/Foto Koloneli Dilaver Goxhaj, Xhemil Zeqiri dhe poeti ynë i madh Arben Duka/
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Sot përkujtohet datëlindja e poetit Arben Duka.
(1957-2021, vjeç 64)
(Ninullë bashkëkohore në 2015)
–
Fli-o bir i vogël,
fli se të kam xhan,
rritu-edhe bëhu,
një politikan!
–
Rritu edhe bëhu,
për nënë e baba,
se politikanët,
bëjnë shumë para!
–
Rritu bir i nënës,
rritu sa më parë,
se të do Atdheu,
dhe pakëz kusar!
–
Rritu-bir i nënës,
të kam me kimet,
që t’i kesh të tëra,
-bëhu deputet!
–
Nuk ka rëndësi,
I kuq apo blu,
se bën prokopi,
dhe po të jesh hu!
–
Dhe po të jesh hu,
shokëve u’a kalon,
se huri dy herë,
gjërat s’i mendon!
–
Se me politikë,
të shkon jeta mirë,
dhe sikur të jesh,
pakëz qelbësirë!
–
Rritu edhe bëhu,
për popull një shpresë,
edhe po të jesh,
pakëz i pabesë!
–
Pakëz i pabesë,
pakëz maskara,
nëse do jesh ndryshe,
nuk bën dot para!
–
Rritu bir i nënës,
për ty zotin lus,
mirë është që të bëhesh,
edhe pakëz mashtrues!
–
Fli sa je i vogël,
se nesër s’ka gjumë,
nëse do mashtrosh,
të besojnë më shumë!
–
Rritu bir i nënës,
bëhu një i zgjedhur,
se këtu gjithmonë,
do ketë për të vjedhur!
–
Nuk të duhet nderi,
si burrat e hershëm,
se do vuash shumë,
po të jesh i ndershëm!
–
Bëhu deputet,
dhe nuk ke pse vuan,
sa më i lig të jesh,
më shumë do të duan!
–
Çfarë ke ndënë vete,
me havan t’i grish,
atyre më sipër,
bythën t’u’a lëpish!
–
Lëpi pa pushim,
mundi kot s’të shkon,
se me bythëlëpirje,
karriera fillon!
–
Asnjë ëndërr-bir,
nuk të bëhet pluhur,
nëse do lëpish,
në bythën e duhur!
–
Kjo si për fillim,
biri im-flori,
pastaj do vijë koha,
të ta lëpijnë ty!
–
Edhe kur të bëhesh,
tamam një i pasur,
për t’u engledisur,
zur dhe një të dashur!.
–
Mba një -po tamam,
dhe jo dy e tri,
s’i bën dot derman,
asaj në shtëpi!
–
Rritu-bir i nënës,
mezi të pret vëndi,
o politikan,
ose qën bir qëni!
–
Rritu dita-ditës,
që të shohësh mirë,
bëhu-bir i nënës,
pis e qelbësirë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!