Hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës – BE e konfirmon: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës

22
May
2025
Mar nga Mekulipress


Hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës – BE e konfirmon: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se kanë nisur t’i heqin masat ndaj Kosovës. Ajo në një konferencë në Prishtinë të enjten ka thënë se heqja është e kushtëzuar me shtensionimin në veri. Po ashtu, Kallas ka bërë thirrje për formim më të shpejtë të institucioneve duke përmendur këtu se kjo duhet të bëhet për të paraqitur agjendën e reformave dhe të përfitojë nga Plani i Rritjes. Kallas ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është në fuqi dhe se palët duhet ta respektojnë.aqedonisht
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se kanë nisur t’i heqin masat ndaj Kosovës. Ajo në një konferencë në Prishtinë të enjten ka thënë se heqja është e kushtëzuar me shtensionimin në veri. Po ashtu, Kallas ka bërë thirrje për formim më të shpejtë të institucioneve duke përmendur këtu se kjo duhet të bëhet për të paraqitur agjendën e reformave dhe të përfitojë nga Plani i Rritjes. Kallas ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është në fuqi dhe se palët duhet ta respektojnë.
Kallas ka thënë se heqja e masave po bëhet gradualisht. Ka thënë se veprimet e institucioneve të Kosovës në veri së fundmi, me mbylljen e zyrave paralele, nuk i shërbejnë shtensionimit.
“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjet me Evropën. Por është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri. Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia minon përpjekjet drejt shtensionimit”, ka deklaruar ajo. “Duhet të kuptohet që nuk duam të shohim përshkallëzim në veri. Kam qenë vetë e angazhuar që t’i bind anëtarët e BE-së që t’i heqim masat, por thonë se Kosova duhet ta respektojë marrëveshjen e Ohrit dhe se përshkallëzimi në veri po vazhdon përkundër kësaj. Kjo është pengesa që kemi. Jemi të gatshëm të bëjmë hapat tonë, por vërtetë duhet të shohim shtensionim në veri”.
Sipas saj, nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim në bllok. Në konferencën për media të mbajtur gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo ka thënë se Kosova i takon familjes evropiane.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk