GJENERALIT KUDUSI LAMA?!

02
Sep
2024
Shkruan: Fadil Shyti

:

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

(Në vend të një letre të hapur).

-Askush me dy kokrra mend në kokë, veç armiqve dhe tradhtarëve të vendit, nuk e mohon vlerën e madhe të pakufishme të LÇ-re të UÇK-së Heroike, mirëpo, çdo shqiptare atdhetare dhe çdo shqiptar atdhetar ishte dhe është kundër renegatëve të ashtuquajtur, “udhëheqës” të UÇK-së, të disa “Komandantëve” që pas kësaj Lufte Çlirimtare, kanë bërë gabime të rënda politike-diplomatike, strategjike e të tjera, në veçanti në raportet me Serbinë Fashiste duke i bërë asaj lëshime të mëdha, në dialogun e pabarabartë dhe maratonik mbi një decenie, me ndërmjetësimin e “miqve” euroatlantikë.

-Gjendja u përkeqësua së tepërmi, kur prej 32 pikave të “Marrëveshjeve” në kancelaritë europiane nuk u zbatuan as tri prej tyre, sipas zotimit të zonjave dhe zotërinjve europianë, serbë dhe servilo-shqiptarëve.
-Pa u zgjeruar më tej, për gjëra që më herët janë ngritur publikisht dhe botërisht, ka protestuar Albini dhe LVV, tashmë, ato po dihen nga të gjithë të interesuarit…, ato nuk i dinë veç idiotët dhe budallenjtë e njëanshëm “politikisht” të mëhallave partiake, që pas LÇ-re: Kosova dy herë është ricopëtuar, është rrudhur si mos më keq territorialsht edhe ashtu, ishte copëtuar gjatë shekujve dhe nga Jugosllavia famëkeqe titiste e copëtuar dikur nga fuqitë e mëdha.
-Pas LÇ-re, në tavolinën e diplomacisë, Kosova, humbi mijëra km, territor në kufi me Maqedoninë te Dabëlldeni dhe me Malin e Zi, te Çakorri përsëri u dëmtuam rëndë nga këto shtete sllave pushtuese.

Albini dhe LVV protestuan pandalshëm dhe kundër këtyre ricopëtimeve dhe kundër Gjykatës Speciale në Hagë, që u ngrit nga reaksioni ndër-
kombëtarë dhe u votua nga reaksioni “kombëtarë” i etur për pushtet, i nënshtruar përtokë,-tejet qyqarë.

-Dua të shtoi këtu dhe faktin që disa nga këta “Komandantë” -siç deklaronin në gazeta të huaja: “Ishim larg vijave të fronteve të luftës”, pas kësaj lufte u pasuruan, u bën milionerë duke zhvatur pasuritë e popullit e të atdheut.
-Populli dhe UÇK-ja, nuk luftuan, nuk derdhën gjak që, pas kësaj lufte, “Dikush” të hante me lugët e arit, ndërsa, populli fukara as ata qindra e mijëra luftëtarë të mos kishin të hanë, as me lugët e drunjta”.
(Motiv popullor).

Gjeneral, Kudusi Lama! Të jemi mirënjohës për ndihmat tua që ke dhënë gjatë LÇ-re të UÇK-së, mirëpo nga intervistuesi, është mirë të pyeteshe: a je në dijeni për faktin e hidhur që, në Kosovë mbi 40 ushtarë, të UÇK-së pas luftës kanë bërë vetëvrasje, pikërisht nga kushtet e rënda të ekzistencës së tyre dhe të familjarëve të tyre.

Gjeneral, Kudusi Lama!
Tani, dua të të vë në dijeni se, asnjë nga këto vetëvrasje të ushtarëve liridashës shqiptarë, nuk kanë ndodh gjatë këtyre 3-4 vitesh kur në pushtet janë Albini dhe qeveria “Kurti 2”.
-Fatkeqësisht, të gjitha këto vetëvrasje kanë ndodhur kur në pushtet ishin këta “daitë”,-siç i quante i madhi, Adem Demaçi, udhëheqësit e partive të ashtuquajtura, “të krahut të luftës”, po edhe me simotrën e LKJ-së, LDK-n dhe Listën Serbe që bashkë ishin në koalicione të pazareve politike të “pas akshamit”, për të bërë president të korruptuar dhe të shantazhuar, për të bërë dhe Kryeministër të korruptuar dhe të shantazhuar nga ndërkombëtarët, me vetëm katër deputetë nga xhuxh subjekti i tij.

Mos të harrojmë!
Gjaku i shqiptarit, nuk bëhet ujë!
-Prapakthimet historike që janë bërë në shumë aspekte nga politikat e poshtra të fuqive të mëdha dhe të servilëve të mjerë politikë dhe në fushëbetejat e diplomacisë, ishin tejet katastrofale dhe trishtuese.

-Kosova, u rrezikua të ricopëtohej për të tretën herë në kufijtë veriorë të saj, mirëpo, fati ynë në histori shkëlqeu si një vetëtimë qiellore që pastaj sjellë shiun dhe ylberin, kur në pushtet erdhi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që i tha: JO! Të madhe njëfar Konference absurde, shumë të rrezikshme në Uashington nga qeveria kukull e A. Hutit, e zhytur “në mjaltë…” në vazalitet me vuçiqët dhe radojçiqët në këto valle djajsh, me njëfar “diplomati” amerikan të korruptuar pro-serb, i quajtur, Grenell, si derrat në misër, iu vërsulën ricopëtimit, i drejtuan turinjtë drejt pasurive tona të mëdha kombëtare, minierës së “Trepçës” dhe pendës gjigande të Ujmanit, gjithnjë në koordinim me Listën Serbe, nga LPAN- i dështakëve dhe kapitullantëve të majmur, të etur makutërisht për pushtet që ju dhuronte atyre pasuri, por, popullit jo sovranitet dhe liri!

Gjeneral, Kudusi Lama!
A e din, ke dëgjuar apo ka parë gjë, se çka po ndodh tani në veri dhe në çdo cep të Kosovës,-sesi, mrekullisht, pas shumë tymnajave të reaksionit, me vendosmërinë e Albinit, qeverisë dhe përkrahjen e popullit liridashës, u rikthye nderi dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës.
-Unë, jam në dijeni nga disa shokë atdhetarë që, para disa vitesh, Gjeneral, Kudusi Lama, ishte musafir i tyre në Mitrovicë, ishte andej Urës së Ibrit, atëbotë, kur në rrugë nuk do të takonte as dhjetë shqiptarë duke ecur të lirë nga banditët kriminelë serbo-çetnikë.-Tani, kohët kanë ndryshuar në favorin tonë, tani andej po dalin të lirë qindra e mijëra shqiptarë, tani andej shqiptar ët autoktonë, që në vitin 1999, çetnikët serbë i vranë dhjetëra dhe i ndoqën mijëra shqiptarë, po kthehen në shtëpitë dhe në pronat e veta, po blejnë troje dhe banesa, po hapin dyqane, po punojnë pa frikë se do të sulmohen nga çetnikët huliganë serbë, si dikur
kur “Komandantët që ditën krekoseshin si gjelat mbi plehra brenda vendit, ndërsa, natën ngrinin dolli me kriminelin Radojçiqi & Co dhe në bisedimet me Daçiqin dhe Vuçiqin paloheshin, si nuset me temenara, përballë diplomatëve “miqve” ndërkombëtarë dhe serbëve dinakë e gjakatarë, jo nuk e ngritën zërin, por heshtën si mumjet.

-Tani, nuk janë si sunduesit pashallarë, në krye të vendit, nuk janë në pushtet, janë gjithnjë të zhurmshëm në opozitë, atyre, as ajo “ushtria e 60.000 veteranëve të rrejshëm të “Çekut” & Co, nuk iu ndihmoi dot, për të vazhduar kusarinë e tyre ndaj Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur.
Populli, u vetëdijesua, prandaj i hoqi qafet me votën e lirë.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
1 Shtator, 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk