GJUHA TORLLAKE

19
Dec
2023

Shpalime historie
GJUHA TORLLAKE – SHOPE NUK ËSHTË GJUHË SLLAVE, AJO ËSHTË E AFËRT ME GJUHËN SHQIPE DHE VLLAHISHTEN
“Dialektet Torlake, së bashku me oto të bullgarishtes dhe maqedonishtes, shfaqin shumë veti të zonës gjuhësore ballkanike, që kanë shumë karakteristika konvergjence strukturore të përbashkëta edhe me gjuhë të tjera, josllave të Ballkanit, si shqipja, rumanishtja dhe ajo arumune. Për sa i përket gjuhësisë rajonale, ato janë përshkruar si pjesë e një zone prototipike “sllave ballkanike” apo “sllave jugore”, në krahasim me pjesët e tjera të serbo-kroatishtes, të cilat janë të përfshira vetëm periferikisht në zonën e konvergjencës, mes gjuhës shqipe e vllahishte me dialektet torollake, bullgarishtes dhe maqedonishtes.”
Këto janë të dhëna nga hulumtimet shkencore të autorëve joshqiptarë (nga Bullgaria), që dëshmojnë se gjuha e këtyre banorëve nuk është sllave, por një gjuhë e lashtë, dialekte të lashta që janë ruajtur deri më sot, nga gjuha pellazge-ilire, të afërta me gjuhën shqipe të sotme.
Këtyre banorëve, nga regjimet sllave të shek. XIX -XX u janë imponuar “gjuhët zyrtare”, serbishtja, bullgarishtja dhe maqedonishtja, por edhe më tej në gjuhën e tyre popullore ruhen me fanatizëm edhe format e lashta dialektore të gjuhës Torllake-Shope.
Pjesë të zhvendosura (shkëputura) nga kjo popullsi, që kanë gjetur strehim në brendi më të thella në trojet etnike shqiptare, sigurisht nga dhuna dhe terrori i pushtuesve të ndryshëm ndër shekuj, edhe sot pushtetet në Beograd, Sofje dhe Shkup, gabimisht pretendojnë se janë sllavë, bullgarë, serbë ose sllavë të Maqedonisë. (Shih hartën në bashkëngjitje)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk