Hedhja poshtë e mashtrimeve [rreth prejardhjes së albanëve (shqiptarëve) në Europën Juglindore (Ballkan)], që mohojnë autoktoninë !

10
May
2025
Autor: Kol Marku-Itali


______________
Ja dhe një shkrim kontavers që kerkon me çdo kusht që t’i lidhë shqiptaret me albanet e Kaukazit apo me popullin e Alba Longes, apo dhe të Kolkides mjafton që t’i bejë ato të ardhur dhe t’u mohojë autoktoninë në Europen Jug-Lindore (Ballkan). Në artikullin: «Astron Alba Longa dhe Albanet», (publikuar në FB 09.11.2024) : ky autor i pa identifikuar nën pseudonimin «ASTRON» shkruan:
«Si si lindi emri i qytetit Alba Longa në Itali, këtë na e tregon Virgjili në vargjet 8.26 te “Eneida”.Në këtë fragment ai tregon se pasi Enea mbërrin pranë fiseve latine në kërkim të vendbanimit të ri, në ëndërr i shfaqet perëndia e lumit Tiberinus dhe i thotë se ti do ta ndërtosh qytetin aty ku do të gjesh një dosë të bardhë e cila qendron shtrirë me tridhjetë derrkucë të bardhë. [1]Enea më pas, me djalin e tij Askanin, ndërton aty qytetin dhe ia vendos emrin Alba që në latinisht do të thotë “e bardhë”, në kujtim të dosës së bardhë që gjeti aty.
Banorët e vendit morën emrin më pas Albanë, njësoj si edhe mali që qendronte aty pranë. Qyteti shtrihej përgjatë një lumi, pra në formë të gjatë, prandaj ata i shtuan edhe emrin Longa që dmth e gjatë, dhe kështu qyteti mori emrin përfundimisht Alba Longa, Alba e gjatë. Marin Barleti e lidh edhe emrin e albanëve të Shqipërisë me këta albanë. Në faqen 46 te libri “Historia e Skënderbeut” ai shprehet: “Arbrit e kanë zanafillën e tyre nga albanët, popujt e motshëm e të ditur të Italisë, të cilët kanë banuar edhe në një pjesë të Kolkhidës (këtu e ka fjalën për Albanët e Kaukazit). Ma merr mendja se prej këtyre rrjedh edhe gjuha arbërore». [2]
Ky autor më pas shkruan:
«Trog Pompei (historian romak i shekullit I pr.e.s). thotë se zanafilla e albanëve (të Kaukazit) është italike, sepse -pohon ai- albanët ndoqen nga pas Herkulin kur ai u largua nga Italia, pasi kishte kryer detyrën për të ruajtur lopët e Gerionit. Ai i kishte kullotur ato lopë në malin Alban pranë Alba Longas dhe aty ishte njohur me banorët.” Pra me këtë fragment Barleti i sjell albanët e Shqipërisë si koloni nga Kaukazi. Duke qenë se Kolkida është pranë albanëve të Kaukazit, një mundësi është se Albanopoli të jetë themeluar edhe nga kolonët kolkidas, që për romakët njiheshin si albanë. Madje edhe Ulqini thuhet se është themeluar nga Kolkidasit. Historianët romakë Tit Livi dhe Plini i Vjetër thonë se Ulqini quhej Kolkinium dhe është themeluar nga kolonët e ardhur nga Kolkida (që te grekët antikë njihej si Kholkis). Mundësia e tretë është se shqiptarët të mos kenë lidhje fare me albanët e këtyre kolonive, por të kenë ardhur nga trojet iliro-dardane dhe janë vendosur pikërisht në ish territoret e këtyre albanëve dhe të kenë marrë pastaj emrin e vendit. Albanët origjinalë mund të jetë larguar nga vendi pas pushtimeve sllave e bullgare dhe t’ua kenë lënë vendin arbërve e sllavëve, ose janë asimiluar në këto dy popuj. Në fakt nuk ka asnjë fakt që albanët e përmendur nga Ptolemeu të kenë qënë fis ilir, sepse ata nuk shfaqen në asnjë hartë apo shkrim para pushtimit romak. Mund të kenë qenë edhe koloni romake nga Kolkida a Alba Longa. Klaud Ptolemeu thotë: “te albanët shtrihet Albanopoli”, dhe nuk thotë askund se ata ishin fis ilir. Ata nuk përmenden më nga asnjë autor tjetër në histori dhe kjo është një enigmë e madhe.» [3]
ANALIZE (K.M.)
Pretendimet e këtij pseudohistoriani nën masken «ASTRON» janë të pa baza dhe antishqiptare, pasi ky mohon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, duke u mbështetur në mitin e Alba Longa-s, albanëve të Kaukazit, dhe spekulime të tjera për themelimin e Ulqinit nga Kolkidasit. Pretendimi se shqiptarët e sotëm rrjedhin nga albanët e Kaukazit ose nga kolonë të ardhur nga Italia (p.sh. Alba Longa) është një pseudoteori e rrezikshme, e cila nuk mbështetet në asnjë provë gjuhësore, historike apo arkeologjike, dhe përfaqëson një përpjekje për të minuar autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan.
Miti i “Alba Longa” dhe gabimi onomastik:Virgjili, në Eneida (Libri VIII, vargjet 26 e tutje), rrëfen një mit ku heroi trojan Enea, gjatë kërkimit për vendbanim, takon perëndinë e lumit Tiberinus, i cili i tregon se do të themelojë qytetin aty ku do të shohë një dosë të bardhë me 30 derrkucë. Këtij vendi Enea i vë emrin “Alba”, që në latinisht do të thotë “e bardhë” (albus, -a, -um) dhe, për shkak të vendndodhjes përgjatë një lumi, i shtohet edhe “Longa” (“e gjatë”). Ky është një mit themelues romak, jo një burim historik i besueshëm. Emri “Alba” nuk ka lidhje me “Albanët” e Ballkanit, përveç ngjashmërisë së rastësishme fonetike. Të përdoresh këtë si provë etnogjeneze është një keqinterpretim me qëllim të caktuar politik.
Herkuli nuk përmendet në Iliadë apo Odisenë si pjesëmarrës në Luftën e Trojës: Në veprat madhore të Homerit (Iliada dhe Odisea), Herkuli (Herakliu) nuk është pjesë e Luftës së Trojës, edhe pse përmendet si një hero i famshëm i kohëve të mëparshme. Ai konsiderohet si një gjeneratë më e hershme e heronjve dhe përshkruhet si një gjysmëperëndi që kishte përmbushur 12 punët e tij shumë kohë para epokës së Akilit, Hektorit dhe Eneas. [5] Kjo do të thotë se Herkuli nuk ishte bashkëkohës i Luftës së Trojës, por i mëparshëm në kohën mitologjike.
Enea Dardanidi dhe Alba Longa: Enea, biri i Ankhisit dhe perëndeshës Afërdita, ishte një dardan i mbijetuar nga Lufta e Trojës, dhe sipas Virgjilit, ai udhëtoi drejt Italisë dhe themeloi linjën mbretërore që do të çonte tek Romuli dhe Remi, themeluesit e Romës. Djalin e tij, Askanin (Iulus), e përmend Virgjili si themelues të qytetit Alba Longa. [6] Pra, mitologjikisht, Enea dhe pasardhësit e tij vijnë në Itali pas Luftës së Trojës, e cila sipas traditës ka ndodhur rreth shek. XIII para erës sonë. Kjo është shumë kohë pas kohës së Herkulit, që konsiderohet si gjeneratë e mëhershme heroike.
Miti i Herkulit dhe ndjekja drejt Kolkidës – një përzierje mitesh të papërputhshme kronologjikisht: Legjenda që disa “popuj e ndoqën Herkulin nga Italia drejt Kaukazit” pasi ai kishte ruajtur gjedhët e Gerionit dhe kishte kaluar përmes Albanës (Italisë), është pjesë e traditës mitologjike romake ose «helenistike», por nuk mund të përzihet me linjën e Eneas, i cili vepron shekuj më vonë në kohën mitologjike. Prandaj, kronologjia mitologjike e Herkulit nuk përputhet me atë të Eneas. Përpjekja për t’i bashkuar në një zinxhir “logjik” është absurde dhe e motivuar ideologjikisht, jo shkencërisht.
Kështu që përdorimi i Herkulit për të justifikuar prejardhjen e shqiptarëve është fallsifikim i paster:Përdorimi i mitit të Herkulit dhe lidhja e tij me Enean dhe me albanët e Kaukazit apo të Ballkanit, është një konfuzion kronologjik dhe mitologjik, që: Shkel çdo logjikë historike dhe çdo strukturë të kohës mitike greko-romake.Tregon mungesë metodologjie, ose më keq, një qëllim të qartë për të fabrikuar identitete të rreme. Ky është një shembull klasik i mënyrës si pseudo-historianët përdorin mite të paqarta, i ngatërrojnë qëllimisht dhe i paraqesin si “fakte historike”, për të shërbyer narrativave që mohojnë autoktoninë shqiptare.
Keqpërdorimi i Marin Barletit – interpretim jashtë kontekstit: Autori i mësiperm me pseudonimin «ASTRON» përmend Marin Barletin, i cili në faqen 46 të “Historisë së Skënderbeut” shkruan:“Arbrit e kanë zanafillën e tyre nga albanët, popujt e motshëm e të ditur të Italisë, të cilët kanë banuar edhe në një pjesë të Kolkhidës…” [5] Ky pasazh është pjesë e një përpjekjeje humaniste për të ngritur në nivel mitik figurën e Skënderbeut dhe shqiptarëve. Barleti përdor stilemën klasike të përzierjes së mitit me historinë, gjë tipike për humanistët e Rilindjes, por nuk mund të merret si bazë e plotë për studime shkencore moderne.Gabimi i pseudo-historianit që përdor këtë citim si provë është mosdallimi mes diskursit retorik humanist dhe kërkimit historik objektiv.
Legjenda e Herkulit dhe pretendimi i Pompe Trogut – mit, jo histori: Sipas Justinit, i cili përmbledh veprën e Pompe Trogut, thuhet se disa popuj ndoqën Herkulin pasi ai kishte ruajtur lopët e Gerionit dhe kishte kullotur në malin Alban pranë Alba Longa. Ata u vendosën në Kolkidë (në Kaukaz). [6] Ky është mit greko – romak, jo dëshmi historike. Pretendimi se albanët e Kaukazit janë pasardhës të një kolonie italike është interpretim fantastik i një fabule mitologjike.
Përdorimi spekulativ i emrit Kolkida dhe Ulqini: Autori shfaq një pretendim të rremë se Ulqini ishte themeluar nga kolonë nga Kolkida dhe përmendet si Kolkinium sipas Plinit të Vjetër dhe Tit Livit. Por asnjë burim i besueshëm nuk e konfirmon këtë emër për Ulqinin. Plini i Vjetër përmend Ulcinium si një koloni e vjetër ilire, por nuk përmend Kolkidasit. [7] Po ashtu, Tit Livi nuk e lidh këtë qytet me Kaukazin. Kjo është një shpikje e pastër, që synon të krijojë një narrativë alternativë për t’u mohuar shqiptarëve një prej qendrave të tyre të lashta në bregun ilir.
Spekulimi mbi Albanopolin dhe Ptolemeun: Ky pseudo-historian thotë: “Klaud Ptolemeu thotë: te albanët shtrihet Albanopoli, dhe nuk thotë askund se ata ishin fis ilir.”
Ky është një keqinterpretim i rëndë i burimeve. Ptolemeu, në Geographia (Libri III, 12, 20), e përmend Albanopolin në Moesia Superior, afër Dardanisë dhe Dyrrahut – që është qartazi territor ilir. ( Arkiologjia shqiptare ka përcaktuar ne rajonin Zgerdhesh mes Durresit-Krujes – e Tiranës) [8] Fakti që ai nuk e thotë shprehimisht “fis ilir” nuk përjashton përkatësinë e tyre, pasi ai nuk përmend etnitete sistematikisht për çdo qytet. Në të vërtetë, të gjitha hartat moderne e vendosin Albanopolin si qytet ilir, bazuar në burime krahasuese dhe toponimi.
Mohimi i autoktonisë – motiv ideologjik: Në përmbyllje, autori sugjeron: “Shqiptarët mund të mos kenë lidhje fare me albanët e këtyre kolonive, por të kenë ardhur nga trojet iliro-dardane dhe të jenë vendosur në territoret e këtyre albanëve.” Ky pretendim e kundërshton vetveten: nga njëra anë mohon autoktoninë e shqiptarëve, nga ana tjetër pranon se kanë ardhur nga troje iliro-dardane – pra janë ilirë, çka përbën autoktoni në Ballkan. Por më keq akoma është pretendimi: që shqiptarët “zunë vendin e albanëve origjinalë”.Kjo është një pershkrim nacionalist sllavo-bizantine e shek. XIX- XX, e përdorur nga propagandistët serbë për të legjitimuar dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia. [9]
Kjo “tezë” është: e bazuar në mite dhe legjenda (Virgjili, Herkuli), dhe nund të kete vetem vlerë mitike, por me e keqja është se ajo është e përpunuar përmes interpretimesh të deformuara të burimeve (Barleti, Ptolemeu), e mbështetur nga spekulime gjeografike të paqena (Ulqini = Kolkinium), dhe shërben për të justifikuar mohimin e autoktonisë së shqiptarëve. Ajo është shkencërisht e pabesueshme, metodologjikisht e diskredituar dhe politikisht e rrezikshme.
Shenim : Atje ku do të lexoni apo degjoni term «GREK», «Gjuhë e lashtë greke», apo «Greqishte Homerike» këto terma janë në perdorim pas shekullit 19-të, më pare nuk kanë ekzisuar si term etnik e kulturor!
FUSNOTAT
[1] Astron: «Alba Longa dhe Albanët» (Facebook, 09.11.2024).
[2] Po aty.
[3] Po aty.
[4] Virgjili, Eneida, Libri VIII, 26–65; për themelimin mitik të Alba Longa.
[5] Homer, Iliada dhe Odisea; përmendje të Herkulit si hero i së kaluarës, jo pjesëmarrës në Luftën e Trojës.
[6] Virgjili, Eneida, Librat VI–VIII; për themelimin e Alba Longa nga Askaniumi, djali i Eneas.
[7] Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, përkth. Stefan Prifti, Tiranë: Toena, 2004, fq. 46.
[8] Justinus, Epitome Historiarum Philippicarum (përmbledhje e Trog Pompei), Libri XLIII; për mitin e Herkulit dhe Kolkidasit.
[9] Pliny the Elder, Naturalis Historia, Libri III.26; nuk përmendet askund që Ulcinj quhej Kolkinium.
[10] Claudius Ptolemaeus, Geographia, Libri III.12.20; Albanopoli vendoset në Moesia Superior, afër Dardanisë (Kosovës dhe Shqipërisë së veriut).
[11] Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, New York: NYU Press, 1998, fq. 65–68.
____________
Kol Marku – Itali
10 Maj 2025

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk