Pleqëria s’ vjen me kalë,
Ajo vjen heshtur, ngadalë
Mbi kokë bie bor’ e bardhë.
Përrenj në faqe, në ballë.
–
Nuk nxiton dot si më.parë.
Si dikur kur ishte djalë.
I matur kur tjotë një fjalë.
S’ dallon mirë sendet përballë
–
Si mjaftojnë këmbët kur ec,
I duhet dhe këmbë e tretë
Një shkop të fortë për dreq.
Dhe syve t’i vërë qelq.
–
Shokë ka moshën e tretë.
Ç’ janë nën ‘të, asnjë nuk njeh.
Ulet me ta në kafe.
Kujton gjithë bëmat në.jetë
–
Nuk e deshi, e pranoi
Kundra dëshirës e ftoi.
Dhe derën sikur t’ia mbyllte.
Nga dritarja do t’i hynte.
–
Butë-butë iu afrua,
“Ti s’ më do, po unë të.dua.
Bashkë do shtyjmë dhe pak vjet,
Sa të të.japë Zoti.jetë.”
–
Hap një libër e lexon.
Mer një revistë.e shfleton.,
Ekranin e kontrollon
Telefonin s’e lëshon .
–
Thonë që është bërë zevzek,
Unë atij i jap të drejtë.
Dilet në skenë pa brekë?!
Shajnë gratë.më keq nga djemtë!
–
Belbëzon si një fëmijë
Kur ngjitet mezi mer frymë.
Ç’ kanë gjunjët, pse ju prenë?!
S’ e bën rrugën si përherë!
–
Është bërë pak i bezdisur.
Herë herë kokë krisur.
S’ duron sherre, s’ duron zhurmë.
Seç ka, grindet dhe në gjumë!
–
Thotë e jetova pranverën,
E shijova edhe verën.
Dhe vjeshtën, stinën e tretë.
Dimrin s’ e durojnë pleqtë.
Volos, 30.7.2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!