I DEHURI

29
Dec
2024
Nga: ARFLET SELMANI


Një gotë në dorë,
dy sy që lëkunden,
të dehurit hapat,
si dallgë i tunden.

E këndon vetveten,
me një këngë të vjetër,
në duet me gotën,
se s’ka njeri tjetër.

Një gotë për mërzinë,
një për dashurinë,
një tjetër për farefisin,
tjetrën për shoqërinë.

Pijen e ka shok,
e mik të gëzimit,
thotë e kam ilaç,
të dhimbjes e trishtimit.

Niset për shtëpi,
dhe se gjen prap,
troket në çdo derë,
por askush s’ia hap.

Trokit derë më derë,
tërë lagjen ka kaluar,
mëngjesi e gjen,
shtëpinë duke kërkuar.

Por këtë i gjori,
e ka zanat të vjetër,
mbrëmja sapo vjenë,
e mbushë gotën tjetër!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/12/2024

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk