GJENDJA E SOTME NË MITROVICËN TONË?!

11
Jun
2024
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

-Ju raportoj me modesti nga Mitrovica jonë.

-Ricopëtimi i Kosovës për së treti herë u bllokua: Kosova, andej nga Dabëlldeni, pas LÇ-re të UÇK- së u ricopëtua në kufijtë me Maqedoninë, u ricopëtua andej nga Çakorri në kufijtë me Malin e Zi dhe reaksioni “kombëtar” dhe ndërkombëtar, tentoi që ta ricopëtoi dhe në pjesën veriore të atdheut, këndej nga Mitrovica në kufijtë me Serbinë.
Nën maskën e dinakërive politike “të ndërrimit” të trojeve shqiptare, me Kosovën Lindore.
Albini dhe LVV, kur erdhën në pushtet i prenë rrugën e aksionit makabër të kësaj së keqeje nga Opozita e sotme.
-Tani, çdo ditë rrebeshet e ujërave të “rrëmbyeshëm” po bien, bubullimat trishtuese të mashtrimit dhe të frikës, po bien, bashkë me maskat e mitit të pathyeshmërisë, të “të fortëve” ardhacakëve, të cilët po fundosen në kënetat e pista të turpeve dhe të krimeve, të hajnive të bukëzinjve serbë dhe shkijëve të Prishtinës të fusnotës “Kosovo”, po kapen dhe po demaskohen si minjtë “pacova” të majmur, po mbyten e po vetëfundosen rreth e rrotull, përballë vendosmërisë të Albinit dhe të qeverisë “Kurti 2”, të LVV në pushtet që në punë të mbara nuk po e bëjnë fjalën 2.
Vlen të theksohet fakti që, andej urës është ndaluar ndërtimi i shtëpive dhe pallateve pa leje, kjo ndalesë vlen pa dallim etnie, shqiptarë, serbë, boshnjakë e të tjerë.
-Çdo premtim me peshë kombëtare po realizohet.
Poashtu, shqiptarët po ndërtojnë banesa të reja, pra, po kthehen në shtëpitë e tyre, që deri tani i kishin të djegura dhe nga ardhacakët minoritarë serbët mafiozë të dirigjuar nga “Lista Serbe” dhe terroristë të tjerë si “Rojat e Urës” “Brigadat e Veriut, falangistët e Beogradit, i ndalonin shqiptarët etnikë të punonin të lirë në shtëpitë dhe në pronat e tyre.
Punët po ecin me ritme ca ngadalë për së mbari, por të siguruar nga pushteti, padyshim.
-Andej urës që ende “po i ndanë” shqiptarët, kanë hyrë në qarkullim shumë punë biznesi, jo në të zezën si dikur me piset dhe pisat kriminelë, por në punë të mbara të ndershme me popullin tonë, por edhe me fqinjët serbë që nuk po pranojnë të bëhen shtroja këpucësh, (rregzina) të Vuçiqit që të veprojnë sipas direktivave Beogradit.
Nderime shqiptare!
10 Qershor, 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk