I dënuar për korrupsion, Pal Lekaj ironikisht akuzon qeverinë për të njëjtën gjë!
Ish-ministri i Infrastrukturës dhe deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg efektiv për rolin e tij në skandalin që përfshin pagesën prej 53 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bechtel-Enka”. Kjo shumë u pagua për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Përveç burgimit, Lekaj është dënuar edhe me ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë prej 3 vitesh e 6 muajsh.
Ironikisht, Lekaj, që tani përballet me një dënim për korrupsion, më parë ka akuzuar qeverinë aktuale për korrupsion, duke përdorur fjalë të forta kundër tyre në emisione televizive. Një dënim i tillë ka ngjallur reagime publike, duke e konsideruar si “qesharak” krahasuar me përmasat e dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit.
Dikush do të thoshte se këto janë vetëm pretendime, por tani kemi një vendim gjykate që tregon se ky zotëri është dënuar, pavarësisht se dënimi mund të duket i paqëndrueshëm ose qesharak.
Ky rast tregon hipokrizinë në politikë, ku individë të përfshirë në afera të mëdha korruptive bëjnë akuza për të tjerët, ndërkohë që vetë bien pre e drejtësisë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!