GJITHË DRITAT QË NUK MUND TË SHIKOJMË

07
Nov
2023
Nga: LUAN QEMAL BACI

    “GJITHË DRITAT QË NUK MUND TË SHIKOJMË” (“ALL THE LIGHT WE CANNOT SEE”). titullohet nje film serial, drejtuar nga Shawn Levy dhe bazuar në romanin fitues të çmimit Pulitzer nga Anthony Doerr, shikon me admirim rezistencen e popullit francez kunder pushtimit nazist ne luften e dyte boterore.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      Protogonoistet kryesore te filmit, Marie, nje vajze plotesisht e verber por edhe teper inteligjente, dhe babai i saj, te dy punonin per rezistencen franceze, e ne anen tjeter nje ushtar i ri gjerman, Verner, radionderlidhes, i marre me dhune ne sherbimin ushtarak nazist, luajne vertete natyreshem dhe shume bukur, ku percjellin emocione te jashtezakoneshme tek shikuesit.

    Ajo qe me la mbresa, eshte fakti edhe se aty ku zhvillohet ngjarja qe pershkruhet me shume art ne filmin serial, eshte fakti se me pruri ne kujtese ate qytet francez bregdetar, Saint Malo, qytet te cilin e kam vizituar vete personalisht. Ai qytet u bombardua shume rende nga ushtria amerikane, por u ndertua njeqindperqind, po me ato gure, ne sejcilen ndertese sic ishte para bombardimit. Francezet, nuk i lejuan amerikanet te bombardonin qytetin gjate luftes, ne se ata, amerikanet nuk e ndertonin njeqind perqind ashtu sic ishte, cdo ndertese me po ato gure qe ishin para shkaterrimit!

      E cuditeshme, dhe per shume edhe e pabesueshme, por kjo eshte e vertete, sepse e kam degjuar nga historiania franceze qe na shoqeronte!

 E si zakonisht, gjuha vete aty ku dhem dhemballa, thote populli shqiptar, ne vendin tend, por pyes veten, ne shqipetaret, ku e kishim gjuhen, qe i futem veshet e syte ne lesh, dhe lame te behej vendi pershesh, nga nje palo hic, nje bastard, nje Berishe, qe shetit i lire, ne Shqiperine e kthyer prej tij ne shkeretetire?!

LUAN QEMAL BACI
06 Nendor 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk