HOMAZHE TEK VARREZAT E DËSHMORËVE TË SHKODRËS

29
Nov
2022

Shkodër – 29 NËNTOR 2022

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Me datën 29 Nëntor 2022, në ditën e 78 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, tek varrezat e Dëshmorëve të qytetit Shkodër, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora më lule nga organet e pushtetit vendor, Organizata e Veteranëve dhe ajo e Familjeve të Dëshmorëve të rrethit, Organet e Policisë dhe të Repartit Ushtarak të Vaut Dejës, si dhe nga përfaqësuesi i Partisë Komuniste për Shkodrën.

Në këtë aktivitet kombëtar, si dhe në rastet e tjera, mungoi Kryetari i Bashkisë, i cili së bashku me paraardhësen e saj, nuk e njeh 29 Nëntorin e Çlirimit, madje këtë datë e quajnë një ditë të zezë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë.

Në mbyllje të homazheve, mbajtën një fjalë të shkurtër përfaqësuersi i Organizatës së Veteranëve, si dhe përfaqësuesja e Organizatës së Dëshmorëve të rrethit.
Të dy oratorët, evokuan rëndësinë historike të datës 29 Nëntor 1944 dhe të LANÇ, por në fjalën e tyre, nuk përmendën emrin e Partisë Komuniste Shqiptare, organizatoren dhe udhëheqësen e kësaj lufte vigane çlirimtare, dhe as të Komandantit të Përgjithshëm të UPNÇSH, Enver Hoxhën.

Për këtë arsye, ndonëse jashtë protokollit, përfaqësuesi i Partisë Komuniste për Shkodrën, Gjon Bruçi, kërkoi e mori fjalën, duke plotësuar ato që “harruan” të thonë dy oratorët e mëparshëm, të cilët , ndonëse janë pasardhës të Partizanëve dhe Dëshmorëve të LANÇ, nuk guxojnë të dalin jashtë “protokollit neoballist” që kanë orientuar drejtuesit e Partisë Socialiste.

Përfaqësuesi i Partisë Komuniste theksoi faktin historik, se Luftën ANÇ të Popullit Shqiptar, e ideoi, organizoi dhe udhëhoqi Partia Komuniste Shqiptare dhe Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Partizane Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar, luftë e cila ishte e rreshtuar në Aleancën e Madhe dhe Fitimtare, Anglo-Sovjeto-Amerikane.

Fjalët e përfaqësuesit komunist u dëgjuan me vëmendje, dhe u shoqëruan me duartrokitje nga të pranishmit, përjashtuar disa nga militantët socialistë të organeve drejtuese të partisë së tyre, të cilët, ulën kokën dhe u larguan, si dikur ballistët dhe zogistët, në pragun e Çlirimit.

LAVDI KRYEDATËS HISTORIKE TË POPULLIT SHQIPTAR, 29 NËNTORI I VITIT 1944!
LAVDI LUFTËS ANTIFASHISTE NACINAL-ÇLIRIMTARE!
LAVDI PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË, ORGANIZATORE DHE UDHËHEQËSE E LANÇ!
LAVDI KOMANDANTIT LEGJENDAR, UDHËHEQËSIT TË PAHARRUAR, SHQIPTARIT TË MADH, ENVER HOXHA!
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/11/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk