Fuqitë rajonale në raport me të ardhmen e Evropës: Një klasifikim i teorisë së lojës

02
Jan
2025
Shkruan: Sadri Ramabaja

Analiza

Roli i fuqive rajonale në prosperimin e Bashkimit Evropian (BE) është një çështje që nuk ka gëzuar vëmendjen e merituar në studimet që kanë të bëjnë me formësimin e politikave, promovimin e stabilitetit dhe nxitjen e bashkëpunimit brenda dhe jashtë BE-së.
Fuqitë rajonale, si Gjermania, Franca, dhe Italia, kanë qenë ndër themeluesit e BE-së dhe kanë luajtur një rol kyç në promovimin e projektit të integrimit evropian.
Marrëveshjet si Traktati i Romës (1957) dhe më pas Traktati i Mastricht-it (1992) kanë qenë të udhëhequra nga angazhimi i këtyre vendeve për të ndërtuar një Evropë më të bashkuar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Fuqitë rajonale kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë brenda rajonit evropian dhe më gjerë. Për shembull, Franca dhe Gjermania kanë promovuar politika për zgjidhjen e konflikteve, sidomos në Ballkanin Perëndimor.
Mbështetja për projekte të bashkëpunimit rajonal dhe marrëveshje si Procesi i Berlinit janë shembuj konkretë. Prosperimi i këtyre iniciativave, që për objektiv kanë integrimmitn e Ballkanit Perendimor, shikuar edhe nga prizmi i teorisë së lojës, ofron një kornizë të dobishme për të kuptuar raportet ndërmjet fuqive rajonale evropiane dhe ndikimin e tyre në të ardhmen e Evropës.
Vendimet strategjike të këtyre aktorëve do të përcaktojnë nëse kontinenti do të ndjekë një rrugë bashkëpunimi, fragmentimi apo konflikti.

Hyrje

Pas vendimit britanik për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, u shtrua çështja jo vetëm brenda BE-së, por edhe nga fuqitë rajonale, me theks edhe nga shtetet në proces të aderimit në BE-, se si duhet të ristrukturohen marrëdhëniet me Britnainë e Madhe. Negociatat mes Britanisë së Madhe dhe BE-së kishin të bënin me gjetjen e rrugëve më të mira të mundshme për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e tij. Në këtë kuadër u aplikua neni 50 i Traktatit të BE-së. Sidoqoftë, autorët të veçantë vazhdojnë t’i shqyrtojnë këto çështje duke përdorur edhe teorinë e lojës.
Për të gjitha palët negociuese, çështja shtrohej se cilat nga strategjitë negociuse do të aplikoheshin. Një qasje teorike e lojës nënkupton që BE-ja – pa marrë parasysh se çfarë është ekonomikisht e mundshme në afat të shkurtër – duhet të luajë një strategji të ashpër negocimi nëse i intereson plani afatgjatë. Është dëshmuar ndërkohë se, çështjet që janë treguar të dobishme në planin afatshkurtër për Britaninë e Madhe, kanë rezultuar se ishin në planin afatgjatë të dobishme edhe për BE-në.
Ndërkaq në këtë periudhë vullneti i Londrsës pr t’ju rikthyer Ballkanit ishte sinjifikativ, sidomos në raport me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në pozicionimin rreth veriut të Kosovës dhe intencat për rianeksimin e saj nga Serbia. Ishte pikërisht Britania e Madhe që dha alarmin e para lidhur me mundësitë e ndërhyrjes ushtarake të Serbisë për ta bërë akt të kryer aneksimin e veriut.
Këtë rol luajti edhe impenjimi I Turqisë, por edhe I fuqive tjera rajonale, të cilat tok, siç do të shohim në këtë ese, do të kenë rol të ndjeshëm në ndrtimin dhe prosperimin e të ardhmes së Europës.

1. Aplikimi i teorive të lojës në negociim

Teoria e lojës shqyrton situatat ku aktorët marrin vendime strategjike që ndikojnë te njëri-tjetri. Në kontekstin e Evropës, fuqitë rajonale (p.sh., Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar pas Brexit-it, Polonia, etj.) luajnë role të ndryshme në stabilitetin, integrimin dhe zhvillimin politik, ekonomik dhe gjeopolitik të kontinentit.
Teoria e lojës shqyrton situatat ku aktorët marrin vendime strategjike që ndikojnë te njëri-tjetri. Në kontekstin e Evropës, fuqitë rajonale (p.sh., Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar pas Brexit-it, Polonia, etj.) luajnë role të ndryshme në stabilitetin, integrimin dhe zhvillimin politik, ekonomik dhe gjeopolitik të kontinentit.
Teoria e lojës ofron një kornizë të dobishme për të kuptuar raportet ndërmjet fuqive rajonale evropiane dhe ndikimin e tyre në të ardhmen e Evropës. Vendimet strategjike të këtyre aktorëve do të përcaktojnë nëse kontinenti do të ndjekë një rrugë bashkëpunimi, fragmentimi apo konflikti.

Teoria e lojës është dëshmuar ideale edhe në rastin e analizave rreth negociimit të pritshëm mes Britanisë së Madhe dhe BE-së. Në rastin e negociimit për daljen e Britanisë së Madhe nga dy variantet egzistuese, u zgjodh strategjia që ishte më e përshtatshme – ajo që garantonte kompromisin e duhur, duke marrë në konsideratë: Qasjen në tregun e brendshëm evropian (EU-BM); Nevojën imanente për ruajtjen e lëvizjes së lirë të personave (PF) dhe faktin që pagesat duhet të vazhdonin të bëheshin në BE. [Busch… 2016,]

1.1 Klasifikimi i lojërave sipas dinamikave evropiane

Lojërat e bashkëpunimit:

Lojërat e sumës pozitive: Fokusohen në përfitimin e ndërsjellë përmes integrimit dhe bashkëpunimit, siç është Bashkimi Evropian (BE) dhe përpjekjet për ndërtimin e një tregu të përbashkët.
Shembull: Roli i Gjermanisë dhe Francës si motori i BE-së në avancimin e politikave të përbashkëta dhe forcimit të Unionit Ekonomik dhe Monetar.

Lojërat e konfliktit dhe konkurrencës:

Lojërat e sumës zero: Ndodhin kur përfitimi i një aktori vjen në kurriz të tjetrit, shpesh në kontekste gjeopolitike dhe ekonomike.
Shembull: Konkurenca për ndikim në Ballkanin Perëndimor ndërmjet BE-së dhe aktorëve të tjerë jashtë Evropës, si Rusia apo Kina.

Lojërat e koalicioneve:

Aktorët mund të krijojnë koalicione për të maksimizuar interesat e tyre të përbashkëta.
Shembull: Grupi i Vishegradit (Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria) që ndikon në politikat e BE-së, sidomos për çështje si emigracioni dhe sovraniteti kombëtar.

Lojërat e pasigurisë dhe asimetrisë së informacionit:

Aktorët veprojnë në kushte të paqarta ose me mungesë informacioni për synimet e të tjerëve.
Shembull: Menaxhimi i krizave energjetike dhe ndryshimeve klimatike, ku interesat kombëtare mund të jenë të kundërta.

1.2 Faktorët që ndikojnë sjelljen e fuqive rajonale

Forca ekonomike: Gjermania dhe Franca, si ekonomitë më të mëdha, kanë peshë më të madhe në vendimmarrjen evropiane.
Por edhe Shqipëria dhe Kosova në njërën anë të përlogaritura si njësi unike politike e gjeografike në njërln anë dhe Serbia në anën tjetër, kanë gjithashtu peshë të ndjeshme në vendimmarrjen evropiane.

Gjeografia: Vendet si Polonia dhe shtetet ballkanike janë ndërmjet zonave me interesa strategjike ndërmjet BE-së dhe Lindjes.
Qëndrimi tejet tolerant ndaj Serbisë gjatë gjithë periudhës së luftës në Ukrainë, edhe kur ajo teston mundësitë për shkërmoçjen e Bosnjës dhe penetron thellë në Malin e Zi, duke bërë tashmë akt të kryer pushtimin e tij të brendshëm, por mbi të gjitha tolerimin ekstrem në raport me sjelljet e Saj me Kosoëvn, dëshmon katërcipërisht faktin se Ballkani mbetet zonë e interesit strategjik vetëm si tërësi.
Historia dhe identiteti politik: Traditat politike dhe marrëdhëniet historike formësojnë orientimet strategjike të fuqive rajonale.
Ndikimi ndërkombëtar: Ndërveprimi i fuqive evropiane me aktorë jashtë Evropës, si SHBA-ja, Rusia dhe Kina.

1.3 Skenarë të së ardhmes së Evropës përmes teorisë së lojës
Integrimi i thelluar: Fuqitë kryesore bashkëpunojnë për një Evropë më të fortë dhe të integruar, duke minimizuar konfliktet brenda Unionit.
Fragmentimi dhe multipolariteti: Fuqitë rajonale ndjekin politika të pavarura, duke krijuar një Evropë të fragmentuar politikisht dhe ekonomikisht.
Rikthimi i nacionalizmit: Forcimi i axhendave kombëtare dobëson BE-në dhe rrit konkurrencën mes vendeve.
Zgjerimi i bashkëpunimit global: Fuqitë rajonale integrohen më shumë në mekanizma ndërkombëtarë për të trajtuar sfidat globale.

Fuqitë rajonale luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e të ardhmes së Evropës, duke ndikuar në politikat ekonomike, të sigurisë dhe të integrimit. Këtu janë disa aspekte kyçe të ndikimit të tyre:

2. Bashkimi Evropian si Fuqi Rajonale
Integrimi dhe Uniteti: BE-ja mbetet një nga fuqitë më të mëdha rajonale, duke ndikuar në standardet ekonomike, mjedisore dhe politike në gjithë kontinentin. Ajo përballet me sfida për të ruajtur unitetin mes vendeve anëtare, veçanërisht në kontekste si Brexit-i dhe divergjencat për politikat e brendshme. Ndërkaq tani kur në fqinjësi të saj, në Ukrainë po mbyllet viti i tretë i luftës, BE-ja si fuqi rajonale merrë peshë edhe më specifike.
Lufta në Ukrainë dhe roli i Bashkimit Evropian (BE) si fuqi rajonale janë tema të ndërlidhura që lidhen me gjeopolitikën, sigurinë dhe politikat globale.

Zgjerimi: Hapësira për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal dhe aspiratat e vendeve të vogla për integrim evropian.
BE-ja ka ndërtuar një pozicion të fortë si fuqi rajonale përmes mekanizmave ekonomikë, politikë dhe diplomatikë. Gjithsesi, roli i saj në krizën e Ukrainës ka nxjerrë në pah sfidat dhe kufizimet e saj:

Diplomacia dhe sanksionet: BE-ja ka vendosur sanksione të shumta ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë (2014) dhe pas pushtimit të plotë të Ukrainës (2022). Këto sanksione përfshijnë ndalime tregtare, ngrirje pasurish dhe ndalime për udhëtime.
Mbështetja ekonomike dhe ushtarake: Për Ukrainën, BE-ja ka ofruar ndihma të mëdha financiare dhe ndihmë ushtarake indirekte, duke përfshirë trajnime dhe pajisje për forcat ukrainase.
Siguria energjetike: Lufta ka theksuar varësinë e BE-së nga energjia ruse. Blloku ka ndërmarrë hapa për të reduktuar varësinë nga gazi dhe nafta ruse, duke përfshirë diversifikimin e furnizimeve dhe kalimin drejt burimeve të ripërtëritshme.

2.1 Lufta në Ukrainë dhe ndikimi mbi BE-në
Uniteti i brendshëm: Konflikti ka forcuar në disa raste unitetin e shteteve anëtare të BE-së, por gjithashtu ka nxjerrë në pah dallime në qasjet e vendeve të ndryshme ndaj Rusisë dhe Ukrainës.
Ndikimi ekonomik: Lufta ka shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë dhe inflacion të lartë
në vendet e BE-së, duke sfiduar aftësinë e unionit për të ruajtur stabilitetin ekonomik.Lufta

në Ukrainë dhe ndikimi mbi BE-në

Zgjerimi i BE-së: Lufta ka nxitur diskutime për integrimin e Ukrainës dhe vendeve të tjera të Evropës Lindore në BE, si një mënyrë për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të parandaluar ndikimin rus.
2.2 Ndikimi strategjik
Ndryshimi i arkitekturës së sigurisë në Evropë: BE-ja, së bashku me NATO-n, po ndjek strategji për të rritur mbrojtjen në kufijtë lindorë të Evropës.
Rol global: Përmes qëndrimit të saj ndaj luftës, BE-ja po përpiqet të përforcojë rolin e saj si një aktor global i respektuar dhe të promovojë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
BE-ja, si fuqi rajonale, po luan një rol kyç në përgjigjen ndaj luftës në Ukrainë. Megjithatë, sfidat që lidhen me sigurinë, energjinë dhe unitetin e brendshëm do të përcaktojnë se sa efektivisht mund të ruajë pozicionin e saj si një aktor global dhe rajonal i fuqishëm në të ardhmen.

3. Rusia
Rusia ka qenë historikisht një fuqi rajonale dhe globale, dhe lufta në Ukrainë ka theksuar ambiciet e saj gjeopolitike dhe sfidat që i shoqërojnë këto ambicie. Lufta, e cila filloi në shkurt 2022 pas një invazioni të plotë të Rusisë në Ukrainë, ka pasur pasoja të gjera në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ja disa aspekte kryesore:

3.1.1 Rusia si fuqi rajonale

Rusia ka kërkuar të ruajë dhe zgjerojë ndikimin e saj në hapësirën post-sovjetike, të cilën e sheh si një zonë me interes strategjik. Në këtë kontekst Rusia ka justifikuar ndërhyrjet në Ukrainë me pretekstin e mbrojtjes së interesave të saj dhe të rusishtfolësve në rajon.

Në shërbim të interesave nacionale dhe të peshës në rritje të saj në pretendimet për të ruajtur statusin e fuqisë rajonale, Rusia ka ndërtuar organizata si Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) dhe Bashkimi Ekonomik Euroaziatik për të mbajtur influencë mbi vendet fqinje.

Rusia është një nga fuqitë kryesore rajonale dhe një aktor global me ndikim të madh, veçanërisht përmes rolit të saj brenda organizatave dhe aleancave ndërkombëtare si BRICS-i. Kjo aleancë, e cila përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, është formuar për të promovuar një rend botëror shumëpolar, ku vendet në zhvillim dhe ato me ekonomi të mëdha jo-perëndimore të kenë një ndikim më të madh në çështjet globale. Rusia ka një pozicion strategjik që lidh Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ajo kontrollon një pjesë të konsiderueshme të rezervave globale të gazit dhe naftës, duke i dhënë një ndikim të madh në tregjet energjetike rajonale dhe globale.

Rusia mbetet një nga fuqitë kryesore ushtarake, me kapacitete të larta teknologjike dhe armë bërthamore. Kjo i mundëson të luajë një rol të rëndësishëm në stabilitetin rajonal dhe global.

Rusia ka investuar në marrëdhëniet me vendet e hapësirës post-sovjetike, përmes organizatave si Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) dhe Bashkimi Ekonomik Euroaziatik (EAEU), duke synuar të ruajë ndikimin e saj në këto zona.

3.1.2 Lufta në Ukrainë dhe implikimet

Lufta në Ukrainë ka treguar kufizimet dhe dobësitë e Rusisë si fuqi rajonale:

Rezistenca ukrainase: Rezistenca e fortë e ushtrisë dhe popullit ukrainas, e mbështetur nga ndihma ushtarake dhe ekonomike perëndimore, ka sfiduar ambiciet ruse.
Izolimi ndërkombëtar: Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike ndaj Rusisë, duke e kufizuar ndikimin e saj.
Mobilizimi ushtarak: Rusia ka hasur vështirësi në mobilizimin e forcave të reja dhe në logjistikë, gjë që ka minuar imazhin e saj si një fuqi ushtarake e pamposhtur.

3.1.3 Pasojat rajonale
Ndikimi në fqinjët: Agresioni i hapur rus ndaj Ukrainës ka trembur vendet tjera në rajon, si Gjeorgjinë, Moldavinë dhe shtetet baltike, të cilat tani kërkojnë garanci më të forta sigurie nga NATO dhe BE-ja.
Ndikimi ekonomik: Sanksionet dhe rënia ekonomike e Rusisë kanë prekur edhe fqinjët e saj që janë të lidhur ekonomikisht me të.

3.1.4 Reaksioni global
Perëndimi

3.2 BRICS-i dhe roli i Rusisë
BRICS-i është krijuar për të sfiduar dominimin perëndimor në institucionet ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore. Rusia, si një nga anëtarët themelues, luan një rol kyç në këtë organizatë përmes disa mekanizmash:

Ekonomia dhe financat: Rusia është mbështetëse e zhvillimit të institucioneve financiare alternative si Banka e Re e Zhvillimit (NDB), e cila synon të financojë projekte infrastrukturore dhe zhvillimi në vendet anëtare.
Por përfshirja e Rusisë brenda grupit BRICS nënvizon gjithashtu një largim nga Perëndimi. Zgjerimi i bashkëpunimit të Rusisë me Brazilin, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut shërben për të forcuar marrëdhëniet ekonomike përtej sferës perëndimore dhe gjithashtu ka potencial për të zhvilluar rëndësinë politike. Vendimi për krijimin e një banke të përbashkët zhvillimi, i marrë në takimin e pestë të vendeve të BRICS në mars 2013 në Durban, Afrika e Jugut, mund të shihet si një përpjekje për të thyer dominimin perëndimor në sistemin financiar ndërkombëtar. [Crawford….2013]

Politika shumëpalëshe: BRICS-i përfaqëson një platformë për Rusinë që të bashkëpunojë me vende të tjera të mëdha dhe në zhvillim, duke promovuar interesat e saj gjeopolitike në një mënyrë që kundërshton izolimin perëndimor.
Teknologjia dhe bashkëpunimi energjetik: Rusia ka ndarë ekspertizën e saj teknologjike dhe burimet energjetike me vendet anëtare të BRICS-it, duke ndërtuar marrëdhënie strategjike dhe duke kontribuar në sigurinë energjetike globale.

3.3 Çka e përafron Rusinë me shtetet tjera të BRICS-it?

Një koncept strategjik rus përshkruan iniciativën për krijimin e BRICS si “një nga ngjarjet më të rëndësishme gjeopolitike në fillim të shekullit të ri”.[Crawford….2013] Në dokumentin e publikuar nga Kremlini në mars 2013, Rusia parashtron idetë e saj për strukturën e bashkëpunimit të ardhshëm të

BRICS.[Crawford….2013] Prandaj, qëllimi afatgjatë i Federatës Ruse është që bashkimi të evoluojë nga një forum dialogu në një mekanizëm të bashkëpunimi strategjik që i lejon të gjejnë së bashku zgjidhje për sfidat aktuale globale. Shqetësimi kryesor i anëtarëve tashmë është dëshira për një reformë të arkitekturës financiare ndërkombëtare, në organet vendimmarrëse të të cilës, gjykojnë ata, vendet në zhvillim janë të nënpërfaqësuara. Refuzimi i shkeljeve të parimit të sovranitetit dhe njohja e parimit të mosndërhyrjes në çështjet kombëtare janë identifikuar si bindje që i përbashkon vendet në këtë mekanizëm të quajtur BRICS.
Ambiciet e Moskës në veçanti, janë të mëdha. Propozimet e saj për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet BRICS variojnë nga bashkëpunimi në sistemin financiar në bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë dhe në sektorin shkencor, në promovimin e turizmit dhe bashkëpunimin në kërkimin hapësinor. Në funksion të zhvillimeve ekonomike dhe demografike, nuk duhet të pritet që Rusia të jetë në gjendje të luajë rolin që shtetet si Kina apo India do të luajnë në të ardhmen. Pikërisht për shkak se Rusia po ndërgjegjësohet për këtë fakt, ajo është e interesuar të institucionalizojë bashkëpunimin brenda kornizës së BRICS-it.
Takimi I fundit I shefave të vendeve të BRICS-it, dëshmoi se nuk bëhet fjalë më për një koalicion ekonomik, por për një kundërpeshë gjeopolitike ndaj Perëndimit. Për këtë ishin dakord edhe shefat e delegacioneve që vajtën në Kazan. Dymbëdhjetë vende ndërkohë kanë aplikuar për anëtarësim, dhe më shumë se tridhjetë duan t’i përkasin “klubit alternativ”. Në këtë dyzinë vendesh aspirante hyjnë vende të tilla si Turqia, Kazakistani, Indonezia, Kongo-Kinshasa, Koreja e Veriut dhe Siria.

Nëpërmjet përfshirjes së saj në BRICS, Rusia ndjek dy qëllime kryesore:
Së pari, ajo dëshiron të kundërshtojë dominimin perëndimor. Kjo vlen jo vetëm për organet vendimmarrëse të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, por edhe për dollarin amerikan si monedhë rezervë globale.

Së dyti, Rusia dëshiron lidhje më të ngushta me Kinën, me të cilën bashkëpunon gjithashtu në kuadrin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), e cila doli në vitin 2001 nga grupi Shanghai Five i themeluar pesë vjet më parë. Sidomos duke qenë se ekonomia e Rusisë nuk mund të vazhdojë me ngritjen e vendeve të tjera të BRICS, ajo është në kërkim të lidhjeve dhe mundësive për bashkëpunim, tregje shitjesh dhe investime. Nëpërmjet rritjes së tregtisë së energjisë me Kinën, Rusia po përpiqet të reduktojë varësinë e saj nga Evropa dhe të hapë tregje të reja. Pekini, nga ana e tij, ka interesa ekonomike dhe politike në bashkëpunim: Si konsumatori i dytë më i madh i energjisë në botë, Kina përfiton nga furnizimet ruse të energjisë, të cilat janë pompuar drejtpërdrejt përmes një tubacioni nga Skovorodino i Rusisë në Danqing në Kinë që nga viti 2011. Përveç kësaj, Kina dëshiron të kufizojë ndikimin e SHBA-së në Azi.[Crawford….2013]]

Siç dihet ishte analisti ekonomik Jim O’Neill ai që shpiku shkurtesën e tregjeve në zhvillim BRIC në 2001. Përmes artikulli të tij me titull “Ndërtimi i BRIC-ve më të mira ekonomike” ai pretendonte të nxirrte në pah potencialin e rritjes dhe investimit në Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë.
Sipas tij ky potencial dhe formësimi si një balancë ekonomike, në planin afatgjaët duhet të ketë edhe efekte politike.

Kuinteti i BRICS tani përbën rreth 40 për qind të popullsisë së botës, ndërkaq së bashku ato përbëjnë më shumë se 20 për qind të prodhimit ekonomik global. Rrjedhimisht parakushtet për të luajtur një rol vendimtar në riorganizimin e balancës globale të pushtetit janë të mira – nëse mund të ruajnë ritmin e zhvillimit të viteve të para dhe të kenë një axhendë politike të përbashkët, që d.t.th elan për ecje drejt një Rendi të Ri, siç potencohet gjithnjë e më zëshëm në qendrat politike të Lindjes.
“Procesi i formimit të një rendi botëror shumëpolar është duke u zhvilluar, është një proces dinamik dhe i pakthyeshëm”, tha Putin në fillimin zyrtar të takimit në Kazan [23.10.2024], një qytet në republikën ruse të Tatarstanit. Strategjia e BRICS është në përputhje me “aspiratat e pjesës më të madhe të komunitetit global, të ashtuquajturës shumicë globale”.[TagesSchau.2024]
Le të kujtojmë se në takimin treditor në Kazan morën pjesë gjithsej 36 vende.
Ky ishte takimi i 16-të i kësaj bashkësie shtetesh. I pari, ishte në vitin 2009, që u mbajt po në Rusi, me anëtarë themelues Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën. Një vit më vonë, do t’i bashkohet Afrika e Jugut. Katër vende të reja ju bashkangjitën vitin e kaluar: Egjipti, Etiopia, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Tani nëntë anëtarët e grupit BRICS përbëjnë gjysmën e popullsisë së botës.
Arabia Saudite, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë prodhues të rëndësishëm të naftës dhe gazit, ndërsa Egjipti dhe Etiopia janë lojtarët kryesorë në Afrikë edhe për faktin se kanë popullsi të madhe.

Fuqitë rajonale të bashkuara brenda BRICS-it gjykojnë se kanë shumë interesa të përbashkëta politike, me theks në betejën për riformatimin e Rendit të Ri botëror në ardhje.

Ato pretendojnë se mund të imponohen sidomos kur bëhet fjalë për rezervat e lëndëve të para, meqë në këtë rast shtetet BRICS plus do të ishin në një pozicion dominues si bllok.

Me përfshirjen e Arabisë Saudite, Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ato kanë 43 për qind të prodhimit global të naftës dhe një pjesë shumë të madhe të rezervave globale. Pothuajse 40 për qind e rezervave të tokës së rrallë të nevojshme për prodhimin e baterive për automjetet elektrike, ruajtjen e energjisë dhe mikroelektronikën janë në duart e Kinës… Kur bëhet fjalë për furnizimet me lëndë të parë, grupi BRICS-plus potencialisht mund ta vërë Perëndimin nën presionin që mund ta tejkalojë atë që kishte shkaktuar me embargon e naftës të OPEC-ut të vitit 1973.[FIW, 2024]

Sidoqoftë Rusia sot përballet me kufizime të mëdha për shkak të sanksioneve perëndimore, të cilat kanë ndikuar në ekonominë e saj. Megjithatë, aleanca me vendet e BRICS-it i ka ofruar një rrugë alternative për tregti dhe bashkëpunim.

Ndërsa Rusia mbetet një fuqi e rëndësishme, Kina dhe India gjithashtu kanë pozicione të fuqishme brenda BRICS-it. Kjo mund të sjellë konkurrencë, por edhe mundësi për partneritete të balancuara.

4. Polonia si fuqi rajonale

Që nga fillimi i viteve 1990, Polonia e ka mbështetur Ukrainën për t’u lidhur me demokracitë perëndimore dhe për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Sfondi i kësaj mbështetjeje është kryesisht gjeopolitik: siguria e Polonisë mund të rritet duke pasur si fqinj një Ukrainë demokratike dhe pro-evropiane.[Maatsch,2024]
Në njëzet vitet e anëtarësimit të saj në BE, marrëdhënia midis Polonisë dhe BE-së ka përjetuar ulje-ngritje. Duke pasur parasysh sfidat aktuale me të cilat përballet Bashkimi Evropian, si lufta në Ukrainë dhe mundësitë e zgjerimit edhe në Ballkan, është e pritshme që Polonia të marrë përgjegjësi të shtuara si anëtari më i madh i BE-së në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ndërkaq si njëra nga fuqitë e këtij rajoni, të krijoj balancën e duhur brenda vet BE-së.

Polonia ka një rol të rëndësishëm si fuqi rajonale brenda Bashkimit Evropian (BE), dhe pozita e saj po forcohet për disa arsye kryesore:

Pozita gjeostrategjike

Polonia ndodhet në një pozicion të rëndësishëm midis Evropës Perëndimore dhe Lindjes së Evropës, duke shërbyer si një urë midis këtyre rajoneve. Kjo pozitë i jep rëndësi në çështjet e sigurisë dhe energjisë, sidomos përballë kërcënimeve të perceptuara nga Rusia.

Ekonomia në rritje
Polonia ka një nga ekonomitë më të mëdha dhe më dinamike në Evropën Lindore dhe Qendrore. Ajo është e pesta për nga madhësia në BE (pas Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës), dhe rritja e saj ekonomike e qëndrueshme e bën një aktor të fuqishëm rajonal.

Politika dhe influenca rajonale
Polonia është lidere e grupit të Vishegradit (Polonia, Hungaria, Çekia, dhe Sllovakia), një bllok që shpesh paraqet një vizion alternativ ndaj disa politikave të BE-së, sidomos mbi çështjet e sovranitetit kombëtar, emigracionit dhe politikave klimatike.

Siguria dhe mbrojtja
Polonia është një nga vendet që shpenzon më shumë për mbrojtjen në raport me PBB-në e saj brenda BE-së dhe NATO-s. Roli i saj në përforcimin e kufirit lindor të NATO-s dhe angazhimi për të mbështetur Ukrainën pas agresionit rus e ka ngritur profilin e saj ndërkombëtar.

