Zoti Kryeminister i Shqiperise, me fusnoten per Kosoven, ne mbledhjen e Tiranes, tregoj edhe nje here qe “eshte diplomat i madh”, por aspak diplomat kohor, por vetem nje kunderkombetar i betuar, qe “ruan interesat e Shqiperise”, duke demtuar ato te Kosoves, sepse tek e fundit, Kosova “eshte toke e askujt”, dhe “eshte shtet tjeter”!
Rama ne menyre te vazhdueshme i ben sherbime te cmuara shovinisteve fqinje, nje tregetar i vertete, nje Esat Pashe, “modern e kohor” i shekullit te XXI-te.
Kur do te zene mend shqipetaret, ta shohin Ramen ashtu sic eshte ne te vertete, po aq kunderkombetar, e po aq i rrezikshem sa edhe paraardhesi i tij, “non-grata” nga Vucidoli?!
Ne anen tjeter, nuk mund te le pa nenvizuar qendrimin jo ne dy karrike, por ne dymbedhjete karrike njeheresh, te artikullshkruesit, Prof. Enver Bytyci, qe per hir te se vertetes ka bere nje analize te mirefillte per Ramen, por nuk ka munguar te fute si gjithmone ne shkrimet e tij, ca “kripe e piper”, duke na kujtuar “diktaturin” e monizmit ne Shqiperi Enver Hoxhen. E po de, ju zoti Bytyci, u bete Enver, por nuk mund te beheni Hoxha, ndaj beni mire qe qendroni Enver Bytyci, e jo Enver Hoxha!
Po citoj zotin Bytyci kur shkruan per Ramen:
“Sa herë ai zihet ngushtë, përdor alibinë e „Provokacias“ së Aleksandër Vuçiq të nëntorit 2014, gjatë vizitës së parë pas diktatorit Hoxha e „historike“ të tij në Beograd…”
O zoti profesor i anes tjeter te Drinit! Krahasimet qe ben midis Rames dhe Hoxhes nuk kane vend per nje profesor, por jane me se me vend per audience ne perqindje te madhe prej analfabetesh qe shkruajne ne rrjetet sociale. Profesor Bytyci, nuk mundet te perzjesh vajin me uthullen, edhe pse deshira juaj mund te jete e madhe, thjeshe sepse eshte e pamundur.
Edhe pse jeni njeri i ditur e me titull shkencor, o zoti profesor, zbrit me kembe ne oborr, e shikoje ne sy realitetin historik e referoju ca me shume shkrimeve te tua vetem tek te vertetat, duke i analizuar gjithcka ne menyre dialektike, dhe ju e dini, se baza e nje studimi te tille, eshte marrja ne konsiderate e kohes dhe rrethanave te cdo veprimi e qendrimi te “diktatorit” Hoxha, e pastaj ben krahasimet me “demokratin” Rama, apo “demokratet” qe ke aty ne Kosove, ndryshe nuk mund te jesh i pelqyer per bosat e politikes se madhe boterore!
Ju uroj shendet zoti Bytyci, e “te me falesh qe nuk e kritikoj” dot Hoxhen, se ai nuk ne degjon dot, por te degjon populli zoti Bytyci, “te degjon” memorja e popullit shqipetar, qe nuk fshihet dot, si per te mirat, ashtu e per te metat e nje periudhe gjysem shekullore kur “kendonte” ai “diktatori”
LUAN QEMAL BACI
16 Prill 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!