U thanë e çka s‘u thanë për vrasjen e Liridona Ademajt!
Por një gjë s‘po mund ta kuptoj:
Kosova ka aq shumë restorane kudo; Prishtina me rrethinë po ashtu!
Restorane me ushqime fshati, bio, pa bio, me oxhak e pa të, me pamje nga liqeni e mali etj…
Dhe me shkue njeriu e me darkue në Graçanicë, në një restoran me pronar serb dhe me emër serbi si „ Etno Kuča“ këtë s‘po mund ta kuptoj.
Disa po thonë, që ai restoran është vendtakimi i spiunëve të të gjitha ngjyrave të BIA- serbe.
Vetvetiu lind pyetja:
„ Nëse restorani në fjalë është çerdhe e spiunëve të BIA-s, shqiptarë e serbë, a mos vallë Naim Murseli punonte për BIA-n?“
Unë vetëm po pyes, nuk po akuzoj. „ Kam nge me fut rruza n‘pe!
Tashti, duke e ditur „ këshilltar“ i kujt ishte, dhe për kë punonte, s‘do mend që të shkon mendja…Pastaj gjithë ato foto me emra personalitetesh, të bëra ( vetëm t‘i takosh është vështirë) sidomos me ata të politikës, duhet ta kesh pas një mbështetje të fortë nga një qendër akoma më të fortë.
Vet fakti që në dasmën e Ivanka Tramp ka marrë pjesë është e dhënë e mjaftueshme, që djaloshi ( hundëlagur akoma)ka punuar për një organizatë të fuqishme.
E në Balkan një nga ato është BIA.
Nuk po mundem ta kuptoj kurrsesi, se si është e mundur që një „ shqiptarë“ me grua dhe dy fëmijë shkon në një restoran serb me darkua?
Ku vetëm në Bërnicë( aty ku thanë kanë blerë shtëpi) ka nja 4 a 5 Restorane, me emër ku klientët vijnë nga tërë Kosova.
A mos Liridona dinte emrat e shqiptarëve që punonin e punojn për BIA-n serbe?
„ Është një dreq i madh këtu!“
Darka në Graçanicë.
Restorani i një serbi.
Vendtakimi i spiunëve të BIAs.
Prokurorja që do hetojë rastin po ashtu një serbe.
A janë rastësi këto?
Gjejeni dreqin – zgjidhet rasti!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!