LUFTËTARI DRITAN GOXHAJ, NË ZBATIM TË AMANETIT POPULLOR, I SHPREHUR NË KËNGËN “MOJ HANKO BUZË KUTIA”

13
Aug
2023
Shkruan: LUAN BACI

Në vitet e veprimtarisë së Lidhjes së Prizërenit, si kudo, edhe në fshatin Golem të Kurveleshit këndohej një këngë e veçantë për mobilizimin në ushtrinë e Lidhjes së Prizërenit. Vargjet e saj janë:
“Moj Hanko buzë kutia,
Varu poshtë nga xhamia,
Të të shohin djemuria!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

O ju djem mos më ngacmoni,
Por merrni armët edhe shkoni,
Te Moll’ e Kuqe qëndroni,
Se po vinë qëntë e Moskovit!”

Kjo këngë është kënduar vijimisht në fshatin Golem të Kurveleshit, madje këndohet edhe në ditët e sotme. Këtë këngë e këndon gjithashtu edhe vet luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK), dhe i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc (UÇPMB), Dritan Dilaver Goxhaj, familja e të cilit vjen prej fshatit Golem të Kurveleshit, e cila është një këngë sa lirike aq edhe patriotike.
Molla e Kuqe ndodhet në veri të qytetit të Bujanovcit (Lugina e Preshevës). Derisa kjo këngë këndohet edhe sot, do të thotë se është amanet popullor; dhe amanetin, nuk e tret as varri, thotë populli. Dhe ja, në një moment të caktuar historik u krijuan kushtet që ai amanet shekullor i popullit tonë të vihej në jetë. Kete amanet shekullor erdhi momenti ta kryejnë bij të kombit nga të gjitha viset e trojeve shqiptare në Ballkan, pasi u zgjua vetëdija kombëtare si rrjedhojë e çlirimit të Kosovës pas një shekull robërie. Djemuria shqiptare e gjithë këtyre trevave krijuan UÇPMB-në. Një nga emrat e skalitur të kësaj ushtrie çlirimtare edhe djali golemas Dritan Dilaver Goxhaj, të cilët krijuan një ushtri 12-15 mijëshe.
Dritanit, komanda e UÇPMB i ngarkoi detyren e komandantit te batalionit të luftonte te Molla e Kuqe. Qëllimi i kësaj luftë të UÇPMB ishte bashkimi I Kosovës Lindore (Lugina e Preshevës) me trungun e saj amë – me Kosovën e porsaçliruar.
UÇPMB-ja kishte mbijetuar në Zonën e Ndaluar prej 5km rretheqark Kosovës, ku serbët s’kishin të drejtë të vendosnin armatim të rëndë që prej fushatës ajrore të NATO-s. Më të rënë Millosheviçi, u kuptua që kjo zonë do të anulohej, e UÇPMB-ja do të shpërbëhej. Çarmatosja e shpërbërja “vullnetar” i UÇPMB-së u imponua nga Marrëveshja e Konçulit. Lugina e Preshevës iu dhurua pastaj liderëve të ri serbë si dëshmi e simpative perëndimore pro tyre, e për ta forcuar autoritetin e ultra-nacionalistit Koshtunicës e të liberal demokratit Zoran Xhinxhiçit në sytë e nacionalistëve serbë.
The tash, pas 22 viteve, dy qeverite shqiptare, ajo e Tiranes dhe ajo e Prishtines e kane arrestuar luftëtarin vullnetar nga Labëria, Dritan Goxhaj-n dhe duan ta ekstradojne ne Gjykaten një etnike “të Kosoves”, Gjykaten Speciale kunder kombit shqiptar, gjykate e miratuar nga Parlamenti Kosoves me insistimin e ish-presidentit te saj Hashim Thaci, i cili besonte se do te conte gjithe shoket e tij, por vete do te mbetej i paprekur?!
Dy qeverite shqiptare, edhe pse tanime jane ne mosmarreveshje me njera tjetren, gjeten gjuhen e perbashket “te unitetit”, per te arrestuar e ekstraduar birin e LABERISE qe u perfshi me tere FAMILJEN ne luften per clirim te KOSOVES. NE SE NUK GJINDEN AKUZUES “PER KRIME” LUFTE, gjinden mjete te tjera “per t’i vene vegjen shtames”?! Kete rradhe perdoret “e drejta e fjales se lire” per te goditur fjalen e lire! Ne monizem kishim te drejte me pash, dhe fjale te lire per te kritikuar monarkine, por ne se kritikohej ndonje burokrat qe tregohej “me katolik se dhe vete Papa”, atehere karrieristet “besnike” te Partise, te tipit te UDB-asheve Ramiz Alia dhe Sali Berisha, te benin gjemen, duke te shpallur “armik te Partise e te atdheut”, ndersa tani, ne dhjerokraci, ku “fjala e lire” eshte flamuri i jetes ekonomike e politike, ke te drejte me pash te shash monizmin, she ENVER HOXHEN, por ne se shahet “demokracia”, te “martojne ate qe nuk thuhet”, kur i prek ne kallo grupeve te interesit dhe te huajve qe “punojne me humbje” ne grabitjen e pasurive kombetare shqiptare, duke e thelluar gjithnje e me shume varferine e shqiptareve e duke i detyruar te lene atdheun! Pra fjala e lire, tashme eshte nje mjet diferencimi, per t’u mbyllur gojen intelektilektualeve atdhetare! Nese jane te pamundur, atehere nentoka kunderkombetare e politikes ndez te gjithe motorret, e me qe nuk ka me miniera e burgje si ajo e Spacit famekeq, atdhetaret dhe luftetaret, denohen me buken e gojes, duke i lene pa pune familjarisht, sic eshte vepruar edhe me tere FAMILJEN Goxhaj e te luftetareve te tjere! Po ne se ana ekonomike e goditjes nuk mjafton, atehere ka edhe montime te tjera qe te bejne “te shijosh” burgun?! Mao Ce Dun, udheheqesi i “”Kines moter”, ka pase parim qe te turbullonte qellimisht per “te kthjelluar” qe te seleksiononte kundershtaret. Me sa duket, fjala e lire ne SHQIPTARI, eshte perzjere me keto parime te se kalueres moniste, e ndaj duhen denuar luftetaret e lirise e familjet e tyre nga njera ane, dhe nga ana tjeter te ngrihen ne pedestal Zogjte e mbreterise qe rrembejne valixhet e ia mbathin ne kohe pushtimi te atdheut, apo kolaboracioniste te pushtuesve. PO A ESHTE RASTESI DENIMI I USHTAREVE TE UCKse, dhe i zinxhirit komandues te UCK-se? A eshte objektivi I cveshjes ne syte e opimioni nderkombetar i idealit te asaj lufte te drejte e te lavdishme? A eshte qellimi i rikthimit te pushtimit nga Serbise? A duan politikanet “e medhenj te varrosen ceshtjen kombetare shqiptare, per “ruajtjen e paqes” ne Ballkan? A duan keto skenare t’i thone shqiptareve, “sus” se ne u burgosim po mbetet te gjalle pas lufte? A duan keta politikane “te medhenj” te mbytin te drejten dhe atdhedashurine e shqiptareve? E per te gjitha keto pyetje, fatkeqesisht la nje pergjigje: “po, ato jane qellimet e tyre ogurrzeza”. E per te gjitha keto, ka edhe nje pergjigje tjeter: “Jo zoterinj, ju nuk do ta shuani dot kurre te drejten e shqiptareve per ribashkim, perparim, sepse atdhedashuria eshte ne genin e SHQIPTARIT, sepse shqiptari ka lindur nga stralli, e fluturon lart bashke me flamur e shqiponje, e nuk ka kush e ndal! Kush beson se e ndal shqiptarin ne jete te jeteve, GABON, GABON, GABON!
SHËNIM: Për hartimin e këtij shkrimi jemi bazuar edhe në: (1) Enciklopedia e Lirë WIKIPEDIA, shkrimi “Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB);
(2). http://www.refworld.org/docid/498805fbc.html raporti nderkombëtar MEDIET-2166 Nicholas Wood, 26/1/0
Faleminderit
12 GUSHT 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk