Shkruan: Fatmir Brajshori-Tushi
Të shtundën e kaluar, në emisionin „ Oxygen“( pse nuk quhet thjeshtë Oksigjen? të Besim Dinës ( po ashtu jo njohës i mirë i gazetarisë) një moderatori pak më i „ hajrit“ se ca të tjerë, musafire ishte një zonjë/ush me emrin Flutura Kusari ( më duket nëse tani se kam harruar emrin) që u prezentua si „ njohëse e gazetarisë“ dhe e cila, gjoja lufton për të drejtat e gazetarëve.
Por nga ajo që bisedohej gjatë emisionit, krijova përshtypjen e thellë që:
„ Vajza nuk kishte fare njohuri për gazetarinë dhe fliste me terma folkloriste se si „ gazetarët duhet shoqëria t‘i priviligjojë!“
Dhe Tangon në padituri me të e luante edhe moderatori Besim Dina, që dorën në zemër herë – herë ( në shumë emisione) ndërhyrjet i ka pa nevojë dhe pa shije…
2.
Absurditeti më i madh ishte kur zonja/sha Kusari kritikonte kryeministrin, presidenten të cilët, gazetarëve në Kosovë nuk po u japin intervista, dhe sipas saj, kur një gazetar do të intervistoj kryeministrin, Ai duhet t‘i përgjigjet thirrjes!
E, nuk është ashtu!
E para, nuk mundet secili gazetarë apo medium të merr Intervistë nga Kryeministri ose Presidentja ngaqë praktikat në vendet Europiane dhe SHBA na tregojnë që udhëheqësit e tyre shumë rrallë japin Intervista.
Pastaj nuk është qeveria dhe presidenca ajo që në çdo kohë është në shërbim të gazetarëve por e kundërta; gazetarët nëse duan një informim „ taze“ duhet të sillen natë e ditë kah dyert e ekzekutivit.
Kur ta zëmë, qeveria ka për të komunikuar një risi, ajo del në konferencë, komunikon lajmin dhe u jep fjalën gazetarëve për të bërë pyetje.
Tri pyetjet e para janë me rëndësi; kush ka fat t‘i bë i bë tjerët deri në konferencen e radhës mbetën me gishta n‘gojë!
Udhëheqësit e shtetit nuk munden ti japin Intervistë secilit gazetarë ( siç kërkonte kjo goca)diletantë.
Intervistë jipet në raste të rralla dhe më shumë „ solemne!“
Kërkohet të jenë dy a tre gazetarë më të kompletuar nga dy tri televizionet e para ( më t‘fuqishme) dhe bëhet Intervista.
Pse intervistë solemne?
Sepse në raste të jashtëzakonshme ( luftë, katastrofë natyrore, bisedime për të ardhmen e shtetit) nuk jep ekzekutivi Intervista por del në konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë për t‘komunikuar urgjent me masat…
Së paku në shtetet me gazetari të zhvilluar, ta zëmë gjermania, nuk mundet sevili gazetarë apo TV private t‘i merr intervistë kancelarit gjermanë!
Në konferencë për shtyp kanë mundësi me qenë çdo paçavur gazetari dhe „ mut privat“ mediumi, por, Intervistë me kreun e shtetit para se gjithash duhet të bëjnë mediumet publike që subvencionohen nga shteti.
3.
Gazetari kur bë një Intervistë me fytyra publike duhet t‘i mësojë ca rregulla:
Në gazetari gjithçka fillon me dhënjen e lajmit!
Pastaj një gazetarë i mirë lajmin mund ta bë shumë interesant për publikun! Lajmin që e jep duhet ta shterojë deri në fund! Për me qenë lajmi i mirë, duhet ndershmëri dhe saktësi!
Duhet pastaj ndërtue rrjetin e burimit. Në gazetari nuk guxon të ketë cinizėm; skepticizmi është dukuri normale në këtë fushë.
Gazetari kur bë Intervistë duhet dijë që Ai është ball për ball me subjektin që do të thotë:
Duhet pregaditje paraprake. Fillimin me subjektin duhet ta bëshë në mënyrë të këndshme; të rehatohet musafiri mirë e mirë në fillim që ta bëni të flasë më vonë.
Niseni biseden me një humor të lehtë.
Pastaj mos bëni pyetje të atilla që musafiri të përgjigjet me „ po“ ose „ jo!“
Ka edhe shumë rregulla tjera për të cilat do flasim një herë tjetër. E, ato janë 5 rregullat kryesore se si përgaditet një Intervistë!
4.
Një shoqëri nuk përparonë në asnjë fushë nëse nuk ka informim. Informimin e bëjnë gazetarët. Gazetarët e terenit dhe ata të gazetarisë hulumtuese janë ata që e dinë që të shkruarit është dhe një lloj arkitekture.
Pse arkitekturë?
Sepse t‘i mundesh me lulëzuar lajmin si ta do qejfi por nëse e ka armaturën e brishtë rrëzohet Ai lajm nga dridhja e parë.
Por të gjithë duhet ta kenë të qartë:
Nuk ka gazetari dhe gazetar që mundet me qëndruar mbi pushtetin ekzekutiv; gazetarët pa hile „ rrëzojnë pushtete me „ Outergejtin“ por sërish Ai pushtet ngritet më mirë nga pasuesi!
Kur një shtet apo pushtet ( kryeministër, presidentë) u përgjigjet çdo ftese të çdo gazetari, kur t‘u teket atyre, Ai shtet apo pushtet ka falimentuar.
Po e përfundoj me thënjen:
„ Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit!“
Edhe të shprehjes.
Unë e shfrytëzova lirinë time të mendimit.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!