HOMAZHE DHE KURORA ME LULE PRANË VARREZAVE TË DËSHMORËVE TË SHKODRËS

01
Dec
2023
Shkruan: Gjon Bruçi

SHKODËR, 29 NËNTOR 2023
79 Vjetori i Çlirimit të Atdheut

Në 79 vjetorin e Çlirimit të Atdheut, me datën 29 Nëntor 2023 u bënë homazhe e u vendosën kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve të Shkodrës. Në homazhe morën pjesë Kryetari i Bashkisë, Prefekti i Qarkut, si dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve, të Organizatës së Dëshmorëve, të Partisë Komuniste si dhe qytetarë nga Shkodra e rrethinat.
Në lajmet që u dhanë nga media vizive vendore e qendrore për këtë aktivitet, u theksua si “risi”, pjesëmarrja për të parën herë pas 33 vitesh të përfaqësauesit të Bashkisë, si dhe “vendosja” pranë memorialit të Dëshmorëve e “yllit të kuq” nga ana e Partisë Komuniste.
Të dyja këto “risi” nuk qëndrojnë si të tilla:
1-Është e vërtetë që prej 32 vitesh përfaqësuesit e Bashkisë së Shkodrës nuk kanë pranuar të bëjnë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve, që gjenden tek kodra në verilindje të qytetit. Kjo sepse, këta ish pushtetarë vendorë, të spektrit të djathtë, nuk e kanë njohur ditën e çlirimit as për Shkodrën e as për Shqipërinë.
Po ashtu është e vërtetë që këtë vit, për të parën herë, përfaqësuesit e rinj të Bashkisë, jo vetëm morën pjesë në homazhe, por së bashku me Organizatën e Veteranëve e të Dëshmorëve, organizuan këtë ceremoni zyrtare. Të dyja këto nuk janë “risi”, por e para “thadhëti ndaj gjakut të të rënëve”, nërsa e dyta, zbatimi rigoroz i kërkesave të Kushteutës, e cila datën 29 Nëntor, ashtu si gjithë datat e tjera historike, i ka sanksionuar me ligj të veçantë.
2.”Risia” e dytë, sipas medias, ishte vendosja tek memoriali i Varrezave të Dëshmorëve i Yllit të Kuq nga ana e Partisë Komuniste. Kjo “risi” mediale, nuk është aspak e vërtetë. Partia Komuniste për Qarkun e Shkodrës, çdo vit në datën 29 Nëntor ka marrë pjesë në homazhet që janë zhvilluar pranë varrezave të Dëshmorëve të Shkodrës, por dhe në evente të tjera të LANÇ dhe ka vendosur kurorën e saj si subjekt politik i ligjëruar. Sigurisht, kurora e Komunistëve ka patur gjithnjë Yllin e Kuq, sepse ai është simboli i Patisë Komuniste, dhe mbi të gjitha, Ylli i Kuq është dhe simboli i Partizanëve. Monumenti i Partizanit pranë memorialit të varrezave, ka të vendosur Yllin e Kuq, siç e ka në kapele edhe shtatorja e Partizanit në krah të memorialit.
. . .
Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, është Epopeja më e lavdishme e shqiptarëve në historinë e tyre shumëshekullore. Asnjë forcë njerëzore, e as natyrore, nuk mund ta zhbëjnë këtë Epope, e cila jo vetëm bëri të mundur Ditën e madhe të Çlirimit te Atdheut më 29 nëntor 1944, nga okupatorët nazifashistë e tradhëtarët e vendit, por e rreshtoi Shqipërinë, me kontribute të spikatura, në Bllokun Antifashist të Popujve të Botës me në krye Aleancën Anglo – Sovjeto – Amerikane.
Lavdi Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar!
Lavdi Partisë Komuniste Shqiptare dhe Shqiptarit të Madh, Enver Hoxha, që e organizuan dhe e drejtuan këtë luftë gjer në fitoren përfundimtare!
Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk