vjetër ilire. Siç dihet, ato vite të pushtetit të egër jugosllav ansambli i Kosovës ka qenë i përzier me këngë e valle të vëllazërim-bashkimit bastard, këndohej dhe vallëzohej shqip, serbisht, turqisht dhe magjupisht, siç thotë populli: krejt me bishta. Po të kishte pasur Kosova vetëm shtatë-tetë banorë bullgarë, me siguri që do të këndohej edhe bullgarisht. Me anën e këtij ansambli demagogjik Serbia mundohej që para botës të tregohej internacionaliste, mirëpo në oborr të huaj, domethënë në Kosovën homogjene shqiptare. Prandaj një trim shokun e vet e qortoi pse është fotografuar me valltarët serbë, të cilët historikisht njihen si pushtues dhe vrasës tradicionalë të popullit shqiptar. “Ta jap besën se një ditë do të pendohesh, sa edhe do të turpërohesh për fotografinë e kobshme”, kështu e kishte qortuar petriti largpamës. “Mirëpo këta nuk janë policë, valltarë janë”, ia kishte kthyer valltari i dreqit. Kuptohet, vetëm për qortimin që trimi në atë kohë ia ka bërë shokut të tij, mund t’i shkonte koka, sepse t’ia shaje fotografinë heterogjene valltarit të ansamblit, ka qenë me pasoja të mëdha. Përqafimi i tij me serbët nuk zgjati shumë, kur shpërtheu lufta në Kosovë, pikërisht dashamirit valltar të Kosovës, serbët ia vranë vëllain, përndryshe ushtar i UÇK-së së lavdishme. “Ja zotërinj, kush janë serbët, vazhdoni… vazhdoni të vallëzoni me ta!” tha shqiptari vigjilent, që me kohë i ka njohur vrasësit serbë.
Ngjarje të tillë, po aq edhe të tmerrshme kishte përjetuar edhe ministri i Kosovës, Kolë Shiroka. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mesin e partizanëve shqiptarë Shiroka propagandonte mikpritjen serbe, thoshte që mikpritja serbe ia kalon bujarisë shqiptare. Dihet që në gostinë serbe ka folur rakia, prandaj, heroi sypetrit i LNÇ-së, Sadik Tafarshiku, me gjuhën shpatë, klounit titist ia kishte kthyer: “Po t’i bëja serbët që të luftojnë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, edhe këmbët ua kisha larë”. Deklarata e partizanit flakadan dashnorit të Serbisë i kishte djegur, ndaj Tafarshikun trim, përndryshe protagonist në romanin e mirënjohur ”Debatik” të Selman Vaqarit, e shpalli armik të shtetit. Matrapaz Shiroka nuk e dinte që për atdhetar Tafarshikun, ishte nder të shpallet armik, meqë ish-Jugosllavia ka qenë nënë e serbëve, ashtu siç është Shqipëria nënë e mbarë popullit shqiptar. Prandaj për Kolën dhe kompaninë e tij titiste, u deshtë të kalojë gjysmë shekulli, për të kuptuar gostinë serbe me përqalljen dashuriçkave serbe, që ishte me synim pushtues të Kosovës. Më vonë, kuadri jugosllav (Kolë Shiroka) ka kundërshtuar emërimin e gjimnazit të Therandës me emrin e artistit të madh shqiptar ”Aleksandër Moisiu”, organet komunale të Therandës i detyroi të gjenin një kapuç për shumë koka duke emëruar ”Jeta e Re” për dhjamosjen e sloganit “vëllazërim-bashkim”, me anën e së cilës politikanët e Kosovës i vënte në gjumë.
Dukuri të ngjashme të vëllazërim-bashkimit kanë përjetuar edhe punëtorët e Fabrikës së rripave dhe shiritave transportues “Ballkani” në Therandë. Ato vite fabrika kishte formuar klubin e futbollit dhe klubin muzikor, ndaj një ditë feste në parkun e fabrikës punëtorët shfaqën koncert. Në mesin e valltarëve shqiptarë binte në sy një serb i llastuar me fytyrë meleze, veshur me kostum shqiptar, dhe atë duke sajuar vallen e shotës me një femër shqiptare, të cilët edhe janë fotografuar. Për të qenë ironia më e madhe, pas festës fotografia e tyre mbeti si panoramë turistike e qytetit që njëkohësisht ishte vënë në shitje. Nuk është fajtor melezi serb pse është veshur me kostum shqiptar; fajtor është organizatori i klubit, kur dihet që Theranda kishte me qindra valltarë të rinj e të reja që luanin vallen e shotës. Nuk thonë kot latinët se çka i ka hije Jupiterit, nuk i ka hije demit, prandaj kostumi shqiptar dhe vallja e shotës nuk i kishte hije serbit. Pikërisht ky serb më vonë Komunës së Therandës i shkaktoi njëmijë të zeza.
Siç dihet, melezl serb që kujdesej për kishën ortodokse, e cila në atë kohë ishte bërë çerdhe e agjenturës çetnike në dëm të popullit shqiptar, që, për fat të mirë, u shkatërrua gjatë luftës në Kosovë. Më vonë në vitin 1982 ”valltari” serb në shërbim të qarqeve shoviniste të Beogradit, luan një skenar shumë të rrezikshëm, së bashku me fqinjin e tij, herët në mëngjes, shkuan në vreshtat shqiptare dhe atje i prenë hardhitë e rrushit, fill pastaj i lajmëruan organet policore dhe ekipin televiziv të Beogradit, me helikopter policor arritën në Kosovë. Ekipi televiziv bëri një film dokumentar me qëllime propagandistike se si shqiptarët po ua dëmtojnë pronat serbëve, kur dihet që serbët ishin aristokratë që punonin nëpër institucione zyrtare, dhe NUK KISHIN FARE VRESHTA në zonën kodrinore, ku toka ishte e ashpër. Duket qartë që vreshti i dëmtuar ishte pronë e shqiptarit, jo e serbit. Megjithatë, edhe pse ishin prerë disa trungje të hardhisë, që tekembramja mund të bulonin vitin tjetër, gazetarët serbë vepruan sikur të ishin prerë koka njerëzish. Ndërkohë që ekipi televiziv filmonte hardhitë e prera, organet policore të SPB-së i rrahën me dhjetëra bujq të pafajshëm therandasë, të cilët gjatë verës ruanin vreshtat. Prandaj organizatori i klubit muzikor nuk duhej lejuar sharlatanin serb të tallet me kostumin kombëtar, kur dihet që komuna e Therandës homogjene shqiptare kishte me dhjetëra klube muzikore që rregullisht shfaqeshin në programin televiziv.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!