05 Shkurt 2025
Grenell nuk flet në emër të presidentit Tramp, por vetem nga pozita personale të tij në njeanëshmëri e plotesisht në favor të Serbisë.
Që Grenell të konsiderohej se po flet në emër të Trump, ai duhej të ishte i deleguar serioz zyrtar i emëruar nga Presidenti.
Me nderyrjen e tij, Grenel bën skandal diplomatik dhe e prezanton vetën saktesisht se kush është, një serbofil i përkushtuar për t’i shërbyer Vucicit dhe qellimeve serbe kundër Kosovës.
Biseda e HARADINAJT me Grenell, ështe e turpëshme për Haradinajn, dhe një veprim i hapur tradhëtie nga ana e Ramushit, i cili po e thellon linjen e tij të tradhëtise të vulosur me dhenien e Cakorrit.
Kosova ruhet dhe mbrohet me figura politike si Albin Kurtin dhe jo me opoziten që shpif pafund, dhe që praktikisht është vënë në krah të Serbisë.
Nëse e gjithë Amerika, do të ishte si Grenell, ne shqipëtarëve nuk do na duhej ajo miqesi sepse u ndihmuam me clirimin nga Serbia. As Amerika, dhe asnjë aleat tjetër, me qe na ndihmuan, nuk kanë aspak të dreejtën për te na tregetuar dhe fatmiresisht ata nuk jane ne kete linje. Te mbeshtetesh tek Grenellat, eshte vetevrasje, do të kthehesh përsëri nën pushtimin sërb. E në një rrethanë të tille, përse me duhet aleati amerikan apo i cdo vendi tjetër, në se më ndan e copëton sic u veprua shekullin e kaluar?
Fatmirësisht Amerika ka më shumë njerëz të mirë e të arësyshëm, që e duan dhe e mbrojnë demokracinë, që I vleresojnë drejt ata te huaj që punojnë për vendet e tyre sic jështe Albin Kurti, se sa njerës si Grenell.
Grenel personalisht është i djegur si diplomat gjatë kohës që punoj në Gjermani.
Populli i Kosovës është në një moment kritik të historisë së tij, e duhet të bëhët me i kujdesshëm, që të ruaje lirinë e pamvarësinë e vendit duke u mbeshtetur tek Kurti e duke injoruar opoziten që punon kundër inreresit kombëtar e vetem për të ardhur në pushtet për mbrojtjen e pasurive të vjedhura e vazhduar si më parë.
Motra dhe vellezër te Repuplikë së Kosovës, ruani të ardhëmen tuaj për të votuar Kurtin, e jo hajnat e opozitës. Kini kujdes, mos veproni me tifozllek partishë, krahinash, e miqësishë personale. Do vije një dite që sejcili do te behet i përgjegjëshëm për femijët e tij, nipërit e mbesat, e përpara historisë, për qëndrimet që mbajne sot.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!