Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Pavarësisht nga rrethanat, nevojat dhe konteksti që mund të përdoret, gjuha shqipe është gjuhë e mbi 30 milionë folësve të saj në botë; gjuhë më e vjetër e Evropës dhe një nga gjuhët më të vjetra të botës, e dëshmuar nga shkencëtarët dhe gjuhëtarët më të mëdhenj të kombit shqiptar dhe të botës; është një nga 30 gjuhët më vitale në komunikimet e botës së sotme; gjuhë që e flasin mbi 40% e shqiptarëve autoktonë në trojet e veta etnike në Maqedoni, dhe si e tillë, asnjëherë dhe me asnjë çmim nuk duhet të tolerojnë shqiptarët, që për nevoja të politikës ditore të bastardohet emri i saj, me përçmimin si gjuhë e përqindjes së qytetarëve që e flasin këtë gjuhë. Gjuha është kodi i identitetit të shqiptarëve kudo që janë dhe në cilatdo rrethana të ndodhen. Gjuha shqipe, siç ka mbijetuar ndër mijëvjeçarë do të jetojë përjetë sipas ligjshmërive të saj, pa pasur nevojë për përçmime, definime, përkufizime, përcaktime ligjore, sipas përqindjeve nga politika ditore, e ndikuar nga propaganda serbomadhe në Maqedoni.
(14.VI.2017)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!