HISTORIA E SHTETEVE BALLKANIKE ËSHTË HISTORI E PUSHTIMEVE, OKUPIMIT TË TERRITOREVE, E ASIMILIMIT DHE SPASTRIMEVE ETNIKE

21
Jun
2023


Përgatiti: Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Si u sllavizua Gadishulli Ilirik
Sipas parimeve shkencore, historiografia reale, shkenca e së vërtetës mbi ngjarjet e periudhave të kaluara, nuk duhet t’i falsifikojë dëshmitë, burimet historike, t’i fshehë pushtimet e dhunshme të territoreve të huaja, okupimet, sundimet barbare, krimet dhe gjenocidet, asimilimi dhe dëbimet masive të popullsisë autoktone.
II.
Mbi pushtimet sllave, serbizimin dhe bullgarizimin e vendbanimeve, dëbimin dhe asimilimin e banorëve autoktonë në Maqedoninë Veriore
Kjo histori e shkurtër mund t’u shërbejë si shembull edhe për të gjitha vendbanimet tjera dhe banorët e tyre, si u sllavizuan përmes propagandës kishtare dhe forcës ushtarake e policore të regjimeve pushtuese të këtyre territoreve, nga Mesjeta deri në ditët e sotme, sidomos nga vitet 1878, 1913, 1945 dhe më vonë.
Përmes dëshmive të paraqitura në vazhdim të këtij shkrimi, shihet qartë se këto territore kanë qenë të banuara ndër mijëvjeçarë nga fiset e lashta ilire-trake-pajone-dardane, siç dëshmohet edhe nga Opservatori megalitik i quajtur nga studiuesit e kohës sonë “Kokino” dhe vendbanimi i afërt “Kokino selo”, ndërkohë që aty edhe sot e kësaj dite nuk mund të fshihen dhe falsifikohen gjurmët e katundit me emrin “Arbanasi” ose “Arbanasko selo” (katundi shqiptar, si një vendbanim tjetër i lashtë, katundi Delovë (Delovcë), plotësisht i sllavizuar dhe boshatisur më vonë. Katunde me emra të njëjtë, ose të ngjashëm ka gjithandej në hapësirat e Gadishullit Ilirik, të banuara historikisht nga shqiptarët.
Shpalime historie: Maqedonia Veriore (2)
OPSERVATORI MEGALITIK NË KOKINO (ARBANASI)
Kokino njihet si observator megalitik, që gjendet në rajonin e komunës së Staro Nagoriçanit, në një distancë prej rreth 75 km nga Shkupi, 35 km nga Kumanova. Ndodhet në majën e “Tatiçev kamenit” (Guri i Atit – Guri shenjtë), dhe emrin e ka marrë nga fshati i afërt me të njëjtin emër.
Zona më e gjerë arkeologjike e Kokinës (Arbanasit) mbulon një hapësirë prej rreth 30 hektarësh. Gjetjet më të vjetra arkeologjike datojnë rreth shekullit të 19-të para erës sonë, që korrespondojnë me epokën e hershme të bronzit. Ajo tregon shenja pushtimi për periudhën nga shekulli XIX deri në shekullin e VII para erës sonë.
Gjetjet nga epoka e mesme e bronzit (rreth shekujve 16-14-të p.e.s.) janë më të shumtat (kryesisht enë qeramike, mullinj guri, disa kallëpe dhe një varëse). Një gërmadhë nga epoka e hekurit u zbulua në vitin 2009. Mbetjet e enëve të mbushura me gjësende dhe ushqime u gjetën të depozituara në të çarat e shkëmbinjve, gjë që shkaktoi interpretime se vendi ka qenë një tempull i shenjtë pagan, që besohet se ka shërbyer si opservator (në kuptimin e sotëm), në kuptimin më të gjerë: “Mali i shenjtë”.
Si mund të konsiderohet kjo histori, kur brenda një periudhe jo më tepër se një shekulli, gati të gjitha vendbanimet në Maqedoni të trajtohen si serbe, bullgare, maqedonase (sllave), e asnjëherë si shqiptare, së paku kur bëhet fjalë për historinë e lashtë të këtij rajoni, para ardhjes së fiseve sllave në këto hapësira?!
(21 qershor 2022) / Nga Arkivi /

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk