I ENVER HOXHËS, MË I MADHI OBELISK – SHQIPTARIA!

15
Oct
2024
Nga: Isa Ferizaj



– Poemë –
Kohërat enden si të marra, kohërat pa maja;
Po lind dielli krejt terruar, mbretëron hataja!
Oh, sa vrer e baltë, derdhur drejt nurit Diell;
Vetëdija çakorduar, o sa nxin i mendjes qiell!

Sot, kërkohet drita shumë, ç’i zunë asaj pritë;
Guvash, shpellash pashpirtësie, zezënetët dalë!
S’duan Dielli, që të ndrijë, atë fort e kanë frikë;
Ndrin Dielli, ndrin, që përtej territ, jetë na falë!

Ç’kohëra erdhën, na çaprazitën, çapërpikën;
Flakën botës ia futën e, kurrë atë, s’ia fikën!
Turpit, qielli nxirë, sterrë ai, s’ngjan si qiell;
Të thërret jeta nëpër tym, të lyp, Ty, o Diell!

Lodhur shekulli nga marrëzia, më s’duron;
Hardallosur vitet, e kohëçmendura, harbon.
Tokës e, mbi re, dritën Tënde, lypim, Enver;
Cullak vlerash, shekull palavdia e, i pander!

Shpërtheu gjiriz i të keqes, dhenë mori;
Nga e kohëkalburës mitër, ligësia, doli.
Poll kuçedra, o sa buçebushtra, pispartira;
Njëra më e zezë se tjetra, tëra ndyrësira.

Tok marrja, ligësia, rrëzoi Nënën, tradhtia!
Mbi lavdi, flakëvdekja, të vritej shqiptaria.
Sa u hap siparvjetri, haptaz, krimi kërcënoi;
Shqipërisë, buçekopeja, varrin, ia tenderoi!

Sot, kapitalkuçedra, dhëmbët na ka ngulur;
Tonash rrënjëlashta, don, për të na shkulur!
Se ne, na ndriti Dielli e na fisnikëroi, dihet;
Ndrin zemërkombin dritë e Tij, dot s’fiket!

O hajvanë, të kohëhajvanës, drita s’vritet!
Sa më shumë Diellin rrëmoni, drita i rritet.
S’e vret ditën, i natës terr, i jep Dielli dritë;
Symbyllur, Bota s’rron, diellit, ajo çel sytë!

Sapo dritëbotën, e sulmojnë, zezëligat re;
Në horizontin jetësor, vegon, “Botë e Re”!
Në hone terri, na pa dielli, andej na nxori;
Qenë, “Botëreja” e, i yni Diell, bijë tetori!

Historia, dielloren “Botëre”, ç’e futi në gji;
Tonin Diell “Enver”, flamurit, ia dha, lavdi!
Njerëzimit, dritën ia falën, atë, diell ia bënë;
Prore, dy diej tetorësh, rron bota, vlerëzënë!
* * *
Përmbi shekuj, majamote, kreshtëkohëra;
Andej, rron e ndrit, diellori Enver Hoxha!
Është prore, dritë e Tij, jetë përmbi Tokë;
Asaj mendjedrite,rilind,“Botëreja”epokë!

Përpjetë, prore qiellit, shqipet fluturim;
Atje, mes rrufesh, qe me to,Vigani trim!
Si në legjenda, shove rrufe, prush zjarri;
Tënden porosi, ta jetësoi, Adem Jashari!

Që nga ditëlindja, në çdo ditë të jetës;
Ishte rrugë e Tij, ngjitja e të përpjetës.
Majakohëra pushtoi, i bëri ato flamur;
Se gjenial, bir i shqipes, qe kryeburrë!

Gjysmë shekulli kombi, shqip, frymoi;
Flamurkombin, biri i Atdheut, lartësoi!
Kurrë, ligështuar, Ai ngahera, fitimtar;
Mote e epope, krenare, me Të në ballë!

Si vullkani kur del prej dheu, magmëzjarr;
Falë tonit gjak, për hasmin, tokëjona, varr!
Kryetrimi, i mundi shekujt terr, solli dritën;
Theu kuçedrat, kujt mbi dhѐ, s’ia pat frikën!

Qe rrugë e Tij, rrugë nderi, mbuluar lavdie;
Lum kombi që i priu, e pat diell, atdhetarie!
Veç përpara marshoi trimi, majash shndriti;
Dritëmendja e Tij, motesh tej, terrin vërviti!

Shekujt, turpëruar para Tij, në gjunj i ranë;
Se mbi të Tijin truallkomb, bënë ata, hatanë!
Gjeniu, mundi ferrshekujt, soll lavdiepokën;
I ndezi ëndrrat njerëzore, trusi kuçedërbotën!
* * *
Skërmitet sot kuçedra, Globin, e kërcënon;
Se sot, anijes njerëzore, kapiteni i mungon.
Botën, e shkreton flakëlufta, ndezur ligësia;
S’njiheh arsyeja,gjallon e liga,vdes mirësia!

Yllhumbur sot kombi, zënë resh, Ylli Polar;
Katrahurë politika, garon, të pjellë tradhtarë.
Njëri, hasmin vëlla e, tjetrin, kjo, e trishton;
I madhi shqeu portat, i vogli “miq” sprovon.
* * *
Sot tradhtia, don “shtet” fetar, në tonit shtet;
Parë,as dëgjuar kjo, e vuri kombin në siklet!
Don tradhtia “jonë”, të shitet si qendër bote;
E, halabaktradhtari don, t’na vrasë, në mohe!

Dy, “vëllezër” hasmi, këtu duan, veç batërdi;
Urdhër, turr e vrap, shpejt krijo, shtet bektashi!
S’pyetin,halabakët tradhtarë, ferrën Shqipërisë;
Dhe OKB-ja, hapur, surratin, ia njohu tradhtisë!

Sot, kaposh gjatoshi politik, i pafytyrë e, i pasua;
Nuk pyet për Kushtetutë, hedh atdhenë në përrua!
As gjithë tradhtarët para tij, dëm si ky nuk sollën;
Don aventurieri, Shqipërisë, t’ia heqë, aureolën!

Ah , Enver, ky rrangall, na i ngriu stinët me acar;
Kurrsesi, faqeziu, s’e don “Bashkimin Kombëtar”!
Prore, në krah të “vëlla” serbit, politikë, bën pisi!
Ktheu Atdheun, bazë të huajsh, mëvetësinë shiti!

Duhet mirë, bërë hesapet, s’fal shqiptari për atdhe;
Shpërthen, flakëzemra e tokës, hakmerret si rrufe!
Nga varri ngrihen të rënët, se të gjallët i degdisi;
Ah, Enver, të ishe Ti, sa vlen, ia tregoje këtij pisi!

Desh t’ia falë shkaut, Mitrovicën e Isë Boletinit;
S’don tradhtia kurrsesi, të rihapet, “Ura e Ibrit”!
Don tradhtari “zajednicat”, për serbë, në Kosovë;
E,“Të hapurin Ballkan”,që Ti atë,e pate ngordh’!

Lidhur shtet e krim, pushtet e qeveri, nën hetim;
Mbledh banditi pa hesap para, populli në mjerim!
Tërë ata që bënë Shqipërinë, i vret, i tij përçmim;
Majm krimin edhe vetën, botës hori, i jep mësim!

Enver, desh tradhtia, Jugun, t’ia falë Greqisë;
Se dy, të majme “llokma”, ajo, ia fali Italisë!
Don, copa-copa, ta shesë dhenë e shqiptarisë;
Don, sot ajo, dritën, t’ia shuaj, Epokëlavdisë!

Të thonë “diktator”, Enver, se s’e shite Atdhenë;
Kryetradhtari e “babamyhubi”, bënë gurgulѐnë!
Shastisën dhe llojin e vet, nga u erdh ky mësim;
Serbo-akademikja ide, katran, “nismën” e nxin!

Ah, sa do të doja, këto që të tregova, o Enver;
Të mos kishin ngjarë, por tradhtia vrau çdo vlerë.
Kryeepokë lavdimadhja, prore horizontesh ndrin;
E saj dritë, do lind “Botërenë”, shfaros tradhtinë!

Thërret Kombi, po pisket, “Duam Bashkim!”
Si të jenë, “hutu” e “zulu”, luajnë me kombin!
Ah, Evropë kurvëlesha, kurrë s’na u hoq qafe;
Tonin hasm e lëpin, ne, mbi barrë, na vë rraqe!
* * *
Ah, o Dielli ynë Enver, na e ndynë lavdinë;
Vlerat na i përdhosën e, shpirtin na e nxinë!
Ti, mësuar s’na pate, kurriz të ulim, as krye;
Bathët, po tregojnë, se Bashkimi, keq u thye!

S’e duan pistradhtarët, “Bashkimin Kombëtar”;
Qysh, kombi i duron, është ai, i vetes zotdalë!
Pesë e gjysmë dekada, andej, këndej, në pushtet;
Vodhën dogjën, vranë, prenë, shtetin bënë ibret!

Ç’u pompon zemra, ç’u rrjedh ndër damarë;
Krisur tepelekut, thua s’janë, e kombit farë?!
Nxori në krye tollovia, fundkalburin pisllum;
Bre, sa shumë trashur, s’u këput, ky zollum!
* * *
Ballas dy sistemet, dita na ndriti, nata vërbon;
Majash ngjitëm atdhenë,sot gremisje, fati jonë!
Dje, katër milionë bashkuar, sot dy, të përçarë;
Ah, Enver, mungesës sate, s’qeshëm,veç qamë!

S’di hallet tona nga ti zë, s’di si, t’i numëroj;
Dhe “Lugjet e Verdha”,tyre nxirë, turpëruar!
S’ka dheu njësi mase, zezëbëmat t’ua peshojë;
S’ka lavdi,veshëligë këmishëzinjsh,modeluar!

S’e di, si durojmë, o Enver, as ç’na ndodhi;
Thua, kuçedra, tërë botëhajvanën, këtu solli?!
Na bëre njerëz vlerash, sot s’dimë se ç’jemi;
Yllo, na bëre kryelartë, sot vlerat bjerrë kemi!

Shqyen dyer, porta e dritare, derri, dosa hynë;
Ç’ka patëm “Top Secret”, me zell ua treguan.
E një pjesë “turistë”, me mision, detyra kryen;
Të madhërishmin atdhe, Enver, e shpartalluan!

Se nuk je Ti, o Kryetrim, na poshtëron tradhtia;
Se s’je Ti, o Kryestrateg, na mungon strategjia.
Se s’të kemi më “Zot” shtëpie, hasmi na tollovit;
Sa ishe Ti, Enver, tek thana, hasmit, i vure pritë!

Pandehin, cubat politik tradhtarë, se diç janë;
Qesh me ta bota, se politika, një me tallavanë.
Ah, o Diell, edhe netët turpërohen, tyre nxirë;
Fort mirë e di, në gjij kuçedre, helm kanë pirë!

As kur ishim në fund humnere, vlera s’humbem;
Se na pushtuan, s’u dorëzuam, të keqen mundëm!
Me Ty Enver, krah me Diellin, sa lart u ngjitem;
Pa Ty, Legjendar, honesh, tradhtarët na vërviten!

Mëmëdhenë, log zanazh kthyen, qe kala vigane;
Zhduken shkolla, spitale, uzina, i bënë mejhane.
Kafenenë, sot studenti “auditor”, aty diplomë blen;
As spitalet s’japin ilaçe, me lekë, vdekjen blejmë!

S’din politika, të majmet rroga, si t’i shpenzojë;
Vret mjerimi, varfëria, mushka, ku do na çojë?!
Se Enver burrështetasi, mbolli, drejtësi, barazi;
Se kombi gati qe, nga e vetja jetë, t’i falte Atij!

Ç’të të them Ty, o Gjeni i kombit, më parë;
Sot analfabetët aktivë, shtetkapës ustallarë?!
Veç një gjë mësuan mirë, si të tejpasurohen;
E nga ligji, drejtësia, kurrë të mos gjykohen!

Këtë, koha quan: zgjuarësi, trimëri, shkathtësi;
Me të tillë, “boss” krimi, politika, në ortakëri!
Dita-ditës në mjerim, njeriu, shtrëngon rripin;
Gjallon i mjeri, se dot s’vdes, ia hanë shpirtin!

S’i qahesh dot xhelatit, të zë ngusht, në fyt lakun;
Sot skllavëria, epidemi, shtydhemi, na pinë gjakun.
Në dorë “sheikbossësh”, i fakirnjeriut fat, mbahet;
Me të tëra ujërat e tokës,e krimit dorëzezë, s’lahet!

Ah, Enver, në zemër t’kemi, n’ballë do të donim;
Të ishe mes nesh, Enver, këso çorbe s’provonim!
Atdhe, Ti, Liri, i jetës trinom, në këmbë na mban;
Ngjizur ju, krejt natyrshëm, t’iu çajë s’ka vullkan!
* * *
Jemi racë e parë, në këto troje të lashta;
Kur shpatat i thyem, në të hasmit rrashta;
Ne serish, me brinjët tona, bëmë shpata;
Në ecje mbijetuam, ajo ecje, më e gjata.

Kështu, o Gjeni, na mësove, urtësi e dituri;
Asaj epokës Tënde, kjo Botë, na e pat zili!
Lart, Flamuri ynë valëvitej, se e mbaje Ti;
Valëvitjesh, t’atij Flamuri, shpalosej lavdi!

Se ndrinte qielli yjesh dhe, qeshte Dielli;
I tretej dimri jetës, çelte ajo, si lule prilli;
Se Ti me ne, gju më gju, ndër kuvendime.
Ëndërrmirat na i zgjove, ato, të jetës agime!

Sa shumë dua të të them, o Enver, o atdhetar!
S’dua, me mua, fjalët të vdesin, dritë, pa parë.
U plak mungesa Jote, rilind tani, si Feniksi;
Kapluar botën nata, kudo vdekja, jetën sfiliti!

Sot kuçedra, keq tërbuar, njerëzimit, lëshuar;
S’ka bota sot, trim si Ty, asaj t’ia vë përballë!
Jeta sot, saj trysnuar, mjerë njerëzimi, vërbuar;
Rilind,Ti, na u fal, dritë mendjes, zemrës zjarr!

Në sofër, i miri njeri, ndan bukën, fisnikërinë;
Tavolinash, pushtet e krim, shqyejnë Shqipërinë!
Ku e ku, e Enverit majakohë, yni Diell, na ndriti;
E, ky ferr kohëzeze, terrhonesh ç’na palaviti!

Sa e gjatë natëzeza, pa Ty, s’shohim me sy;
Na tjetërsoi, na thau ndjenjat, s’dimë ç’jemi!
Cullak, na la vlerash, shesim veç lakuriqësi;
Shajmë, rrënjëvlerën tonë, s’dimë ku vemi!
* * *
Thonë sot, Enver, se lind Dielli në Perëndim;
S’thonë pse Lindja, një rend më lart, njerëzim!
Kalbet në shëjtni të vjetër, rendplakuri harrim;
Tij,vuan njerëzimi, lyp “Botërenë”,si shpëtim!

Natyrëdialektikën, mendjemykura s’e ndryshon;
Rend ajo për nga zhvillimi, dritideja e furnizon.
Botëkalbura “demokratike”, plagësh sot lëgon;
Ndaj, dhe botën, në kasaphanë, me vrap e çon!

Servilët tanë, debilë klasi, “miss” tradhtarë;
Për huri, i lidh kleri, veç pëllasin si gomar.
Na turpëruan racën, Enver, tokës i rëndojnë;
Se, mutacione janë, si dreqin, s’e kuptojnë?!

Japin Shqipërinë, si t’ua kishte lënë babai;
Përzunë shqiptarët atdhut, bekohet i huaji!
Huliganët oligarkë, çnjerëzorët, kriminelë;
Assesi ligji s’i kap, pushtetin, kanë, bedel!

“Diell” i Perëndimit, na i bëri ditët si netë;
S’orientohet dot njeriu, natë e ditë, ai fjetë!
E kur gjumi ngrihet fatziu, zë vrap, arratinë;
Se pushteti, “gogol”, ç’ia bëri Shqipërinë!

Ftojnë të huajt, refugjatë:- Blini këtu pasuri!
Harrojnë se, e shqiptarit, është kjo Shqipëri!
A, s’na e soll politikëdebilja, në vathë, ujkun?
Lavdinë, sollëm dikur, sollën sot këta, turpin.

Njohëm plot tradhtarë, por të sotmit, të paparë!
Sot, popullmjeri në mjerim e ata, pashallarë!
Të ishe, Enver, në gjiriz halѐsh, ua bëje gropën;
Ta shpëtoje kombin Tënd, s’do e pyesje Botën!

Kokëzënë, këta, me derë, veç e luajnë bishtin;
Shitën dinjitetin, s’janë të zotët ta luajnë gishtin!
Popullziu në pikë të hallit, sot në rol të hamallit;
Ditë-netë, rënkon Atdheu, shqyhet prej çakallit!

Heu, Enver, ç’na gjet pa Ty, nuk tregohet;
I gjalli, si i vdekur, i vdekuri, brof të çohet!
Historia shpesh na theu, por ne, shpirtzjarr;
Bëmë, epope lavdie, ky soj, s’na ka ngjarë!

Kapur për hunde, na ka kuçedra, ah ç’turpërim!
Qyshse tradhtia na rrëzoi, ditë nuk pa vendi im!
Të ngriheshe sot, Enver, kokën, do zije me dorë;
Duhet një “Nuremberg”, tradhtia, duhet ngordh’!

Sot, dita, ditës s’i gëzohet, njohin frutin “ligësi”;
Kërcet pushka ndër njerëz, thua se bëhet gjueti!
Vret fëmia prindin, prindi fëminë, fund njerëzor;
Në mes të ditës e njerëzve, “luhen” skena horror!

I shohin dhe “aleatët”, fërkojnë duart, s’bëzajnë;
E shteti, turistë numëron, t’ua kullufitë paranë!
Zvarrë jetën, heq populli me zor, mbetur jetim;
Kemi, më të begatin vend e, jetojmë në mjerim!

Vetmuar, braktisur pleqtë, gjallojnë, se s’vdesin;
S’lindin nënat fëmijë, se me gji, ua japin stresin.
Plaket kobshëm kombi im, më i riu qe në Evropë;
Pjell kuçedra, frikë, vetmi, ta zbrazë tonën tokë!

Gëlonte jeta, Atdheu, cep më cep, kohës Tënde;
Jetë, dritë, dashuri, falje, Enver, prej satës zemre!
Ngjan sot atdheu si fantazmë, ngjall frikë e tmerr;
S’ka besë, as fjalë burri, vret i ligu, pa pikë qeder!

Gjakësi e, i pësuari, me armë, në një llogore;
Ruanin lirinë, njëri-tjetrin, kohës madhore.
Se pate bërë shtet për popull, koha e tregoi;
Kur shkopinjtë nën rrota vunë, ligji veproi!

Fjalë burri, pate Enver, me to s’bëhej shaka;
Se fjalës Tënde, o burrë, efektin, bota ia pa.
Demaskove, shpartallove, Ti, dy perandori;
E, të tretës i the, të të shihte, veç me dylbi!

Atë që bëre, o trim, në Moskë, mu në Kremlin;
Ende bota s’njeht të dytë, të të ngjasojë, o trim!
Himalajemadhen, mundet, një tërmet e rrafshon;
Ty, Everest i njerëzimit, s’ka tërmet që të rrëzon!

Kohërat shkojnë, vijnë, Ty, ato, të referohen;
E njohe Dialektikën, Historinë, the të vërtetën.
Sado ari, mbuluar pleh e baltë, prore, ngel i larë;
S’njeh bota masë vlere, të të çmojë, o Legjendar!
* * *
Jotja madhështi e pamatshme, hienat, sot tërbon;
Jotja jetë e vepër, shëmbull, tonit Komb frymon!
Ti, nuk vdiqe, o Hero, nëpër zemra u shpërndave;
Mes nesh, sa qe në jetë, të keqes, rrenjët ia thave!

Ia hape qiellin Diellit, të na falte, dritë e jetë;
Prore mendjen na e ndriçove, se ishe Diell vet!
Ndaj, drita Jote, mendjeje s’na shuhet, na ndrin;
Shohim dritës Tënde, përtej territ, ardhmërinë!

Na mblodhe, si baba e, na ule në sofrën e dijes;
Na dhe dorën, ne Ty, besën, tok, bijtë e shqipes!
Na fale mendjen, ta falëm zemrën, maja ngjitem;
O sa lart, majamotesh, me Ty botën, ne çuditem!

Me Ty Enver, mburret, historia, bëre Epokë;
Shove dallgë, suferina, tëra, i hodhe në gropë.
Ngrite grushtin lart, o vigan, e godite ligësinë;
S’u tute, s’u tërhoqe, pate yll drite, shqiptarinë!

Shekujt lart, do ta ngrenë, Tëndën Lavdiepokë;
S’qe e zakonshme ajo, qe mrekullia mbi Tokë!
Asaj, ata, do t’i falen e, para saj do të përkulen;
Frymon lavdiepoka, “Botëresë”, ia hap udhën!

Se, vdekje s’ke, o Enver, këtë koha e vërtetoi;
Se ende rron, flet me ne, si atëherë, na mëson.
Në zemër dhe në Flamur, Ty të kemi Ylldritë;
Sa të rrojë shqiptaria, yni dhѐ, Yti yll shndrit!

Përjetësisht, shqiptaria, Ty, mirënjohje të falë;
Se djalë, ajo të pat, lum shqipja, të pat në ballë.
Zemra, kurrë nuk shteron, Tuat këgë si flamur;
Sa jeta, kombi rron, në tijat këngë Ti, o burrë!

I kombit qiellmendje, kthjelltësi, si drita Jote;
Lum Atdheu, të pat Ty, lum ai, të mban në gji!
Lum Lavdia, të mbuloi, lum historiepoka Jote;
Lum njerëzimi që t’adhuroi, vlerat, t’i çmoi Ty!

S’të harron atdhetaria, qe për Ty, balsam shpirti;
S’të harrojnë të rënët e nderit, si Ty, lavdia i rriti.
Frymon shqiptarisht Atdhekombi, nuk vdes kurrë;
Prore, me Ty në zemër, o Enver, të kanë Flamur!

Po, po! Për Enver Hoxhën, kënga, motesh jehon;
Ajo këngëmadhe, kushtrim Bashkimi , na zgjon!
Tonash vendlashta, tundet majakënga, n’djep të saj;
Merr shqipja fluturim, me t’Enverit këngë, retë çan!

S’vdes jo, lavdia, nderi, se brenda tyre, Enveri;
Rrojnë, Dielli, Hëna dhe, shqiptarie, vritet terri!
Shekujt, flamur drite i kanë, me to përjetësohen;
Vijnë kohërejat, nga i tyre pjalm, ato jetësohen!

Ah Enver, s’mblidhet dot e imja muzë, ajo det;
Atij detshpirti dallgënor, imja muzë, me Ty felt.
E di se s’ka muzë, brenda të të zërë, o kryemal;
Ndaj, detmuzën time, o Luan, Ty, ta paça falë!

Veç Ti ua mbyt, tallazmoteve, shpirtligësitë;
Veç Ti, o kapedan, i nxjerr në bigje, mirësitë.
Veç shpata Jote, Legjendar, epokat, qartë ndan;
Veç Ti, o Dritënor, ëndrrat ndezur, na i mban!

Se lind mendimi, rron arsyeja, Ti ato i ushqen;
Veç para marshove, pas kthyer, koha s’të gjën!
Baba, kombi të ka, bëre për të, sa askush tjetër;
Na ngjite mbi maja drite, e le pas botën e vjetër!

Rron, more, legjendari, s’e zë koha, s’e tret varri,
Zëri Yt, pëshë na çon, yni Ti, medaljon atdhetari.
Pa emrin Tënd, vyshket historia, dhunohet lavdia;
Pa Ty atje, bën kërdinë ligësia, vritet shqiptaria!

Jo, nuk shteron zemra, ajo për Ty, kurrë s’ndalon;
Horizontesh shpirtnjerëzore, këngë e saj, fisnikëron.
Rron natyra e, brenda saj, kombi im, je aty, o trim;
Nga yllësia, drita Jote, i jep jetë e mirësi kombit tim!

Sa i thërras vargjet çdo përvjetor, si kurorë thuren;
Ju, njëqind e gjashtëmbëdhjetë e, Liria, tetëdhjetë;
Në libërmadhin e rrugëlavdisë, porsi diej rrezear;
Prore, për botën e trazuar, juaja rrugë nderi, fanar!

Njëqind e gjashtëmbëdhjetë vite, ato, yje drite!
Shtohen yjet Tua,Enver, me to në gjoks,Yti atdhe!
Hyre, o kreshnik, në legjenda, legjendar si Promete;
Se, Ti ishe, o Vigan, Skëndërbe, i “Epokës se Re”!

N’Flamur të Kombit, Ti yll mbi shqipe, ç’krenari;
Prore fitimtar, do valëvitësh, qielldritës Shqipëri!
Frymon kënga Jote, ku shqip frymon, atdhetaria;
I Enver Hoxhës, më madhi obelisk – Shqiptaria!

Pëmbi re, majashekujsh, dritë e “Botës së Re”;
Ndrin, Jotja mendjerreze, diellorja përmbi dhѐ!
Ti, syri epokal dritënor, biri më lavdirëndë;
Frymon fryma Jote, ajo zemrash shtrin, rrënjë!

Sa të rrojë njerëzimi, je Ti, busull orientimi;
Sa mbi dhѐ, të ketë jetë, Ti, i saj, Hëna, Dielli.
Je Ti, yll në ballë të shqipes, palcë e lavdisë;
Ti, i truallit, krenaria, libërmadhi i urtësisë!

E vërteta, mirësia, si nga gurra, Teje buron;
Të kthjellëtit qiell mendjeje, retë, ia zbon!
Sa herë, rrufetë na u sulen, Ti, ato i munde;
Kohëzezat histerike, prore, rrënjësh i shkule!

Ndaj, të nderit dritepoka, mbajnë Tëndin emër;
Botës, njerëzimi, të bëri vend, në të vetën zemër!
Aty rron në përjetësi, burrë dheu, Ti, madhështi;
Lum Bota, që të njohu e, Shqipja, që t’lindi Ty!

Lum majaepokat, që do t’i ndrit, drita Jote;
Lum lavdia, që të mbuloi, kryender i kësaj toke!
Lum djepi, që të përkundi, me urtësi të mëkoi;
Lumja Nëna Shqipëri, që udhën Tënde e bekoi!

Lum pranverëjeta, që na fale, në Ty, betohem;
Lum për Ty, na mbrojte gjenin, krenar rrojtëm!
Lum Kombi, që të pat, Ty ai, të quajti “Baba”!
Lumja bota që të pat, pa një si Ty, mbet fukara!

Rron lavdia, prore rron, rron në Ty, o Kryeburrë;
Valëvitet Flamurkombi, Ti, tonin gjak madhëron!
Dallgëligat ta njohën turrin, që në nisje, u shuan;
Se, ç’ishte ndeshja me Ty, kuçedrat e provuan!

Ti, Enver, në zemër të botëvlerës, aty rritesh;
Majavlerë njerëzimi Ti, prore botës rritesh!
Të harrohesh Ti, o Gjenial, jo, jo, s’bën vaki;
Rron, njerëzorja fisnikëri, atë, fisnikëron Ti!

Atdheu, të lindi Ty, kryetrim, si Skënderbeu;
Truallit, kombit Tënd, jeta Jote, ua shpëbleu.
Në kryevend ku rrin lavdia, ndrin Yti dritemër;
Kombit iu fale, ai, piedestalin ta bëri në zemër!

Yti komb, obelisk nderi, i tij Ti, kryemal lavdie;
Si shqiponja në Flamurkomb, prore, atij i prive.
Në stafetë brezat, për Ty përcjellin, krenarinë;
Diell kohërash, rron Enveri, ndrin shqiptarinë!
Tiranë, 16 shtator – 16 tetor 2024.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria: ,

Botuar: 15/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk