Gjuha shqipe ndez debatin mes partive parlamentare shqiptare!

06
Dec
2024
Shkruan: Medai Shaholli


Në debatin për gjuhen shqipe, vazhdojnë akuzat dhe kundër akuzat mes opozitës që udhëhiqet nga duistët dhe pozitës me vredistët e vetëkënaqur nga arritjet për “ndryshimin” që po ndodh qoftë me balancuesin spo me ligjin për gjuhët.
Dhe paradoksi i këtij debati në distancë është se ish udhëheqës integristë që kanë kaluar në kampin tjetër akuzojnë ish partinë e zemrës që u bëri milionerë, se nuk paskësh bërë asgjë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe për dy dekada të qëndrimit të tyre në pushtet.
Rreshtimi i disa ish integristëve në koalicionin e “zorit” VREDI, nuk duket se po sjell ndryshimin e premtuar, ku pas disa ditësh Gjykata Kushtetuse me shumë gjasa do ta plandos ligjin për gjuhët dhe me këtë vendim, merr fund spitullosja e vredistëve para opinionit shqiptar se shfuqizimi i ligjit për gjuhët është vija e kuqe që nuk do të kalojë.
Megjithatë, vredistët kanë deklaruar se pa pjesëmarrjen e gjyqtarëve shqiptarë cilido vendim i njëanshëm që do ta rrëzoj këtë ligj si antikushtetues do të konsiderohet ilegjitim dhe i papranueshëm për shqiptarët.
Kjo dekleratë paralajmëruese paraqet një sajesë arsyetimi dhe kamuflim të pafuqisë së vredistëve në qeverinë e koalicionit për ta sjell ndryshimin e premtuar.
Në javët dhe muajt e ardhshëm pritet t’i dalë boja e patriotizmit fals koalicioni i “zorit”, ku parulla për ndryshimin që po zhbëhet çdo ditë e më shumë do të shëndrrohet në luftë për lojalizëm dhe nështrim.
Në të kundërtën, është koha për ta dëshmuar angazhimin e tyre për ndryshim, duke i mbrojtur qëndrimet për barazi të plotë mes shqiptareve dhe maqedonasve.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/12/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk