D i s k u t i m e
Gjuha shqipe nuk mund të konsiderohet si degë e familjes së Gjuhëve Indor-Evropiane (IE), por si gjuhë e zanafillës, gjuha Palaike (e Parthinëve, të parëve tanë), paraardhëse e gjuhëve Anatolike* (të Anadollit) dhe gjuhës Tokariane* (gjuha e banorëve në tokat e reja (për pellazgët-ilirët), në Lindje) në lindje të trojeve të lashta të shqiptarëve (pellazgëve, ilirëve, dardanëve etj.).
E para, greqishtja e lashtë, siç njihet sot, njëra nga gjuhët më të lashta, përkrah shqipes, kurrë nuk ka ekzistuar me këtë emër, as në mijëvjeçarin e parë e.s., jo më më herët, siç ka ekzistuar gjuha e lashtë shqipe, së paku dhjetë (10) mijë vjet më herët.
E dyta, gjuha armene asnjëherë nuk është njohur me këtë emër deri në shek. XIX, por ky term ka nënkuptuar popullsinë a atij rajoni në juglindje të Anadollit, më vonë edhe në veri, sipas besimit fetar të lashtë, jo sipas ndonjë etnie të veçantë (këtë e kanë dëshmuar edhe studiues dhe akademikë me prejardhje armene). Më herët, Armenia dhe banorët e saj janë njohur me emra të tjerë, rajoni Ardani-a dhe banorët e tij Ardanët.
E treta, gjuha tjetër që njihet ndër gjuhët më të lashta në Evropë, krahas gjuhës shqipe të lashtë, gjuha Baske, ka lindur shumë më vonë, si një degë e shkëputur e gjuhës së lashtë shqipe, që ka pësuar edhe ndryshime të natyrshme gjatë shekujve, por që i ka ruajtur në bërthamën e saj shumë fjalë nga gjuha paraardhëse.
E katërta, disa nga gjuhët tanimë të shuara, si: sanskritishtja, arameishtja, latinishtja, greqishtja kishtare, osmanishtja, sllavishtja kishtare etj., kanë qenë gjuhë të krijuara (koine), jo gjuhë të folura popullore të ndonjë etnie të veçantë, siç ka qenë gjuha shqipe e lashtë, por ato kanë mbijetuar si të tilla, gjuhë zyrtare, gjuhë pushteti dhe kleri fetar, për aq sa kanë mbijetuar ato pushtete dhe institucionet fetare të tyre nën perandoritë e mëdha të kohës.
(2. XI. 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!