Hasan Tahsini lindi në vitin 1812 në fshatin Ninat të Sarandës dhe vdiq më 1881,. Është djali i Osman Efendi Rushit Ahmedit, i cili ka qenë një dijetar i shquar;
Hoxhë Hasan – Tasin Efendiu, jo vetëm që nuk e harroj asnjë herë se ishte shqiptar, por meqë ishte ndër shqiptarët më i formuari, më i dituri, më i ngrituri, gjithnjë printe në çështjen shqiptare-kombëtare.
Ishte ndër të parët që hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe. Ishte ndër të parët, nga nismëtarët, për themelimin e Shoqërisë Kulturore Shqiptare të Stambollit (1879). Ishte nga të parët në themelimin e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Mehmeti, Tosumi, Kasemi, Naimi, Samiu, si edhe atdhetarët të tjerë, J. Vreto, K. Kristoforidhi, K. Hoxhi etj. ishin jo vetëm nxënësit e tij, plotë besnikëri, por edhe bashkëpunëtorë kryesor.
Hoxha Hasan – Tahsin Efendiu, përveç që ishte atdhetar, një nga figurat më kryesore, më madhore, ishte motori i Rilindjes Kombëtare Shqiptare
Hoxha, para emrit Hasan, nuk është emër, por një titull i lartë, shumë i nderuar i kohës, që do të thotë: Dijetar mbi dijetarët, ose në gjuhë të sotme: Akademik…Kurse mbiemri Tahsin, pas emrit Hasan, nuk është mbiemër, por është një cilësi dalluese, shquese, vlerësuese, që i ishte dhënë qysh kur ishte student në Stamboll, sepse ishte më i dalluari, më i shquari, më i vlerësuari.
Nuk ishte vetëm fetar apo teolog, por ishte edhe psikolog, sociolog, pedagog dhe ishte më i pari astronom në tërë Perandorinë Osmane
Nuk ishte vetëm atdhetar, por ishte edhe dijetar, mendimtar, përkthyes, poet, shkrimtar, letrar… Ishte një iluminist enciklopedist.
Ishte njohës për bukuri në astronomi, filozofi, teologji, matematikë, fizikë, histori, gjeografi, bujqësi, letërsi…
Ishte pionieri i parë i Shkollës Psikologjike
Për të gjitha këto aftësi ka dëshmi.
LAVDI atdhetarit mendjendritur Hoxhë Hasan Tahsini.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!