Gëzim Mekuli për 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐞̈𝐬 “𝐁𝐨𝐭𝐚 𝐒𝐨𝐭”!

20
Feb
2025

𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐞̈𝐬 “𝐁𝐨𝐭𝐚 𝐒𝐨𝐭”
𝐌𝐞𝐤𝐮𝐥𝐢: Ky bojkot nuk është thjesht një refuzim i qeverisë aktuale, por një mohim i shtetësisë së Kosovës dhe një goditje ndaj gjakut të derdhur për liri. Ky vendim është një dhuratë për Vuçiqin dhe për të gjithë ata që ëndërrojnë ta shohin Kosovën të dobët dhe të përçarë.
𝐆𝐞̈𝐳𝐢𝐦 𝐌𝐞𝐤𝐮𝐥𝐢, 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐞̈𝐬 𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐬, 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐛𝐢𝐬𝐞𝐝𝐢𝐦 𝐦𝐞 “𝐁𝐨𝐭𝐚 𝐬𝐨𝐭”, 𝐭𝐡𝐨𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐤𝐲 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐬𝐤𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬.
Sipas tij, ky vendim është një mohim i shtetësisë së Kosovës dhe një goditje ndaj gjakut të derdhur për liri.
“Ky vendim është një skandal i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj shtetit të Kosovës. Është e paimagjinueshme që Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), e cila përfaqëson ata që sakrifikuan për lirinë e këtij vendi, të marrë një qëndrim kaq të dëmshëm ndaj Pavarësisë së Kosovës dhe manifestimit të Epopesë së UÇK-së. Kjo është një përpjekje për të krijuar përçarje dhe për të zbehur rëndësinë e luftës së drejtë të UÇK-së.
Ky bojkot nuk është thjesht një refuzim i qeverisë aktuale, por një mohim i shtetësisë së Kosovës dhe një goditje ndaj gjakut të derdhur për liri. Kjo ngre pikëpyetje të mëdha: Kush qëndron pas këtij vendimi?
A kemi të bëjmë me një skenar të organizuar nga faktorë të jashtëm që duan destabilizimin e Kosovës? Pse një organizatë që duhet të ishte gardiane e lirisë dhe sovranitetit të vendit po luan një rol të tillë destruktiv?”, deklaron Mekuli.
Sa i përket ndasisë për ditën Pavarësinë e Kosovës, Mekuli thotë se ka motive të qarta politike dhe partiake, due shtuar se brenda kësaj organizate është e dukshme që ka elementë që kontrollohen nga grupe politike e interesa mafioze.
Në fund, thotë se ky “vendim është një dhuratë për Vuçiqin dhe për të gjithë ata që ëndërrojnë ta shohin Kosovën të dobët dhe të përçarë”.
“Kjo ndasi ka motive të qarta politike dhe partiake. Është e dukshme që elementë të caktuar brenda kësaj organizate janë të kontrolluar nga grupe politike dhe interesa mafioze, të cilët synojnë të përdorin luftën dhe sakrificën e UÇK-së për agjendat e tyre të ngushta. Nuk ka asnjë arsye tjetër logjike për të bojkotuar një festë kaq madhore për kombin tonë, përveç interesave të errëta që synojnë ta dobësojnë Kosovën nga brenda. Dhe kjo ndasi po ndodhë në kohën kur Europa gjindet para një epoka të trubullt, të pallogaritur politikisht dhe ushtarakisht! Ku jemi ne si komb, si shtet e si gjeopolitikë, pyes unë?!
Historia na ka mësuar se përçarja e shqiptarëve ka qenë gjithmonë një nga taktikat kryesore të politikës serbe për të mbajtur Kosovën dhe shqiptarët të dobët. Nikolla Pashiqi, një nga strategët më jetëgjatë të politikës serbe, e kishte të qartë këtë fakt. Ai thoshte se “shqiptarët janë pikë e pesë”, duke nënkuptuar se ata nuk kanë ndjenjë të fortë kombëtare, por janë të ndarë në fise dhe grupe që vendosin interesat personale mbi ato kombëtare. Për Pashiqin, shqiptarët nuk ishin një komb, por thjesht një grumbull fisesh që mund të përçaheshin lehtë. Kjo ishte strategjia që ai përdori për të pushtuar territore shqiptare dhe për të dobësuar rezistencën ndaj ekspansionizmit serb.
A nuk është pikërisht ky vendimi i OVL-UÇK-së? A nuk është ky një shembull i asaj që parashikonte Pashiqi? Në vend që të qëndrojmë të bashkuar rreth vlerave të luftës dhe pavarësisë, ne po lejojmë që interesat e ngushta, rajonale dhe politike të mbizotërojnë.
Po veprohet pikërisht ashtu siç Serbia ka dashur gjithmonë: përçarje dhe përplasje mes shqiptarëve. Çubrilloviqi, një tjetër strateg serb, në memorandumin e tij famëkeq e vazhdon këtë logjikë, duke thënë se “shqiptarët mund të blihen lehtë, sepse për ta interesi personal është mbi interesin kombëtar”.
Sot, ky vendim i OVL UÇK-së duket si një dëshmi e gjallë e këtyre strategjive të vjetra serbe.
Në Kosovë, për fat të keq, kemi veteranë që po bojkotojnë shtetin për të cilin luftuan. Kjo nuk është vetëm një çështje politike apo partiake, është një çështje kombëtare. Kushdo që e mbështet këtë vendim, nuk i shërben Kosovës, por i shërben vetëm axhendave që synojnë destabilizimin e saj.
Konsekuent deri në fund: Ky vendim është një dhuratë për Vuçiqin dhe për të gjithë ata që ëndërrojnë ta shohin Kosovën të dobët dhe të përçarë. Kushdo që e ka orkestruar këtë përçarje, duhet të japë llogari para historisë, para popullit dhe para gjakut të dëshmorëve që ranë për këtë shtet”, përmbyll intervisten z. Gëzim Mekuli për “Bota sot”.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk