“Tinzar, rrin gati te te kafshoje, si gjarperi nen gure!”
Per njeres te pabese, qe duken te qete, pa asnje qellim te keq, por vetem hetojne per te te demtuar rende ne rastin me te pare e me te keq
Keto mostra bejne gjema te medha!
Kjo psikologji pabesie, e perdorur pambarim kunder kombit shqipetar, eshte shfaqur nder vite, dekada dhe gjenerata, e pranishme dhe vdekjeprurese. Projektuesit dhe zbatuesit e kesaj psikologjie, jane me se shumten e heres, “te urte e te bute”, jane nje lloj “qingjash”, qe per nga numeri i barabarte kembeve qe kane, jane te njejte me ujkun, “miqesore e buzagaz” sa here ja kerkon nevoja e tyre hipokrite, per t’u shitur krejtesisht e diametralisht ne te kunderten e tyre, pra jane hipokrite profesioniste, gati per te goditur me thiken qe mbajne te fshehur prapa shpines.
Ne politike, kjo krijese e ndyre ben deme te pallogariteshme. Ata jane “kolona e peste”, qe jo pak here njihen “si trima te cartur e te beses”, e nderkohe mprehin dhembet e tyre per te kafshuar, e thikat per te prere ne mes, rrugen e perparimit e te zhvillimit te nje kombi te tere.
Shembulli me tragjik nder shqipetare, eshte ky i kater dekadave te fundit, ku “kollona e peste” ne udheheqje te partise e te shtetit ne Shqiperi, Ramiz Alia e Sali Berisha me kompani, te shitur e te komanduar nga UDB-ja, qetesisht e “paqesisht’, shkaterruan e shkermoqen shtetin e ndertuar me gjak e sacrifica te panumerta per 45 vjet me rradhe.
Dihet mire tragedie jone e re, por shume nga ne shqipetaret, sikur u vune ne gjume letargjik, nga nje propagande qe kerkon te na varrose brez pas brezi.
Te “sheqerosur” me te ashtuquajturen demokraci, se demokracia e vertete u sabotua qe ne djep, dhe te ushqyer me “cekun e bardhe” te krimit e te kriminelit “non-grata”, ja beme varrin vetes “shtate pash” nen toke, e si per te mos zene mend, shume nga ne, vazhdojne t’i vene nga pas korbit te zi, qe prete t’u haje zemer e melci, e t’i lere dhe pa sy, se tek e fundit c’te duhen syte, kur ata nuk shohin, kur je qorr, pse te mos ja leshe korbit te ushqehet, kur ai ushqehet me gjendjen tende naive, te te pergjumurit, gjate gjithe jetes?!
Dy here “non-grata”,
kerkon perseri,
te shqyej zogje te rinj,
si nga hera.
Ujku plak kerkon perseri te haje shqerra.
Don pushti pushtet,
te ruaj miljardat qe vodhi,
te mos jape pergjegjesi,
per krimet e tij,
qe nuk kane te sosur,
dhe fare pa u bregosur,
krime te tjera projekton e gaton!
Ne gare e ne ligesi,
Gallataxhiu shakaxhi,
Karshillek keqs i ben,
Korbit i thote,
A je ne ment,
Pusht pushtetin e kam vete,
Popullit s’ka c’i duhesh,
Njejte jemi,
Se paku une nuk vras,
Por te gelltis,
Me te qeshur ta rras,
Njejte si ti,
Edhe une,
Popullit i vume hune,
Nga atedheu e perzume,
Shqiperine e beme per lume,
Une e ti, qorrat po i mashtrojme,
Pashaporte evropjane po u premetoj,
Qe nga syte kembet te ike,
I marri dhe i mjeri popull,
Rri vicidolas, mba premetimin,
Tunelit t’i vesh shiritin,
Faleminderit o lume e perrua,
Se shteti tani eshte per mua.
26 Prill 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!