Dt. 9.7.2023
NDERI DHE KRENARIA E GOLEMIT.
KURVELESHIT E LABERISE
DHE GJITHE SHQIPERISE..🇦🇱🇦🇱
🔹 ️Kolonel Dilaver Goxhaj.
(alias Shpetim Golëmi)
🔹 ️Dritan Goxhaj
Toger i forcave ajrore Shqiptare.
🔸️ Ishin vitet 2000 e ca kur ne biseda mes Golemasve flitej se qarkullonte libri me ngjarje historike. I autorit dhe shkrimtarit Beratas Ylli Polovina.
“Nje kolonel mes Tiranes dhe Prishtines.”
Interesi dhe pyetjet rreth tij ishin nga
te gjith bashk-fshataret Golemas.
Kjo sepse ishte dhe shkruhej per jeten dhe luften e bashk-fshatarit tone Dilaver Goxhaj dhe djalit te tij Dritan Goxhaj.
Per çlirimin e trojeve dhe popullit te kosoves qe ja kishte hipur Serbi me ushtri, garnizione e divizione te medha popullsise civile ne Kosove.
~ Me interesimin tim e sigurava sa
per ta lexuar, per ta pas ne biblioteken
time e mora me vone.
Sa i bukur libri me vlera ku te gjitha ngjarjet dhe perjetimet vinin rrahur e shtjelluar holle. Hyje pa dashje ne luften e madhe te trimave e luftetareve.
~ Mbas nje ndjekje studimi dhe vezhgimi per kohe te gjate nga pjestare dhe grupe luftetaresh te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves (UÇK -se). 🇦🇱
Te cilet kishin aktivitet ne Shqiperi dhe kryesisht Tirane dhe veriun e Shqiperise ne kufi me Kosoven.
Ata perzgjodhen dhe ftuan per luften
e tyre çlirimtare kolonelin
dhe djalin Golemas Dilaver Goxhaj.
I cili u vete-ofrua si pateriot, ushtarak i pregatitur dhe drejtues deri ne
Shtabin e Pergjithshem te ushtrise Shqiptare. Por edhe gjak e damar Golemasi e Shqiptari, me moral dhe karakter shume te forte.
Ashtu sic fshati jone e ka pas tradite te nxjerre ne shekuj e breza. Burra qe e kan dash vendin, atdheun dhe popullin e tyre.
~ Shkuarja dhe vendosja e tij ne krye te luftes tregonte per nivelin e larte intelektual dhe profesional me
graden e ushtarakut ate te Kolonelit.
Zv/shef i shtabit te pergjithsh. te UCK-se.
Biri dhe djali Golemas aty tregoi me zgjuaresi, se nga vinte dhe kujt vendi, fshati dhe njerezish e kish origjinen. Andej nga vendi i trimave e burrave qe ne luftera shekullore “kane ngrene barutin me dhembe” dhe “dyfeket lidhur me gjalme”
– thote populli i Kurveleshit e Laberise.
Na Golemi i Laberise, fshati qe nga krijimi i tij i ka dhene historise se Shqiperise burra trima, bijt e bijat e saj me kontributet si kuvendet e luftrat per liri e pavaresi ne shekuj.
~ Koloneli zgjodhi qe pseudonimin
ne lufte ta kishte SHPETIM GOLEMI..🇦🇱
– Shpetim sepse shkoi ne lufte, sakrifikoi dhe luftoi qe zgjedha Serbe ne kurriz te popullit Shqiptar te largohej.
– Ndersa GOLEMI ishte ajo qe e lidhte nga brenda zemres, si gjaku, origjina me vlera dhe krenarine e te qenit lab,
por na Golemi.
Ja ngriti larte supet, emrin dhe nderin si vetes, familjes, fisit, fshatit ashtu edhe krahines e gjith Shqiperise.
Mbas lufte kaloi sprova e veshtiresi te medha te cilat ai i perballoi me kurajo dhe guxim te madh.
Kjo beri qe emri dhe karakteri i tij mos ndryshoje por te duronte dhe fitonte.
Qe te kujtohet e nderohet mes luftetareve dhe gjith tjereve Golemasve e Shqiptarev.
Te mos humbas kontributi i madh i UCK-se shtabit te saj dhe gjith atyre luftetareve qe u sakrifikuan per lirine
dhe pavaresin e Kosoves.
~ Koloneli do ta gjesh sa mes shokesh e miqsh, aq edhe neper te gjith mediat e shkruara dhe vizive tv. ne emisione biseda dhe debate.
Niveli dhe karakteri i tij i larte ben qe tjeret ose te zbrapsen ose te degjojne e mesojne nga lufta çlirimtare.
Ai shfaq dhe flet bukur e lirshen, mendimet e tij.
Me nje gjuhe Golëmçe e vençe
– sic i thone na Laberia.
Neper gazeta, portale dhe libra te shkruar si per ushtrine historine dhe politiken. Dikur te vjetren e te kaluaren dhe ata ligacet qe na drejtojne sot.
Por duket e dallon per qartesine e saktesine me historikun e betejave luftes dhe ato qe kane kordinuar si me ushtrite forcat aleate ashtu dhe me politikanet.
– Djalë vëni, e bir Golëmi.
🔸️ Dritan Goxhaj.
~ Ashtu si babai i tij edhe togeri i ardhshem i forcave ajerore Shqiptare.
Ju bashkua luftes dhe
Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.
~ Lufta e kaliti, mesoi dhe e rriti oficerin dhe djalin e ri. Edhe pse i lindur e rritur ne mes Tiranes. Ai do ti qendronte besnik familjes, profesionit, kombit dhe fshatit te tij te origjines Golemit.
Duke marre armen ne dore dhe bashkuar atyre mijera Shiptare nga Kosova deri ne clirim te plote.
Togeri ka marre tipin dhe karakterin e forte e burreror te te jatit Kolonelit.
Kjo tregohet ne aktivitetin e tij te madh atdhetar e kombetar. Po keshtu neper media te shkruar gazeta e televizione.
Me biseda debate dhe analiza te thella rreth ushtrise politikes dhe gjeo-politikes globale. Kjo tregon pregatitjen e tij te larte dhe karakterin e trasheguar nga i jati.
Une ja ndjek dhe pelqej emisionet dhe postimet e tij per aktualitetin dhe realitetin e ngjarjeve dhe ceshtjeve qe ai analizon. Shpesh i komentoj dhe ngacmoj qe te mesoj me shume rreth temave dhe bisedave.
Si i Golëmas duket dhe e shpalos kur ai ngul kembe fort, ne ato te verteta dhe biseda qe thote e flet neper emisione e televizione kombetare e ato Kosovare.
🔸️ KOLONELI I UÇK -se.🇦🇱
~ Në pragun me atdhetarë
Vatra ku ti këmbët more
Ku jeta kohët ka ndarë
Me supet në sqota bore
.
~ Ku ka rrjedhur do pikojë
Gjaku të shpie ne fis
Lufta burrat i kërkon
I bën pjesë te historis
.
~ Shekujt nuk bien në gjumë
Tjerrin historinë në breza
Për kombin me halle shumë
Kryelartë që nga gjeneza.
.
~ Ndizet zjarri brenda gjirit
Një pjesë e kombit rënkonte
I flet babai të birit
Në krahët e tij e donte.
.
~ Komandanti zemër flakë
Për lufte i mire pregatitur
E njeh artin ushtarak.
Që fëmijë me të është rritur.
.
~ Vijnë nga malet e kuvëndit
Bërë luftë e dhënë besë
Gjaku burrave të Golëmit
Ecën nga brezi në brez.
.
~ S’të ndalën dot ec e eja
Nderim komandant “Shpëtimi”
Jo mor jo, s’ndalej rrufeja
Luftëtarët prisnin trimin.
.
~ Historia nuk harron
Që të vijë ditë e lirisë
Kur lufta trimat kërkon
Do jen djemtë e Labërisë.
———— 🌸🌸 ———-
Nderim per kolonelin Golëmas.
Me respekt dhe shume vleresim
po shkruaj kete poezi.
Kushtuar ketij burri te nderuar.
Autori: Mufit Çeli nga
Medari i Gjirokastres.
.
🔹️ Zoti i lartesuar.
Ti udhezoje, begatoje, nderoje dhe ruaj.
Bijte e Golemit, luftetaret dhe
clirimtaret e trojeve tona Kosove.🇦🇱
.
Kol/ Dilaver Goxhaj (Shpetim Golemi)
Toger Dritan Goxhaj Golemi.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!