Gazetari e pavarur, nënkupton gazetarin e lirë si një bujk e blegtor të mirë!
Pa këtë ndërlidhje dhe simbiozë nuk ka as gazetari të pavarur e as gazetar të lirë e të mirë.
Në botën e kapitalit e të mallit nënkuptohet se, çdo gjë e shtrenjtë është e mirë kjo nuk është domosdoshmërisht e vërte. Sidomos kur gazetaria nga Mision është përçunduar në profesion e biznes. Gazetaria e mirëfilltë është Mision i së vërtetës dhe së drejtës në dobi të njeriut e shoqërisë. Gazetari që pret rrogën në fund të muajit e bën gjithçka për bonuse, përqindje, përfitime plus rrogës në varësi të marketingut të biznesit apo pushtetit nuk është gazetari e pavarur e as më tepër gazetari.
Gazetaria e pavarur nga pushtetet e kapitali ka për qëllim në vetvete si mision e shërbim. Në momentin që paguhesh e pret rrogën që të jetosh e mbijetosh automatikisht gazetaria prangoset e nuk i shërben më askujt përveç interesave nga të cilat paguhet. Biznese gazetarie private miliarda euro e dollarësh nuk mund të quhet e pavarur, e lirë, e mirë, e drejtë, e dobishme e vlefshme, kritike, informuese, e vërtetë, por veçse një punë si gjithë tl tjerat që i shërbejnë pronarit që i paguajnë. Gjithçka tjetër është mashtrim ose më mirë kryemashtrimi më i besuare më i mirëshitur deri tani njësoj si feja që nuk preket nga drejtësia, ligji për padrejtësi, mashtrim e taksimi i tyre në varësi e në shkallë të drejtë me gjithë taksimet e profesioneve të tjera.
Media dhe feja janë të dyja të lira në misionin e tyre të shpërfytyruar, të transformuar, të ndryshuar për të mashtruar lirshëm e të pavarur në dobi të biznesit e të pushtetit nga të vilët financohen.
Nuk ka media, gazetari të pavarur nëse me gazetar të pavarur nuk nënkuotohet të jesh një bujk e blegtor i mirë.
Nëse nuk siguron bukën e gojës dhe nevojat bazë të piramidës njerëzore nuk mund të synosh e pretendosh për majën e piramidës që janë pavarësia e vetrealizimi si individ e më gjerë si shoqëri.
Nëse kapesh prej fyti për rrogën e bukën e gojës për veten e familjen me çfarë drejtësie, vërtetësie, pasioni, vizioni mund të luftosh për një shoqëri më të mirë, paqe, mirëqënie, harmoni?!
Të gjitha këto janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën e nuk mund të ekzistojnë pa njëra tjetrën pa pasur konflikte të vazhdueshme e të pafundme. Konflikte që janë të dobi të elitës sunduese në administratën shtetërore, pozitë, opozitë që në b/punim me njëra tjetrën sundojnë lirisht në një tranzicion marrëzie tridhjetëvjeçare të periudhës së depresionit shqiptar.
Rrjedhimisht Gazetar i lirë e i pavarur është një iluzion e kryemashtrim i amballazhuar e ishitur shumë mirë e mjaft shtrenjtë nga të gjitha pushtetet duke marrë parasysh se ofron një shërbim të diskutueshëm. Nuk mund të shkruash lirshëm, nëse paguhesh nga pushteti, ose nga biznesi/privati. Gazetari i mirë, i lirë e i pavarur duhet të jetë një bujk e blegtor i mirë. Të ketë siguruar nevojat e tij bazë drejtpërdrejt nga një copë toke, ushqim e strehim e kështu me rradhë vetëm në këtë mënyrë s’ke nevojë asnjë e askënd, mund të pretendosh të jesh i lirë. Mundësisht e mbi të gjitha mos ta ketë profesion, por pasion, kalim kohe e kohës së lirë. Më konkretisht nënkuptoj, gjatë ditës punon tokën, një resht me jeshillëqe, një rresht me drithëra, një rresht me zarzavate, perime të stinës, një resht me pemishte e fruta, arrorë, një rresht me vreshta, ca pula e ndonjë dele, kec, lopë për vezë e bulmet jo mish. Aty afër të kesh ndonjë përrua me ujë kristali, ndonjë pus, a ndonjë liqen, lum për nevojat e ditës. Për vegjetarianë këto mjaftojnë të sigurosh pavarësinë e pastaj nga darka nën hijen e qiririt të shkruash ç’të duash, si të duash, ndaj të gjithëve pa përjashtim e ç’të dojë qefi me bazë të drejtën dhe të vërtetën. Prandaj të gjithë kokat e shqiptarisë dhe Rilindjes në shekuj kanë qënë jo vetëm luftëtar të penës, edhe të pushkës, por përveçse se kishin nga një copë tokë, por ishin edhe puntorë të zanateve të ndryshme kur u’a sillte nevoja e mërgimit, dënimit, mbijetesës, jetesës së tyre prej dëbimit nga trojet shqiptare me vendim të dovletit vendosur në beograd, athinë, apo në stamboll (me shkronja të vogla, me qëllim). Jo pa qëllim feja e pushteti i dovletit për 5 shekuj e jo vetëm, por edha para tyre i burgosnin, i helmonin, i vrisnin dhe me ndihmën e shtypit e veglave të tyre në drejtës i përdhosnin për ti gjynjëzuar përpara opinionit publik.
Ky lloj gazetari i pavarur është rrezik i madh si për veten dhe për të tjerët, prandaj gazetaria u bë profesion me rrogë mujore dhe ndërroi Misionin e tij fillestar prej asketësh në varësi të çorbës në trajse. Nëse paguhesh nuk je gazetar e jo më gazetar i lirë në një sistem ku paraja është mbi gjithçka. Të tjerat janë Iluzione të një nate dimri si këto që shkruaj unë. Gazetari ka me bollëk në nivel thashethemesh e intrigash, por Gazetarinë misionare e paguan me kokë e me bukën e kalamajve nëse do të jepet mundësia ti bësh. Me pak fjalë matematikisht vijmë në pikën që vërtetohet se, gazetari të mirëfilltë nuk ka. Media paguhet nga biznesi, feja, pozita, opozita që kanë paret e pushtetit që i ndajnë mes tyre nëpërmjet “projekteve” në shoqata, organizata pa fund gazetarie që nuk dihet se çfarë premtojnë në emër të financimeve e reklamave të ndryshme e të shumëllojshme. Thelbi mbetet një e vetëm një. Gazetari të pavarur në sistem të kapur nga kapitali nuk ka!
Gazetari pa të vërtetë nuk ka ashtu si pa të vërtetën nuk ka drejtësi e pa këtë nuk ka as paqe, as mirëqënie. Të paktën të mos mashtrohemi mes veti. Ky është fillimi i një shoqërie në harmoni. Gjysh Faslliu që si koinçdencë e bukur ka edhe ditëlindjen sot më 11 janar thoshte, “kam lindur në ditë feste, dita e republikës”. Në temë, Gjyshi ishte fjalë pak si gjys hoxhë që ishte e kur fliste qëllonte 2-3 objegtiva me një të gotitur e me të drejtë thoshte, “Kush gënjen (mashtron) vjedh, por hajduti të vret.” Nëse arma e ftohtë apo e nxehtë të vret njëfish, gazetaria e shitur të vret shumëfish si njeri e si shoqëri. Kaq e thjeshtë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!