Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
Mbi fisin Galabri të Dardanisë dhe shtrirjen e tij gjatë katër mijë viteve të kaluara
GALABRËT-GALARBËT, FISI I LASHTË I DARDANËVE, TË NJOHUR SI KALORËS FITIMTARË QË NGA LUFTA E KADESHIT, KANË LËNË GJURMË E FAMË NË ILIRIK, AZINË E VOGËL DHE GJITHË EVROPËN, NË KATËR MIJË VJET HISTORI
Dardanët, të njohur në histori edhe përmes emrave të shumë fiseve të këtij populli të madh në lashtësi, nga burimet historike më të hershme që njeh historia e njerëzimit, përveç në Gadishullin Ilirik, kanë qenë banorët më të hershëm edhe në Trojë dhe gjithë pjesën veriore – brigjet e Detit të Zi, atë qendrore dhe jugore të Anadollit, së paku 3500-5000 vjet para erës sonë.
Po të mos ishin këto fise Dardane, fiset Egjiptiane (të parët e grekëve), ato Persiane dhe Mongole, do ta kishin pushtuar gjithë Ilirikun dhe Evropën.
Galabrët – Galarbët (greqishte e vjetër*; pellazgjishte-ilirishte: Γαλάβριοι) ishin një fis Dardan, së bashku me Thynët-Thunatët (Thunatae), të përmendur nga Straboni.
Fisi përmendet nga autori i lashtë Straboni në Gjeografinë e tij si Γαλάβριοι (Galabrioi). Emri fisnor Galabri/Galabrioi ka qenë i lidhur me emrin Mesapik (mesapët), fis i lashtë ilir në Kalabri (Calabrioi) në Pulia (Italia juglindore). Më tej është lidhur edhe me toponimin shqip Gallapi në Kosovën e sotme verilindore (Artanë).
Sipas Strabonit, një qytet i vjetër me këtë emër ndodhej në rajonin e fisit dardan Galabri, që është sugjeruar të kërkohet në qytetin Scupi të Dardanisë (në kalanë antike të Shkupit)*.
Rrëfimi i Strabonit dëshmon për një zhvillim të lartë shoqëror dhe kulturor në zonë; gjithashtu informacionet e dhëna nga burime të tjera nga periudha klasike në lidhje me dardanët sugjerojnë se shoqëria e tyre ishte në një fazë shumë të avancuar zhvillimi.
Në vazhdim, pa dhënë shpjegime të hollësishme në këtë rast, do t’i paraqesim disa emërtime qytetesh, rajonesh, fisesh dhe shtete të lashta, që lidhen me emrin Galabri, fisin e lashtë të Dardanëve.
Me këtë rast, duhet të shpjegojmë se, përmes dëshmive të Strabonit, emri i këtij fisi ka mundësi të jetë nga një fazë më e vonshme e zhvillimit të tyre, ndërsa më herët emri të jetë përbërë nga emrat e dy fiseve, Galët-Kalorësit Dardanë (Kaliosi) dhe Abri-Arbi; ngjashëm sikurse emrat e përbërë të fiseve të tjera ilire-dardane; nga Thyni: Bithynia, Medobithynia etj., si edhe nga Jonët (Ionia): Pajonë, Siropajonë etj.
(18. VI. 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!