4.1 E ardhmja e BE-së dhe sfidat
Polonia shpesh ka shfaqur rezerva ndaj disa politikave integruese të BE-së, duke theksuar sovranitetin kombëtar mbi kompetencat e përbashkëta të BE-së. Kjo ka sjellë herë pas here përplasje me Komisionin Evropian, sidomos mbi sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Megjithatë, Polonia mbetet e përkushtuar ndaj BE-së si një projekt strategjik për sigurinë dhe zhvillimin e saj ekonomik, edhe pse mund të kërkojë reforma për të rishikuar balancën e fuqive midis Brukselit dhe shteteve anëtare.
Me zhvillimin ekonomik, investimet në mbrojtje dhe rëndësinë e saj strategjike në stabilitetin e rajonit, Polonia ka potencial të bëhet një nga shtyllat kryesore të BE-së në të ardhmen. Megjithatë, suksesi i saj në këtë rol varet nga aftësia për të harmonizuar qëndrimet e saj me ato të bllokut më të gjerë dhe nga marrëdhëniet me partnerët kryesorë si Gjermania dhe Franca.
Polonia do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në formësimin e së ardhmes së BE-së, duke balancuar interesat kombëtare me prioritetet evropiane.

5. Në agsholin e Rendit të Ri

Në vitin që e lamë pas, ngjarjet e rëndësishme me karakter gjeopolitik global pasuan njëra-tjetrën, ndërkohë që proceset e transformimit të botës, që zunë fill me shpërthimin e luftës në Ukrainë, vazhdojnë dhe duket se nuk do të përfundojnë as në vitin 2025.

Rendi i ri botëror që po troket në portat e shkërmoçura të rendit të vjetër, që dështoi t’i plotësojë kërkesat e kohës po ecën, po imponohet gjithnjë emë shumë si i domosdoshëm.

Marrëdhëniet e reja mes superfuqive egzistuese, me shfaqjen e BREXIT-it po marrin kahje të re zhvillimi. Në këtë kuadër edhe fuqit e reja rajonale me ndikim gjithnjë në rritje, sidomos në rrafshin rajajonalë (India, Brazili, Turqia, Arabia Saudite, Izraeli), janë në përpjekje për tu ripozicionuar konform interesave të tyre nacionale.

Në këtë rirrestim të ri Kina dhe Rusia si boshti qendror i BREXIT-it, disi ngjashëm me Francën dhe Gjermnainë që për më shumë se një gjysmë shekulli ishin boshti i BE-së, pretendojnë hapur të kthehen në fuqi të reja me ndikim në Rendin e Ri në formim, duke sfiduar kështu Shtetet e Bshkauara të Amerikës fare hapur.

E gjithë kjo garë, logjikisht, gjeneron përplasje në rritje, siç është rasti i Ukrainës ose ai i Sirisë, meqë hapur kemi të bëjmë me tendenca për prishje të interesave të pushteteve të ndryshme që ishin etabluar, e për rrjedhojë kemi edhe shtim të rreziqeve për sigurinë nga shpërthimi i konflikteve edhe në zona tjera, ku do të cenoheshin interesat e ndërsjellta
Pushtimi nga ushtria izraelite i ish zonës tampon i Lartsive të Golanit javën e kaluar, duke zgjeruar

kontrollin e tij mbi malin Hermon 2814 metra të lartë në kufirin e Sirisë dhe Libanit është vetëm fillimi. Lartësitë e Golanit janë një pikë strategjike nga e cila monitorohet thellësia e territorit sirian, si dhe veriu i Izraelit dhe Deti i Galilesë si burim kyç i ujit të pijshëm, bregdeti verilindor i të cilit gjithashtu i përkiste Sirisë deri në luftën e vitit 1967.

Siç qëndrojnë gjërat tani, Izraeli mund të jetë fituesi më i madh i luftërave të nisura. Ai shkatërroi Rripin e Gazës deri në pikën e pamundësisë së jetës normale, ndërkohë që sakrifikoi reputacionin e tij në shumicën e komunitetit ndërkombëtar, por në planin së paku afatmesëm ai çaktivizoi Hezbollahun dhe e ktheu Libanin në një shtet krejtësisht jofunksional, të paaftë për të paraqitur ndonjë kërcënim afatgjatë të sigurisë ose konkurrencë për Izraelin. Po të njëjtën gjë bëri edhe me Sirinë, natyrisht me mbështetjen ose të paktën pëlqimin e heshtur të SHBA-së, dhe me shumë gjasa në bashkëpunim me Turqinë, duke marrë parasysh që regjimi i Asadit urrehej njësoj si nga
Tel Aviv-i ashtu edhe nga Ankara-ja.
Izraeli në terma afatgjatë do të garantonte sigurinë e tij, dhe në fakt ekzistencën e dinjitetshme edhe në kuaëdr të Rendit të Ri, pavarësisht se mbetet i rrethuar dhe unikat në “detin e botës arabe dhe islamike”.

5.1 Shqiptarët dhe hebrenjtë

Shqipëria dhe shqiptarët, veçanërisht Kosova në këtë mes, ndajnë disa paralele historike dhe gjeopolitike me Izraelin në kontekstin e rendit të ri botëror që po formohet. Këto ngjashmëri kanë të bëjnë sidomos me identitetin kombëtar dhe luftën për mbijetesë.

Të dy popujt kanë përjetuar periudha të gjata të mbijetesës nën presione të jashtme, si okupime dhe persekutime. Shqiptarët kanë kaluar nëpër pushtime osmane, sllave dhe të tjera, ndërsa hebrenjtë janë përballur me persekutime historike, përfshirë Holokaustin. Kosova në fund të shekullit 20-të qe përballur me apart’hejdin serb.
Te që të dy popujt, kultura dhe gjuha janë përdorur si shtylla kryesore për ruajtjen e identitetit kombëtar, duke i ndihmuar të dy popujt të mbijetojnë.
Si shqiptarët ashtu edhe hebrenjtë kanë një diasporë të fuqishme që ka luajtur rol të rëndësishëm në mbështetjen e shteteve të tyre. Diaspora shqiptare ka kontribuar në pavarësinë e Kosovës dhe në zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa diaspora hebraike ka qenë jetike për krijimin dhe mbështetjen e shtetit të Izraelit.
Krahas këtyre elementeve përbashkues, janë tre faktorë që i përafrojnë shumë Izraelin dhe Shqipërinë e shqiptarët: i pari, pozita e tyre strategjike dhe gjeopolitike; i dyti, aleanca me SHBA dhe Perendimin dhe I treti, historia.

Shqipëria dhe Kosova gjenden në një zonë strategjike në Ballkan, e cila ka interes të madh për fuqitë globale, njësoj si pozita e Izraelit në Lindjen e Mesme. Të dyja shihen si aleatë të rëndësishëm për Perëndimin në rajonet e tyre.

Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar marrëdhënie të ngushta me SHBA-në dhe BE-në, duke u bërë pjesë e rendit perëndimor. Po ashtu, Izraeli ka lidhje të forta me SHBA-në dhe një rol kyç në politikat globale perëndimore.
Të dy popujt e përdorin historinë e tyre unike për të ndërtuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe për të forcuar pozitat e tyre në skenën globale.

Në rendin e ri botëror, Shqipëria [Kosova në kuadër të saj] dhe Izraeli mund të gjenden në krah të aleancave të ngjashme, duke ndjekur politika që forcojnë rolin e tyre si shtete të vogla, por strategjikisht të rëndësishme.

Përfundim

Shqiptarët kanë një rol dhe një perspektivë të veçantë në raport me të ardhmen e Europës, duke u bazuar në historinë, gjeografinë dhe aspiratat e tyre për integrim në Bashkimin Europian.
Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete shqiptare që synojnë të bëhen pjesë e BE-së. Shqipëria është vend kandidat dhe ka filluar negociatat e anëtarësimit, ndërsa Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe po përpiqet të forcojë marrëdhëniet me BE-në. Kjo tregon një përkushtim të shqiptarëve për t’u integruar në strukturat evropiane, duke ndarë vlera si demokracia, sundimi i ligjit dhe respekti për të drejtat e njeriut.
Si në rastin e negociatave me Britanin e Madhe, kur ajo po lëshonte BE-në, edhe në negociatat e Brukselit me Tiranën e Prishtinën gjatë procesit të përafrimit dhe antarësimit në BE, çështja shtrohet se cilat nga strategjitë negociuse do të aplikohet. Një qasje teorike e lojës nënkupton që BE-ja nuk ka arsye logjike të luajë një strategji të ashpër negocimi, nëse i intereson zgjerimi i saj I përshpejtuar ndërkohë në këtë pjesë të gjeografisë së kontinentit.
Shqipëria dhe Kosova ndodhen në një pozicion strategjik në Ballkanin Perëndimor, një rajon që është në qendër të politikave të zgjerimit të BE-së. Roli i dy republikave shqiptare si faktorë stabiliteti, angazhimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe promovimi i bashkëpunimit rajonal janë aspekte të rëndësishme për të ardhmen e Europës.

Shqiptarët janë një pjesë integrale e vizionit për një Evropë më të bashkuar, më të fortë dhe më të larmishme. Integrimi i plotë i Shqipërisë dhe Kosovës në BE, qoftë veç e veç qoftë në trajtën e një Federate Shqiptare, jo vetëm që do të forconte stabilitetin dhe zhvillimin rajonal, por gjithashtu do të pasuronte diversitetin dhe solidaritetin brenda vetë Evropës.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/01/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk