Heqja e flamurit te UCK-se se LAVDISHME, akt i turpshem, i paprecedent i policise RAMA. Edi Rama, duhet te japesh jep doreheqjen!

09
Jun
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Ne ndeshjen e djeshme te futbollit Serbi-Shqiperi, ne stadiumin kombetar “Air Albania”, u krye akti i turpshem kunderkombetar i Policise se shtetti shqipetar me kryeminister vellaun e Vucic, Edi Rama. Ky veprim jashtezakonisht i rrezikeshem, eshte nje mjet i percarjes, i futjes se urrejtjas qe Serbia, nepermjet klikes sunduese kunderkombetare te Tiranes, agjenteve te tyre ne Shqiperi, i bere per te denigruar luften e lavdishme te UCK-se, e futur urrejtjen midis shqipetareve te te dy aneve te kufirit Shqiperi-Shqiperi (Kosove).

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Hipokrizia ne politike, e se bashku me te paturpesine, nuk ka e nuk mund te njohe kufij, ne vrapin e kundershqipetareve ne te dy anet e kufirit.

Edi Rama flet me pasion te madh, cirret per respektimin “e mbrojtjen” e komandanteve te UCK-se Hashim Thaci dhe Kadri Veseli, per “pamjaftueshmerine” e punes qe behet per mbrojtjen e tyre ne gjykaten farse e gracke “te Kosoves” ne Hage, por nga ana tjeter perdhos flamurin nen te cilin kane luftuar HASHIM THACI dhe KADRI VESELI se bashku me mijera vajza e djem te Kosoves e nga tere SHQIPETARIA! Te bertasesh “me dashuri te madhe” ne mbrojtje te Hashim Thacit e te tjereve ne gjykaten raciste, njeetnike te Hages, e cila ne fakt eshte nje mine me sahat, e kurdisur mire nga inteligjenca serbo-ruse, ku fatkeqesisht rane edhe aleatet tane perendimore, e ne anen tjeter te besh veprime te tilla skandaloze, duke levizur me polici, simbolet e shenjta kombetare, sic eshte flamuri i UCK-se, eshte hipokrizi, paturpesi dhe nje veprim i rende tradhetie. Por nuk ka se si te pritet ndryshe, nga nje brum i tille “udheheqesish” qe ne zgjedhim e i veme ne krye te puneve, udheheqes qe i marrin jo vetem keshillat, por edhe urdherat nga kundershqipetare dhe shoviniste fqinje, kur ne veprimet e ketyre udheheqesve ka vetem konjuktura per pasurimin vetjak.

Veprimi i djeshem, perdhosi nje komb te tere. Ai i tha edhe nje here shqipetareve, se ne Republiken e Shqiperise komandon e vendos Beogradi dhe Athina. Kjo eshte vertet te ulerish me sa fuqi te kesh, por bashke me te, duhet edhe te shterngosh grushtet e per t’ja leshuar e shkaterruar kete klase politike kunderkombetare, qe e shet per para dinjitetin kombetar dhe integritetin e atedheut.

Nuk ka se si te mos te te vije ne mendje se perse RAMA bertet “ne mbrojtje” te Hashimit. Ngjarjet dhe faktet, qe pasojne njera tjetren, jane njkohesisht edhe vlera per te ndihmuar te teren, ne zbulimin dhe demaskimin e qellimit te kryerjes se tyre. “Mos e vet, se te tregon vete” thote populli i Kosoves, dhe keto me fakte te veprimetarise kunde Kosove e kunder Shqiperise, tregojne se jane plotesim i nje pune te thelle armiqesore te nje pune e lufte hibride, te gjitheaneshme, me te gjitha mjetet e rruget, qe nga ajo me thjeshta e me banalja, deri tek ato me te sofistikuara e profesionalja, ne shkaterrimin e krejte SHQIPETARISE.

Nje vezhgues i kujdesshem, jashte dhe larg preferencave partiake, krahinore e ideologjike, nuk ka se si te mos shkoj ne bindjen, se lufta e Rames, ne “ndihme” te Thacit, eshte kerkese the urdher i dhene nga Vucici, nga po ai Vucic, qe ja kopsiti dosjet Thacit dhe te gjithe UCK-se per ne Hage. Por tani ka nje pozite tjeter interesi te Vucic, ne raport me shqipetaret. Ai vlereson se ja ka arritur qellimeve te tij me gjykaten e Hages, e tani Thaci, me shume se sa i burgosur ne Hage, i duhet i lire e me peshe politike ne Kosove, qe te thyeje rezistencen e Albin Kurtit, ndaj asocionit dhe planeve te tjera sebe kunder Kosoves. Ne funksion dhe ne realizimin e ketij objektivi, spjegohet edhe afrimiteti i madh i Rames me opoziten kosovare, te vene plotesisht ne sherbim te Serbise, dhe ne hapat e panumerta qe Rame ben per izolimin dhe demtimin e Albin Kurtit e te qeverisjes se tij ne Kosove.

Per Ramen, “Kosova eshte toka e askujt”, dhe kjo thenie e tij plotesisht ne interes te Serbise, materializohet me te gjithe veprimetarine e tij, perjashtuar deklaraten e tij ne Beograd, kur tha se Kosova eshte shtet i Pamvarur dhe Sovran, deklarate qe pa e tepruar aspak, duke analizuar te gjithe veprimetarine e tij ndaj Kosoves, ishte thjesh hipokrizi, per te mbuluar tradhetine e tij, shitjen e interesave te Kosoves tek Beogradi.

Rama “harron” se per clirimin e Kosoves dhane jeten edhe vajzat e djemte e Shqiperise e te viseve te tjera te SHQIPETARISE, e ky gur themeli i vene, si gjate gjithe historise sone kombetare, me gjakun e te gjithe kombit shqipetar, nuk shkaterrohet dot nga politikane qe nuk kane atedhe. Guret e themelit te vene me gjak e zemer midis shqipetaresh, nuk do te lejojne qe ju gjakeprishur, ne Tirane e ne Prishtine, e kudo qofshi, te shkaterroni unitetin kombetar midis shqipetareve.

Rama, jep doreheqjen, se populli do ta vere hune me fuqishem me zullumet e tua qe nuk kane te mbaruara.

UCK-ja, kjo faqe e lavdishme ne historine tone kombetare, nuk eshte vetem e Kosoves, ajo eshte ne rradhe te pare e SHQIPETARISE, po ashtu, sa e Kosoves, eshte edhe e Shqiperise ame, sepse u brujt me gjakun e te gjithe shqipetareve, pa dallim krahine, feje dhe ideje.

LAVDI UCK-se dhe popullit trim e liridashes te KOSOVES MARTIRE.

08 Qershor 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk