/REXHEP ISMAJLI – AKADEMIKU /
Në librin “studime për historinë e shqipes në kontekst ballkanik” të akademikut R. Ismajli dhe botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 2015, më bëri të përqëndrohem më tepër në kapitullin “rreth sllavizmave të shqipes”.
Nuk mund t’u besoja syve se edhe ak. R. Ismajli është investuar seriozisht në shtimin artificial të serbizmave në gjuhën shqipe.
Shtimi galopant i serbizmave në shqip duket si një strategji funksionale e pandalshme edhe pse ky fenomen është denoncuar shumë herë në media. Po kështu edhe profesoresha Anila Omari, me gjithë përgojimin publik ndaj saj për shkombëtarizimin e fjalorit të shqipes në favor të serbishtes, vazhdon ende “të gjejë” huazime serbe në gjuhën shqipe. Këmbëngulja e saj për të “gjetur” serbizma të reja brenda shqipes edhe pas shumë akuzave të rënda publike, do mund të shpjegohej veç prej ndonjë kontrate të saj për të bërë atë që është duke bërë.
E përbashkëta e ak. Rexhep Ismajlit me Anila Omarin është se të dy ata nuk kanë gjetur dot deri më sot një fjalë që serbishtja ta ketë marrë prej shqipes!!
Ndërsa lejohet, nxitet e mbështetet “gjetja” e huazimeve serbe në gjuhën shqipe, e kundërta është herezi dhe nuk gjendet kund një albanolog nga albanologjia zyrtare që të ketë bërë një studim të huazimeve shqipe në serbisht.
Ka një grafik në rritje të “gjetjes” së “huazimeve” serbe në shqip dhe prof. R. Ismajli duket se është ndër më prodhimtarët, që me “studimet” e tij shërben si referencë shkencore për etimologë të tipit të Omarit.
Shkenca falsifikative “etimologjike” e Çabejit, Omarit, Topallit etj., ka nevojë për “ushqim akademik” të huazimeve të reja e të paçertifikuara serbe në gjuhën shqipe, që shpesh i sjellin akademikë si Ismajli, të cilët edhe pse s’kanë lidhje me etimologjinë, por statusi i tyre prej akademiku e kthen në referencë shkencore çdo prurje fallse huazimesh serbe në shqip.
Në studimin e tij “rreth sllavizmave në gjuhën shqipe”, prof. Rexhep Ismajli sjell një numur të madh arbitrar serbizmash në gjuhën shqipe, të panjohura si të tilla më herët. Ai nuk motivon etimologjikisht asnjë nga huazimet e reja serbe (të panjohura si të tilla më herët), por krijon kështu referencën shkencore për “etimologen” Omari (dhe të tjerë si ajo). Kjo e fundit (e çertifikuar si etimologe) i merr “gjetjet” e Ismajlit apo të çdokujt tjetër si prof. Ismajli dhe i pagëzon si shkencore duke i futur në fjalorët etimologjikë të shqipes duke rritur “shkencërisht” numurin e huazimeve serbe në gjuhën shqipe. Këta fjalorë etimologjikë i duhen mandej si referenca shkencore Beogradit për t’i treguar botës se “ardhacakët” shqiptarë kanë marrë disa mijëra huazime nga popullsia vendase serbe dhe këtë e vërtetojnë më së miri vetë akademikët shqiptarë.
Në dukje prof. Rexhep Ismajli duket krejt i pafajshëm. Ai vetëm sa ka dhënë opinionin e tij, se disa qindra fjalë të shqipes (të panjohura më parë si huazime serbe në shqip), janë huazime nga serbishtja.
Kështu etimologjia zyrtare e shqipes është një manifakturë ku njëri sjell një produkt të rremë (Ismajli) dhe tjetri (p.sh. Omari e çertifikon).
Skema “shkencore” e shkomëtarizimit të shqipes në favor të Beogradit, pak a shumë duket kështu:
1. Beogradi porosit huazime serbe në gjuhën shqipe.
2. Akademikët shqiptarë, që “vulosin” huazimet serbe në gjuhën shqipe, kërkojnë studime për huazime nga serbishtja prej gjuhëtarëve joetimologë (si R. Ismajli), ku të referohen për të krijuar huazimet.
3. Mandej, referencat joshkencore të tipit të R. Ismajlit, u shtohen huazimeve serbe në fjalorët zyrtarë etimologjikë të shqipes, që dalin nën siglën e ASh-së së Tiranës
Në këto rrethana, që ne të kuptojmë qartë skemën e shkombëtarizimit të shqipes, na duhet t’i drejtohemi me këto pyetje akademikut Rexhep Ismajli:
a. A keni e cilat janë studimet tuaja shkencore etimologjike, që provojnë se fjalët e mëposhtme janë huazime serbe në gjuhën shqipe: blegtor, brisk, fingjill, greminë, jug, kleçka, kockë, kos, kurvë, leçit, lubi, lloz, mace, nuhat, palcë, piçka, paterica, plaçka, plesht, pulitje, spica, strofull, shporet, taban, topit, tupan, ujem, vikat, gati, jaz, korit, nevojtore, vërvit etj.?
b. Pse keni kaq vullnet e angazhim në gjetjen e “huazimeve” serbe në gjuhën shqipe dhe asnjë angazhim minimal në gjetjen e huazimeve shqipe në serbisht?!
c. A keni një kërkesë për të gjetur huazime serbe në gjuhën shqipe dhe prej cilit institucion?
d. Nëse nuk keni kërkesa institucionale për të gjetur huazime serbe në gjuhën shqipe, si motivoheni për të gjetur serbizma në shqip dhe pse nuk motivoheni kurrë për të kundërtën?!
e. Sa kënaqësi u jep gjetja e serbizmave në gjuhën shqipe, apo këtë e bëni me porosi kundrejt pagesës?
f. A ini në gjendje, që në një ballafaqim shkencor, të mbroni huazimet serbe në gjuhën shqipe?
g. Nëse nuk përballeni dot shkencërisht për të mbrojtur si huazime serbe në shqip ato fjalë, të cilat ju vetë i quani serbizma në shqip, a keni burrërinë të tregoni publikisht arsyet që ju keni për t’i shkulur shqipes edhe disa fjalë të tjera gjasme si huazime?
I nderuar prof. Rexhep Ismajli, ju e dini se gjuha është shpirti i kombit dhe nëse një komb përbëhet nga miliona njerëz, ai nuk mund të ketë në fjalorin e tij edhe miliona fjalë.
Ju, si akademik, keni përgjegjësinë e madhe që të ruani me përgjegjësi shkencore identitetin e çdo fjale të shqipes. Në fakt ju keni ndërtuar lista fjalësh, që shqipja i ka në përdorim dhe ju, pa asnjë analizë shkencore etimologjike, i etiketoni e i stigmatizoni si huazime nga serbishtja. Nëse ju do ishit akademik i Beogradit, ne mund t’i kuptonim shtysat tuaja. Por, përsa jeni antar i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës, ju keni detyrimin moral të jepni shpjegime se me cilat kritere shkencore etimologjike e quani huazim nga serbishtja fjalën [plaçkë] e të tjera si ajo ?
Nëse ju nuk përgjigjeni, heshtja juaj do flasë më shumë se fjala juaj.
Prof. Rexhep Ismajli, do ishte në nderin tuaj si akademik, por edhe si shqiptar, ta thyeni heshtjen dhe të tregoni të vërtetën që ju dini e kështu edhe ju mund të jeni më i qetë. Shqipja nuk mund të jetë njëkohësisht edhe gjuha më e vjetër i.e. dhe edhe pa fjalor të sajin (93% e huazuar).
Për t’ju ndihmuar ju, se si etimologohet fjala dhe për t’ju krijuar mundësinë të çliroheni nga paragjykimet, po u jap më poshtë etimologjitë e disa fjalëve që shqipes ia quajnë huazime nga serbishtja. Mandej ne mund të nisim një dialog publik.
Në të njëjtën kohë ju keni mundësinë të ndreqni atë që keni bërë me dashje, me porosi a me padashje.
Gjithsesi, do ishte më se e mirëpritur që ju të mbroni verdiktet tuaja për serbizmat në gjuhën shqipe, nëse këtë do e bënit me argumentim etimologjik.
Ja se si i kam motivuar më poshtë disa nga fjalët që ju dhe të tjerë si ju ia quajnë shqipes si huazime prej serbishtes:
BAGRÉM.
Fjalë krahinore e geg. VL (Kosovë), që shënon një dru bishtajor me gjemba e lëvore të plasaritur të vendeve të ngrohta dhe është zvendësuar me sinonimin ‘akacia’ dhe që në latinisht emërtohet “Robinia pseudoakacia”. Përndryshe në shqip njihet edhe si “drizë e butë”.
Çabeji SE II 130, Ylli SLA I 122, Omari MGSS 97 e Topalli FEGS 156 e sjellin pa një motivim etimologjik si “huazim nga sll. (skr.) ‘bagrem’ me të njëjtin kuptim”.
Porse fjala etimologohet bindshëm brenda shqipes.
Përsa shqipja [drizë] emërton një dru+zë = nje [dru] që të [zë] (të kap e të mban) me gjembat (grepat) e tij, njësoj kemi edhe te druri BAGREM, ku me rotac. m:p (si te “pas pune” : “mas pune”), kemi:
BAGREM =
BAGREP =
mBA’GREP = mba (me) grepa
= mba me gjemba.
Vet fjala ▪︎[grep] motivohet brenda shqipes në dy pozime interesante:
1. Kur grepi jep ushqim për peshkun, mjafton rotacioni r:j (si te bir : bij) dhe kemi:
GREP =
GJREP =
GJ’JEP =
GJë JEP = GJë që JEP (karremin) e ku karrem vjen nga “ka rre(j)m” peshkun.
2. Kur grepi përdoret për të mbajtur a ngritur diçka shqipja përdor trajtën GRREM apo gremç.
Interesant është se anagrama grrem na tregon funksionin:
GRREM =
GJRREM = MERRGJ =
MERR GJË.
Ndërsa forma GRREMÇ na del prej:
Që MERR GJë =
Çë MERR GJë =
Ç MERR G (anagr) G-RREM-Ç =
G’RREM’Ç.
Një tjetër pozim etimologjik mund të rrjedhë nga pamja e trungut të këtij druri që është me të [GRRYM]ta dhe “i BA-GRRYM” mund të ketë dhënë edhe BA-GREM.
Përfundimisht BAGREM një fjalë e pastër e shqipes që emërton një dru me gjemba; rremça; grepa e që shqipja e ka emërtuar (m)BA-GREM e që vjen nga një formë më e vjetër BA-GRREM(ç), ku i është zbutur fonema rr > r dhe i ka rënë fundorja /ç/.
Barazimi BA-GREM
BA-GREP na tregon afërinë e madhe brenda shqipes ku vetëm një rotacion fonemor i zakonshëm m:p fsheh të njëjtën fjalë.
Kundërshtarët e kësaj etimologjie duhet të gjejnë një tjetër motivim etimologjik më bindës se sa ky që jep shqipja e kështu të provojnë se fjala është huazim nga serbokroatishtja.
BISED/Ë,~A. Fjalë e mbarë shqipes që gjuhëtarët tanë e kanë pranuar pa asnjë motivim etimologjik si të huazuar nga serbokroatishtja (beseda). Fjala shenjon shkëmbim mendimesh midis dy a më shumë personave, duke folur me zë me njeri tjetrin. Dimë se fonemat dhëmbore s:z bëjnë rotacion me njera tjetrën (si te mëngjez : mëngjes e këndez : këndes etj,) dhe marrim kështu BISED = BIZED = BZD = BZ(ajn)D(y) = bajn zë dy (ku zë = za, zani, zëri, e folmja). E pamundur që serbishtja dhe çekishtja, apo dhe gjuhët e tjera sllave që e kanë këtë fjalë të mund ta motivojnë etimologjikisht atë e, andaj fjala [bised] është në origjinë shqipe e pastër dhe gjuhët sllave e kanë huazuar prej shqipes. Ajo, çka gjuhëtarët tanë e kanë pranuar si huazim nga serbishtja, është çështje inferioriteti e përdhosje gjuhësore e aspak e mbështetur mbi parime të vërteta shkencore etimologjike.
BRAN/Ë,~A. Fjala është pranuar si huazim nga serbokroatishtja (brana) që ka dhe kuptimet lesë, trinë e që është një vegël bujqësor që përdoret për të coptuar plisat duke e tërhequr prej qeve ose traktorit. Brana tradicionale ishte një thurimë katrore (trinë) me shufra druri mbi të cilën ulej një burrë ose vendosej një peshë e që gjat tërheqjes nga qetë thërmon (vret) plisat dhe i bën si ranë (rërë). Fjala BRANË nuk mund të motivohet etimologjikisht nga serbokroatishtja, porse pozon mrekullisht në shqip BRANË = B’RANË = dheun e Ba RANË = e Ban si RANË = B’RANË. Nga ana tjetër me rotacizmin e buzoreve b:v marrim: BRANË = VRANË = VRARË(se) plisash = me vra plisat e ky është edhe funksioni i BRANËs. Nëse do na duhej të motivojmë fjalën RANË (rërë), do themi se rana asht krijuan nga RANia (rënia) e grimcave të gurta nga gurët kur përplasen me njeri tjetrin. RANA asht e RANË nga gurët dhe e LANË (Lë ANË) në anë (Në ANË) të lumenjve a deteve. Në-ANË jep RË’ANË => R’ANË. Shqipja është burimi i kësaj lekseme e bën motivimin e fjalës BRANË dhe prej shqipes emri /brana/ ka shkuar në serbokroatisht, bullgarisht, maqedonisht etj.
BRAV/Ë,~A.
Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shënon një mekanizëm të vendosur nëpër dyer dhe shërben për të kyçur ato me ndihmën e çelsit, i cili futet në vrimën (vërën; brimën) e mekanizmit (bravës) dhe e lëviz atë për të nxjerrë një gjuhëz a për ta tërhequr atë.
Një mori gjuhëtarësh filosllavë kanë pasuar mendimin e Miklosich AF I 353 e mandej Meyer EW 44, Weigand Wört 9, Seliščev 150, Desnickaja SJ VI 1968, … … e deri te Çabej SE II 302, Omaro MGSS 108, Topalli FEGS 242 sikur fjala është “huazim nga sllavishtja ‘brava'”.
Porse e vërteta e fjalës ndodhet brenda fjalës dhe jo në dëshirat e gjuhëtarëve filosllavë.
Ajo, që shohim nga i gjithë mekanizmi i bravës kur jemi pranë një porte, është VRima, BRima a VËRA në të cilën VËmë çelsin. Ndaj shqipja pozon funksionin:
VËRA ku VË çelsin =
VëRA VË =
V RA VË = VRA’VË =
BRA’VË = BiRA VË =
B RA’VË.
Përfundimisht, brava është:
BiRA (ku) VË(më) çelsin =
B’RA—-VË =
BRA’VË.
Vetëm një motivim etimologjik ndryshe e më bindës do ia ndryshonte etnicitetin gjuhësor shqip kësaj fjale.
BRAZD/Ë,-A. Fjala shënon një vijë të gjatë që hapet me plug në arë.
Çabeji (SE II 302), Topalli (FEGS 242) e Omari (MGSS 108), pranojnë pa asnjë motivim mendimin e sllavistëve se fjala në shqip buron nga sllav. (maq.) ‘brazda’. Biles Omari mendon se në Veri fjala ka hyrë nga serbishtja.
Porse motivimi me anë të embriomorfeve bind për të kundërtën e gjuhëtarëve të mësipërm.
Prërsa brazda është një vijë e gjatë që çahet nga plugu, kjo ndodh për shkak se plugu e pret dhe e n[da]n dheun e arës në vendin ku kalon në dy anë dhe përsa veprimi i prerjes rrjedh nga folja [pres], te e cila mund të bëjmë rotacionin e buzoreve p:b (si te papa : baba), ne mund të marrim:
PRES + (n)DA =
PRES + DA =
BRES + DA =
BREZ + DA = BREZ’DA =
BRAZDA.
Prerja e diçkaje është kuptimisht edhe [VRAS]je e saj, ndaj zvendësimi i foljes [pres] me atë [vras] na jep:
PRES + DA = VRAS + DA =
BRAS + DA =
BRAZ + DA =
BRAZDA.
Kalimi s:z është tepër i njohur. Askush nuk mund ta vërë në diskutim e dyshim se brazda nuk është një emërtim gjuhësor i dy veprimeve: [pres] + (n)[da] që dha kompozitën:
pres’da > bres’da > brez’da > brazda.
Ky motivim nuk lë shteg për hamendje rreth origjinës së fjalës nga tjetër gjuhë përveç se nga shqipja. I vetmi dyshim mbetet nëse gjuhëtarët e mësipërm kanë bërë etimologji apo politikë gjuhësore në dëm të shqipes.
BREG,~U. Fjala shenjon buzën e lumit, liqenit a detit si dhe një kodër të vogël. Anila Omari në librin e saj “marrdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe” fq. 109. botimet albanologjike 2012 e pranon pa asnjë motivim etimologjik si fjalë të huazuar nga serbishtja. Për argument sjell faktin se po këtë qëndrim mbajnë “që nga Miklosiçi, Meyeri, Selishçev 188 edhe Çabej SE II 305 v., Svane 161, Ylli 39 v.”. Porse motivimi me anë të embriomorfeve i nxjerr zbuluar gjithë këta autorë. BREG lumi, liqeni a deti quhet vija e dukshme ku uji PREK(et) me tokën dhe BREG vjen nga një PREK e ku P:B janë këmbyer si te papa : baba dhe K:G si te i lik : i lig. Në rastin, kur BREG quhet një kodër e vogël pranë një qendre të banuar e prej saj mund të duket një pamje më e madhe e vendit të banimit, kemi BREG = VREG = VREGJ = V’RE’GJ = Vë’Re’GJërat = vë re gjënë. Në të dy pozimet shqipja jep etimologji të padiskutueshme, duke dëshmuar se gjuhët sllave janë ato që e kanë marrë fjalën hua prej shqipes. I diskutueshëm këtu mbetet vetëm profesionalizmi i znj. Omari si dhe dëshira e madhe e kësaj albanologeje për të çimentuar statistikat e “huazimeve serbe” në gjuhën shqipe.
SIS/Ë,~A. (CIC/Ë,~A) Fjalë e shqipes që përndryshe quhet edhe gji dhe shënon organin e femrës së njeriut dhe te gjitarët, me gjendra të posaçme që prodhojnë qumësht për të vegjlit.
Çabeji (SG VII 258) hedh dyshimin se mund të jetë fjalë vendi. Topalli (FEGS 1318) e vendos me burim të diskutueshëm dhe thotë se “një burim tjetër mund të jetë sll. (skr., bullg) sisa (Miklosich). Ndërsa Omari (MGSS 353) e liston si huazim sllav bashkë me të tjera “emërtime të pjesëve të trupit: grusht, këllk, kockë, qepallë, sisë, trup”. Vetëm se as Topalli e as Omari nuk japin ndonjë etimologji më ndonjë gjuhë.
Por motivimi etimologjik ndan elbin nga thekra. Mjafton të kujtojmë se fonema /s/ është dhembore dhe këmbehet me dhemboren tjetër /th/ duke bërë rotacion th:c (si te thepi : cepi), ndaj kemi:
SISË = THITHË, që jep edhe CICË. Pjesa funksionale e sisës është [thitha] (thumbi = t’hy mb i = me ba t’hy = t’hy me bë = thymb) prej së cilës thithet qumështi nga gjiri i nënës te fëmija. Vet folja thith duhet të vijë nga THYTH > THYT >T’HY’T > Të’ HYt, por mund të vijë edhe nga folja THITHI, që jep dy herë një proces që ripërsëritet T’HY + T’HY qumështi.
Përfundimisht, origjina e fjalëve SISË e CICË është fjala me origjinë foljore THITHË prej foljes THITHI.
Ky motivim i rikthen fjalët SISË, CICË e THITHË në fondin themelor të shqipes me çertifikim nga motivimi etimologjik që sollëm dhe dëshmon se shqipja është burim edhe për gjermanishten Zitce, it. zizza e sllav. cica të cilat e gjejnë etimologjinë vetëm te shqipja.
PONIC/Ë,~A.
Fjalë e gjuhës shqipe që shënon”enë balte si tepsi e thellë, kupiqet buka; çerep”.
Pa asnjë motivim etimologjik, që nga Meyer EW 347, Seliščev 149, Svane SLA 72, Ylli SLA I 205, Orel AED 338, Omari MGSS 236 e deri te Topalli FEGS 1171 e pranojnë si “huazim prej sll. (bullg.) ponica”.
Në dallim nga gjithë autorët e më sipërm, që ia atribuojnë pa motivim bullgarishtes origjinën e fjalës, shqipja, nëpërmjet temës së fjalës (pinic), jep një etimologji logjike:
PONIC/ë,~a
PONIC
PO-NIÇ niç : çin (anagramë)
PO-ÇIN
POÇINë > poç’eri-në
POÇ’INë
POQ’INë > poq’erinë.
Nga sa shihet më sipër, rrënja e fjalës ponicë është [piq] që vjen nga një [poq] > [poç], siç themi “u poq” e “u poç”.
Rrënja [piq] vjen nga një [pi-iq] si më poshtë:
PI (h)IQ = çka ka PI, hiQ me zjarr =
PI IQ = piq > poq.
Përfundimisht fjala ponicë e gjen motivimin etimologjik brenda shqipes e andaj mund të quhet me siguri një fjalë e origjinës shqip. Përndryshe dikush duhet të japë një etimologji tjetër e më bindëse.
ÇORODITJ/E,~A. Gjuhëtarët tanë “të shquar”, këtë fjalë të shqipes e sjellin të prejardhur nga serbishtja: (rod = fis, gjini + ç-priv.) zvetënoj, degjeneroj. Por fjala e shqipes ÇORODIT shenjon procesin e prishjes së mendjes dikujt duke ja turbulluar e errësuar mendimin e qartë që ka për diçka e duke ja manipuluar në të kundërt. Duket se ky veprim, (me kalimin q:ç si te e folmja e Shkodrës qiqër : çiçër) quhet: të qorroj-dijen = të qorro-di(jen) = të çorro-di = çoro-di të = çoro’di’të. Vet fjala qorr vjen nga q’o’err = që o(sht) err = që osht në errësirë, jo në dritë, jo në dije. Prej këtej duket se vjen dhe serbishtja i zi, CRN (cërrna) = qërrna = që’err’na. Ky është i vetmi motivim që mund ti bëhet fjalës serbe CRN. Pastaj, se si fjala shqipe e pastër (çorodit) na ardhka nga serbishtja sipas gjuhësisë zyrtare shqiptare, mbase duhet një studim me temë: “akademikët tanë të gjuhës, a janë akademikë?”.
ÇUDI,~A. Fjalë e mbarë shqipes që vjen nga gjendja e panjohur ndaj diçkaje me të cilën përballemi për herë të parë. E sjellin si huazim nga serbishtja gjithë gjuhëtarët e mëposhtëm: Miklosich AF I 354, Meyer EW 449, Weigand Wört. 95, Seli$cev 191, Rrota Fj. 9, Tagliavani AD 98, Baric Hýmje 79, Desnickaja SJ VI 1968. 122, Skok ER I 34O, Çabej SE III 136, Svane 231, Ylli SLA I 57, 58, Orel AED 53, Omari MGSS 124. Topalli FEGS. 348. Porse këta autorë vetëm pranojnë njëri tjetrin duke përfunduar se ÇUDI vjen nga serbishtja. Askush prej tyre nuk bën motivim etimologjik. E vërteta e fjalës gjendet brenda saj dhe jo në preferencat e gjuhëtarëve. ÇUDI do të thotë habi, impresion nga mosDIja. Baza e fjalës është embriomorfja [DI], me di(t), i di(tur), eru(di)t, di(jetar) etj. Kështu, mohuesja dhëmbore [ç] si te fjalët Ç'(rrënjos), Ç'(ngreh) etj., u jep kuptim të kundërt foljeve përpara të cilave përngjitet si prefiks negativ. Ndaj ÇUDI rrjedh nga brenda shqipes nga një fjali dëftore si: U Ç’DI = Ç’U’DI = S’U’DI = S’u di e që mund të pozojë edhe një: UNË S’DI që në gegnisht jepet U S’DI = U Ç’DI => Ç’U’DI. Fjala nuk mund të jetë kurr huazim sllav.
DALT/Ë,~A. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon një vegël prej çeliku me majë shpatuke e të mprehtë dhe zakonisht me dorezë druri, që përdoret për të gdhendur drurin, për të latuar gurin, për të prerë teneqenë etj. duke e rrahur me çekiç. Gjuhëtarët sllavë e vendosin si fjalë që shqipja e ka marrë nga gjuhët sllave. Këtë mendim mbështet edhe K. Topalli FEGS 355 pa sjellë kurrfarë motivimi a shpjegimi. Omari MGSS 125 e pranon si fjalë serbe, edhe kjo nuk jep kurrë një motivim.
E vërteta e fjalës qëndron brenda saj dhe jo në preferencat abuzuese të sllavologëve e sllavofilëve. Parimi i funksionalitetit na jep mundësinë të logjikojmë se dalta shërben për të ndarë pjesë të drurit a të gurit të cilat synojmë ti heqim gjatë daltimit. Për sa dalta përdoret për TË NDARË me rotacionin e fonemave qiellëzore r:l (si te aRbitër : aLbitër) kemi: TË NDARË = NDAR + TË = DAR + TË = DAL + TË = DALTË. Te fjala nDAR kemi rënie natyrale të fonemës [n] si te “i ke nda flokët m’dysh” = “i ke da flokët… .”. Serbishtja për foljen DA (me nda) të shqipes ka fjalët: razdavjati, odvajati, deliti dhe i mungon një trajtë e shkurtër si [da] e shqipes. Fjala daltë në gjuhët e tjera është ndërtuar po funksionalisht si në turqisht daltë = kalem keski = kalem qysqi = kalem që’shqy(en). Italisht dalta = skalpello që vjen nga një skarpell e shqipes = shkyr’pell = shqyr’bër. Gjermanisht dalta = stichel = shti(chel) = me i shti pjesë = me i nda. Fjala daltë motivohet shumë qartë brenda shqipes dhe ajo është fjalë e mirfilltë origjine e saj. Shqipja është e vetmja gjuhë që mundet ta motivojë.
DREMË ~ DREMIS (dremit). Fjalë e mbarë shqipes, që Çabeji (SE III 227), duke pasuar Miklosiçin (AF I 354) e pranon si huazim prej sll. (maq.) ‘drem’. Njëjtë edhe Topalli (FEGS 408) bashkohet pa asnjë motivim etimologjik me dy gjuhëtarët e mësipërm.
Të pranosh një version etimologjik pa e logjikuar atë, quhet arbitraritet.
Mjafton të logjikojmë se dy fjalët [drem]ë e [flem]ë kanë ngjashmëri kuptimore dhe nëse bëhet rotacioni l:r te folja [flem]ë, shohim se kemi edhe ngjashmëri në formë, si:
Flem > drem
Frem > drem.
Për të kuptuar etimologjinë e fjalës [drem]ë ma së pari duhet të etimologojmë foljen [flem]ë dhe na vjen në ndihmë rotacioni l:r.
▪︎[flem]ë =
[prem] =
[p’re’m] =
[pa re m] = m pa re =
mb pa re =
mbë pa re =
(re = shoh) = në pa shoh = pashikueshmëri. Kur flemë nuk shohim.
Kësisoj, te barazimi:
f[lem]ë > p[rem]ë > d[rem]ë, shohim se pjesa e njëjtë është [rem] dhe ne dimë se fonemat -p- dhe -d-, kur vendosen para një folje, e mohojnë atë. Ndaj:
flemë =
premë =
pa re më = (jo shoh më).
Edhe DREMË pozon njësoj si flemë dhe mjafton rotacioni i dhemboreve d:t:s dhe marrim:
DREMë =
TREMë =
SREMë =
S’RE’Më = nuk sheh më.
Mund të thuhet se folja [dremis] pozon edhe [ndër-mes] dhe tregon se drema është diçka e ndërmjetme midis të qenit në gjumë dhe i zgjuar dhe kjo shpjegohet me faktin se, kur dremisim, ne mund edhe të dëgjojmë bisedat e të tjerëve rrotull, që do të thotë se nuk na ka kapur gjumi i thellë dhe kemi ende një lidhje me realitetin përreth dhe jemi [ndër-mes] dy gjendjeve: koshient e jokoshient.
Nuk përjashtohet edhe pozimi nga fjala [tremb] si në rastin kur dremisim dhe themi: “e tremba pak” e që në gegnisht thuhet “e trema” e kjo mund të lidhet brenda shqipes me:
[trem => drem].
Përfundimisht, mund të themi me bindje se fjala [dremë] është një fjalë autentike e shqipes, që kanë dashur ta shkombtarizojnë, porse etimologjia sipas teorisë së embriomorfeve ia rikthen gjuhës së origjinës, asaj shqipe.
UGALJ. Fjala e serbishtes shenjon në shqip qymyrin, porse ugalj (qymyr) e serbishtes e gjen motivimin etimologjik vetëm në shqip pasi UGAL’J = U’GAL = U’GJALL = U’nGJALL dhe në shpip qymyrin e gjejmë dhe me sinonimin KONGJILL = K’O’N’GJALL = O’K’NGJALLet = osht ka ngjallet me anë të zjarrit. Ena ku qymyri mbahet i gjallë (i ndezur) quhet MANGALL = MAN’GJALL = MBAN’GJALL, porse edhe këtë fjalë kaq shqip të shqipes, gjuhëtarët tanë e quajnë huazim! Gjërat e gjalla lëvizin e andaj gjalles vjen nga gja’los = gja që los. Copa e qymyrit të ndezur me kohë ndryshon formën për shkak të djegies dhe ky ndryshim forme është lëvizje, loz, los => gja (që) los => gja’los => gjalles => gjall = ka’ngjall(et) = kongjill => U nGJALL => U GJALL => U’GAL(j). Përfundimisht leksema UGALj (qymyr) e serbishtes referon drejtpërdrejtë te shqipja [u ngall] që ka dhe sinonimet thëNGJILL (thë’NGJALL) e ko’NGJILL = ka’NGJALL. Pamundësia e serbishtes për të dhënë një etimologji të motivuar të fjalës që ajo ka në përdorim ( ugalj =u’gal’j = u ngjall), është një tjetër provë se ajo është një huazim nga shqipja.
GËMUSH/Ë,~A. Fjalë e mbarë shqipes që shenjon shkurre të dendura që dalin tufë nga rrënja; kaçube. E sjellin me burim nga serbishtja: Çabej (SE IV 253 v.), A. Omari (marrdh, gjuhs. shq.-serbe fq 138-9), K. Topalli (“Etimologji e gjuhës shqipe” fq. 532, bot 2017). Të gjithë këta autorë nuk bëjnë etimologji përveçse janë dakord me njeri tjetrin për burimin nga serbishtja të kësaj fjale. Porse e vërteta e fjalës ndodhet gjithmonë brenda fjalës: GËMUSH = GJËMUSH = GJË’MUSH = GJË e MBUSH = gjë e mbushur. Kalimi gj:g është si te shumësi prigje : prag. Ndërsa pjesa MUSH vjen prej foljes m(b)ush. Vet MBUSH vjen nga me-ba-hy-z = me’ba’hy’z = m’b’y’hz = m’b’y’z’h = m’b’u’s’h. Kalimi z:s është i njohur si te mëngjez : mëngjes. Edhe zh:sh si te ende e folmja e Pogradecit zhgoj për shikoj. Ndërkaq shqipja e zbërtheu lexsemën GËMUSHë në një fjali me pesë embriomorfe: gjë’me’ba’hy’zë = gjë’mbush => gë’mush. E pa mundur që fjala të ketë origjinë tjetër përpos shqipes. Nuk mund të dyshojmë më në burimin e fjalës. Ajo çka ngelet mister, është: ku e gjejnë motivin gjuhëtarët zyrtarë shqiptarë për të shkombëtarizuar çdo fjalë të gjuhës shqipe?!
GREMIN/Ë,~A. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon një vend të thellë midis shkëmbinjve ku mund të rrëzohesh dhe të biesh në rënie të lirë për ca sekonda; humnerë, hon. Fjalën e sjellin me burim nga greqishtja (gremos, gremizo): Miklosich AF III 319, Meyer EW 129, Rrota Fj. 18, Uhlisch NL. 135, Çabej SE IV 284. Topalli FEGS. 566-7. Përsa gremina, shenjon një vennd ku mund të rrëzohesh, dallojmë brenda fjalës foljen [re] (me rënë) dhe GREMIN pozon: GJ’RE’M’IN = GJ’RE’M’UN = GJ’RE’M’UNJ = GJë’RE’Më’UNj = gjë e rënë më unjë (më ulur). Pra mund të ndërtojmë GREMINË > GJ’RA’M’UN > GJ’RAMUN = gja e ramun, e rënë. Nuk ka asnjë mundësi që fjala të ketë një tjetër motivim etimologjik pasi greqishtja nuk disponon në gjendje të lirë asnjë nga embriomorfet që kanë ngjizur fjalën: gja’ra’ma’unj. Interesant është fakti se është miratuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike Tiranë vepra e Kolec Topallit “fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” (botuar nëntor 2017) , ku fjala greminë përcaktohet huazim nga greqishtja. Kjo ka domethënien se ASA-ja, si institucioni më i rëndësishëm i albanologjisë, është vendi i origjinës kundër gjuhës shqipe.
KAMAT/Ë,~A. Fjala shenjon pjesën e fitimit mbi huanë a borxhin e dhënë ndaj dikujt; përqindje interesi. Meyeri 172 e shpjegon nga serbishtja me rrjedhë nga greqishtja. Çabeji është për serbishten. Mikel Ndreca e sjell nga greqishtja. Anila Omari në librin e saj “Marrdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe” fq. 159. bot. i “QSA” 2012, e pranon për huazim nga serbishtja. Fjala mungon në greqishten e sotme. Origjinën e fjalës e tregon vet fjala gjat zbërthimit të saj në fjali embriomorfemiale: KAMATË = KA’M’ATË = KA’MB’ATË = KA MBi ATË (që ke dhënë). Ka’mbi’atë u përngjit: ka’mi’atë = ka’m’atë = kamatë. Kalimi mb =>m te ka(mb)iatë : kam(i)atë, është si te fjala mbatanë = matanë apo mirmbrëma = mirmrama. Çifti i bashkëtingëlloreve buzore [mb] në shqip pëson rëndom aferezë të njërës prej tyre sepse kemi rënie për shkak të përfaqësimit të tjetrës. Dëshira e madhe e akademikëve shqiptarë, për të “vërtetuar shkencërisht” në librat e tyre, se në gjuhën shqipe janë mbi 1000 fjalë të huazuara serbishtja, nuk përligjet nga etimologjia e vërtetë shkencore, porse ata mund t’kenë “arsye” jashtëgjuhësore. Zonja e nderuar prof. Anila Omari, që ka kryerë studime për slavistikë në Vjenë, përpara se të pranojë se fjala kamatë qenka serbe, le të na sjellë motivim etimologjik të saj serbisht.
GRABIT,~A (GRABIS). Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që ka kuptimet: plaçkis; marr me forcë një gjë që i përket dikujt tjetër.dhe e bëj timen; ia marr a ia heq nga duart me forcë.
Omari e vendos së pari si huazim nga serbishtja MGSS f. 146. Topalli pason Omarin pa kurrfarë motivimi etimologjik FEGS 562 dhe sjell si argument dakortësinë e referencave sllavofile si Miklosich AF I 135, Meyer EW 128, Weigand Wört 23, Selishçev 178, Tagliavini AD 124, Desnickaja SJ VI 1968, Svane SLA 233, Orel AED 121 si dhe i palodhuri kundër shqipes: Çabej SE IV 278. Të gjithë këta “gjuhëtarë të shquar” kanë rënë dakort se fjala e shqipes vjen nga sllavishtja. Po fjala sllave (grabiti) nga vjen!? Këtë ata nuk kanë mundur ta thonë kurrë. Por e vërteta e fjalës qëndron brenda saj dhe vetëm gjuha shqipe mundet ta nxjerrë.
Shpend GRABITqar quhet ai që bie nga lart dhe rrëmben gjallesa. Kështu GRABIT vjen nga një GJRABIT = GJ’RA’BI’T = GJë’RA’mBI’Të = gjë ra mbi të që më vonë në përngjitje dha G’RA’BI’T. Embriomorfia RA e shqipes ka dhe kuptimet godet, rreh, qëllon. “Ra mbi armikun”, u hodh mbi armikun, RA MBI TË = GJë që RA mBI TË = GJ RA BI TË = GRABIT. Bashkimi i dy buzoreve reduktohet në një si: mbatanë = batanë (Devoll) = matanë. Por fjala grabit, me temen e pandryshueshme GRAB (grab is, grab it) jep edhe një pozim interesant tjetër me anagramën GRAB = BARG = MARG (m:b janë buzore rotative si te mama : baba, batanë : matanë etj). Kështu anagrama grab = barg = marg = marrgj = MARR GJË me zor dhe MARG pozon edhe amrg = A M RA GJ = Asht Me i RA GJësë. Nga ana tjetër, rotacioni b:v (si te barka : varka), jep GRABIT = GJRAVIT = GJRA AVIT, GJëRA AVIT = avit te vetja gjërat e të tjerëve. Rotacioni i grykoreve g:k e afron dhe GRAB = KRAB = KRRABë të shqipes e cila përdoret për të sjellë te vetja gjërat që na interesojnë (krraba heq nga vetja = krrab + vet = krrab’vet = krabet = grabet = grabit). Këto pozime etimologjike sipërojnë mbi gjithë “etimologët” sllavofilë dhe vendosin nëpërmjet parimit “fjala i takon gjuhës që e motivon”, se leksema GRABIT është burimore e shqipes dhe ka shkuar si huazim në gjuhët sllave. Motivimi i mësipërm kthen fjalën GRABIT të shqipes në gjuhën ku është grabitur.
GJOB/Ë,~A. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon detyrim, zakonisht në të holla, që caktohet si dënim për thyerjen e një rregulli, për një dëmtim, për mosplotësimin e kushteve të një marrveshjeje ose për shkelje jo të rënda të ligjeve. Topalli FEGS 601 pason Omarin MGSS 152 dhe pranojnë opinionin pa motivim të sllavologëve se fjala vjen nga sllavishtja (globa). Të njejtin mendim ka mbështetur edhe më herët Çabej SE IV 335.
Fjala i takon gjuhës që e motivon dhe e vërteta e saj ndodhet brenda vet fjalës. Gjoba është dënim, dëmtim i llogaritur, ndarje e detyruar e një pjese të pasurisë si zhdëmtim për diçka. Andaj ajo, gjoba, asht GJO që i mBAhet dikujt nga të ardhurat: GJO mBa = GJO BA = GJOBA. Mbajtja është detyrim, prerje e një pjese nga e tëra, dëm, me nda = nda-me = n’da-me = da’n’em = dë’ne’m = dënem = dënim. Kurrsesi fjala gjobë nuk mund të jetë e huazuar nga një gjuhë sllave. Rënia (afereza) e fonemës -m- te gjomba ndodh si te e folmja e Devollit batanë > mbatanë (matanë). Gjithë opinionet e sllavologëve: Miklosich AF I 335, Meyer EW 141, Weiand Wört 26, Sandfeld 94, Selishçev 144, DesnickajaSJ VI 1968 123 etj., rrëzohen krejtësisht. Motivimi etimologjik me tre embriomorfet e shqipes është i pakundërshtueshëm.
GRUSHT,~I. Fjalë e mbarë shqipes që shenjon dorën e mbyllur me gishtrinj të mbledhur fort. Të gjithë etimologët zyrtarë kanë pranuar dhe përcjellë në radhë e me dakortësi cinike mendimin arbitrar e pa kurrfarë motivimi të Miklosich AF I 356 se fjala shqip GRUSHT vjen nga sllavishtja [ΓRCT]. Të dakortësuarit në radhë janë: Meyer, Jokl, Bariç, Skok, Rrota, Desnickaja,Hamp, Duridanov Akten Innsbruk, Euler, Svane, Rosetti, Vãtãsescu, Çabej SE IV 298, Ylli, Orel, Omari MGSS 149 e Topalli FEGS 573.
Por, për të përcaktuar burimin dhe etimologjinë e fjalës, ekzistojnë embriomorfet të cilat nuk mund të injorohen. E vërteta e fjalës ndodhet brenda saj.
Kuptimisht fjala [grusht] tregon fuqi që mund të përdoret në rast rreziku kur njeriu nuk ka asnjë mjet tjetër mbrojtës apo sulmues. Fuqia e grushtit edhe mund ti shkakëtojë vdekjen dikujt. Kështu grushti simbolizon dhe mbrojtjen edhe sulmin dhe GRUSHTI = GJRUSHTI = GJ’RU’SHTI = GJ RU SHTI = GJë që RU e SHTIn = gjë që na ru(n) dhe shti(n). Fjala GRUSHT në kuptimin figurativ (një grusht burrash të mbledhur, një grusht arra etj.) ka edhe pozimin GRUSHT = GJRUSHT = GJR’USHT = GJëRa U SHTu = u shtu gjëra = gjëra të shtuara. Por gjërat e shtuara përbëjnë sasi fuqie më të madhe e për pasojë kemi një vlerë të konsideruar potenciale.
Greqishtja për fjalën shqipe grusht ka përgjegjësen ΓΡΟΘΙΑ (GROTHIA) që me rotacionin e dhëmboreve th:sh jep GROTHIA = GROSHIA dhe duket se vjen nga shqipja GROSHTia me aferezë të njërës prej fonemave dhëmbore kur ato bashkohen në të njëjtin vend. Ky fenomen (afereza = rënia e një tingulli) ndodh në grupe homogjene fonemash si te buzoret m:b ku mirmbrama jep mirmrama me rënie (aferezë) të njërës nga dy buzoret.
Fakti, që shqipja motivon qartësisht fjalën e saj dhe atë greke dhe sllavishtja e greqishtja nuk ofrojnë asnjë motivim etimologjik, flet bindshëm se fjala shqipe së pari është huazuar nga greqishtja e më pas nga sllavishtja. Dakortësia e një mijë gjuhëtarëve për prejardhjen a burimin e një fjale, pa bërë motivim etimologjik të saj, nuk ka asnjë vlerë shkencore. Marrveshjet nuk janë asnjëherë shkencë e biles ato bëhen në mungesë të mundësisë për një zgjidhje shkencore të sprovuar. Emrat e mëdhenj të “etërve” të gjuhësisë mund të mallëngjejnë këdo, por kurrsesi një shkencëtar të vërtetë. Shkenca e vërtetë tregohet e pashpirt ndaj idhujve të rremë në çdo fushë të shkencës. Kjo po ndodh tash në etimologji.
KASNEC.
Fjalë e mbarë shqipes që shënon një “lajmëtar që kumton derë më derë ose shpall urdhërat e fisit”.
Sipas Jokl LKU 56, Seliščev 179, Svane SLA 193, orel AED 173, Omari MGSS 161, Çabej SE V 58 e Topallit FEGS 730 fjala është huazim prej sll. (serb. vjet.) kaznëc.
Porse askush nuk jep një motivim etimologjik për fjalën nga sllavishtja apo serbishtja.
Duket se fjala është prejfoljore nga shqipja kasnecoj (çoj një lajm; shpall). Detyra e kasnecit është të çojë diku lajmin, fjalën, zërin. Ndaj rotacioni i dhemboreve s:z (si te mëngjes : mëngjez), na jep:
KASNECOJ =
KAZNECOJ =
KAZNEÇOJ =
KA ZaN E ÇOJ =
Ka zanin e çoj =
që zërin e çoj = që lajmin e çoj diku.
Prej foljes kaznecoj rrjedh emri kasnec (kasnec-oj => kasnec).
Se si kjo fjalë nuk mund të jetë shqip, një zot e merr vesh.
Shkombëtarizimi i shqipes nëpërmjet akademikëve me emra shqiptarë është një strategji e hollë sllave që funksionon ende.
Mbase ndonjë gazetar kthjellohet e pyet ndonjëherë Anila Omarin se si i kanë bërë këto punë…
LËNDINË & RUDINË. Janë dy fjalë të shqipes që shënojnë të njëjtën realie: “tokë e lënë e papunuar; tokë djerr”.
Fjala e shqipes ka hyrë në sllav. e vj. ‘lędina’ e në rumanishte ‘lindină’. Në gegnishte e gjejmë [ledinë] e në serbishte [ledina].
Për fjalën [rudin]ë i pari që është shprehur, pa asnjë motivim etimologjik, sikur është “huazim prej serbishtes”, është Seliščev 187 dhe këtë e pasojnë gjithë sllavistët përfshirë edhe Çabej (SE VI 305), Omari (MGSS 257) e Topalli (FEGS 1256).
Por e vërteta e fjalës ndodhet brenda fjalës dhe jo në dëshirat e pseudoshkencëtarëve që japin verdikte që “ua lejon grada shkencore”, por jo logjika shkencore.
Përsa LËNDINË quhet një tokë e lënë djerr (djerr = e palëvruar), ndaj me rotacizmën e njohur n:r, kemi:
LËNDIN =
LËN’DIR =
LËN’DIRR = LËN(ë) DI(e)RR =
e LËNË DJERR.
Në këtë kuptim, çdo tokë e gatshme dhe e mundshme për tu lëvruar, por e lënë me qëllim për kullotë, quhet RUDIN/ë,~a dhe me rotacizëm na tregon:
RUDINA =
RU’DIR’A = RU DIRR A =
RU DIERR A(sht) =
RU DJERR Asht =
Asht e RUjtun DJERR për kullotë.
Nga ana tjetër dimë se brenda një fjale, grupi -nd- shpesh derivon në -d- si: [darë LËN-DIN = lënë DIRR
e lënë djerr.
Përfundimisht, përsa shqipja motivon përsosmërisht dy fjalët e saj (lëndinë e rudinë), nuk mund të ketë më dyshim se ato janë dy fjalë të origjinës shqipe e të formuara brenda truallit të saj gjuhësor. Dhe, përsa zonja Anila Omari është gjallë, ajo duhet të na shpjegojë të kundërtën, duke argumentuar se si janë krijuar këto dy fjalë në sllavisht e serbisht. Nëse ajo nuk mundet të na bindë për të kundërtën, “shkenca e saj” është thjesht shërbimi më i mirë që ajo i bën ideologjisë serbe në luftën kundër identitetit kombëtar të shqiptarëve.
MÁCE. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shënon “kafshë shtëpiake, gjitare e mishngrënëse, që kap minj”.
Gjuhëtarët tanë e pranojnë si “huazim prej sll. (serb., bullg., maq.) maca, mica, mačka… …, që kanë depërtuar edhe në gjuhët e tjera ballkanike (gr. e re e rum.)”.
Topalli (FEGS 923), duke pasuar gjithë “albanologët” sllavë (përfshirë edhe Çabej SE V 266 e Omari MGSS 189), shkruan se: “lidhur me gjeografinë dialektore, në Veri ka hyrë nga serbishtja, në Jug nga bullgarishtja e maqed.”.
Porse të gjithë gjuhëtarët nuk japin asnjë motivim etimologjik nga sllavishtja për fjalën mace dhe vetëm sa kanë rënë dakort ta quajnë sllave… Nga ana tjetër mbetet enigmë, nëse kishte mace në Gadishullin Ilir para se të vinin sllavët, apo dhe macet i sollën sllavët me vete?!
Ne dimë se parimisht gjuha emërton funksionin dhe dimë gjithashtu se macja mbahej për të zënë miun. Gjithashtu dimë se foljes “me kap” në gegnisht i thonë edhe “me xan”, siç themi ende “tokë e xanun”. Por njëjsi bën [xa] = kap.
Kështu, funksioni i maces (që në gegnisht quhet mica) është: të kapi miun – (toskërisht) dhe
XA MIUN = (gegnisht)
MI(un) XA =
MI + XA =
MI’XA =
MI’CA =
MICA.
Kalimi i fonemës \x\ në \c\ është rotacion fonemor dhëmbor i zakonshëm brenda shqipes si te:
“zbathur: xbathur : cbathur” etj.
Kështu shqipja jep një motivim etimologjik konform parimit etimologjik të funksionalitetit në emërtim dhe përpos kësaj pozon edhe një tjetër variant etimologjik:
Të ha mi(un) = mi të ha =
mi t’ ha =
mi’t’ha =
mitha = (th:s)
misa = (s:c)
mica =
maca =
mace.
Përfundimisht, fjala [mica], nga e cila rrjedhin format mace, macë, maç, maçe, macamith etj., është fjalë e vjetër e fjalorit të shqipes dhe këtë e vërteton motivimi etimologjik sipas teorisë së embriomorfemave dhe përbëhet nga dy embriomorfe të shqipes:
mi + xa > mi ca > mica > maca > mace > maçe etj.
Kjo etimologji mund të rrëzohet me një tjetër më të argumentuar prej sllavishtes, porse gjasat, që kjo të ndodhë, duken të pamundura.
Fjala i takon vetëm gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj.
(më poshtë po japim në foto nga fjalori i Topallit edhe shpurën e “albanologëve” zyrtarë që nuk etimologojnë aspak dhe vetëm sa kanë rënë dakort se fjala mace qenka sllave).
MATK/Ë,~A.
Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shënon: “amën e bletëve”, “patën më të madhe, që i prin një tufe patash”, “pulë deti që ka çelur zogj”, “një amvisë të mirë” etj.
Çabei SE V 292 pa asnjë motivim pason Meyer EW 277, që edhe ky, pa kurrnji motivim etimologjik e sjell fjalën fjalën matkë si huazim nga bullgarishtja. Topalli FEGS 948 pason Çabejin me përpikmëri pa i lëvizur presje.
Por motivimi etimologjik i fjalës na jep një tjetër etimologji. Mjafton rotacioni i dhëmboreve t:th (si te Teodor : Theodhor) dhe kemi:
MATKA =
MAThKA = math-ka = më e madhja.
Te fjala MA-T-KA vërejmë ndajfoljen shqipe të sasisë [MA] që te konsepti MATH (i:e) ka marrë dhe përmbyllësen (th). Duke qenë se mbiemrat “i math” e “i madh” janë vetëm në shqip, natyrisht edhe MATKA rrjedh nga MATH-KA, që d.mth se K-A MATH = Që A MATH = Që Asht e MATHe (e madhe).
Përfundimisht, fjala MATKË është fjalë e shqipes që e ka marrë edhe bullgarishtja. Përndryshe, dikush duhet të na tregojë se si etimologohet ajo në bullgarisht.
PLAÇK/Ë,~A. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon pasurinë e mallin e tundshëm që ka dikush në shtëpi. Fjala gjendet dhe në greqisht (pliaçiko) dhe gjuhëtari më i madh grek Babinjoti e sjell me burim të sigurt nga shqipja ELTNEG. fq. 1122 bot. Athina 2011. Por këtij mendimi nuk i janë dakort akademikët shqiptarë A. Omari MGSS 225 dhe K. Topalli FEGS 1158 ku të dy pranojnë se fjala është huazim prej serbishtes pljacka, bullgarishtes e maqedonishtes (placka) e për të mbështetur vendosmërinë e tyre nuk sjellin asnjë motivim etimologjik. Etimologjia e fjalës gjendet brenda fjalës dhe fjala i takon vetëm gjuhës në të cilën ajo motivohet etimologjikisht. E vetmja gjuhë që jep motivim është shqipja: rotacioni i njohur i fonemave qiellzore l:r jep => PLAÇKA = PRAÇKA = PR’A’ÇKA = A’PR’Ç’KA = A PëR Ç KA = A FëR Ç KA = AFËR Që KA = ÇKA AFËR (njeriu) = pasuri e tundshme (mall, kafshë, tesha, të holla etj.). Plaçka e luftës gjithmonë ishin kafshët, ushqimet, flori, etj. ., që i rrëmbehej armikut. Të gjith këtë pasuri njeriu e mbante afër se i duhej për nevojat e jetës së tij. Ndaj kjo pasuri e lujtshme pozon edhe PLAÇKA = BLAÇKA = BL’A’ÇKA = A’ÇKA’BL = Asht ÇKA BL = Asht ÇKA B(an) L(ujtje). Pra, shqipja jep dy pozime kuptimore që e kthejnë fjalën PLAÇKË në një fjali që tregon një shprehje logjike të kuptimshme. E pamundur që fjala të zbërthehet më ndonjë tjetër gjuhë dhe ksisoj ajo nuk mund të tjerërsojë përkatësinë etniko gjuhësore nga shqip në sllavisht vetëm sepse kështu dëshirojnë disa që kanë tituj akademikë. Arbitrariteti nuk është shkencë.
PIAVIC/Ë,~A. Fjala e shqipes gjendet edhe në trajtën PIJAVICA e shenjon një krimb parazitar shumë të zhdërvjellët të ujrave të ëmbla (shushunjën), që ushqehet me gjakun e kafshëve dhe përdoret në mjekësinë popullore për të marrë gjak. Fjalën e sjellin në shqip si huazim nëpërmjet serbishtes (shih Anila Omari “mardhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe” fq. 222. Bot. albanologjike Tiranë 2012). Gjuha shqipe arrin të japi etimologjinë më konçize të kësaj fjale duke u mbështetur në funksionin e kësaj gjallese lidhur me dobinë e përdorimit të saj. Shushunja vendoset në pjesë të caktuara të trupit të njeriut të pijë ca gjak, andaj PIJAVICA = PIJ’A’VI’CA = A’VI’PIJ’CA = A VI PIJ CA = Asht VIhet të PIJë CA gjak = A VI PIJ CA (gjak) = PIJ A VI CA = PIJAVICA = PIAVICA = PI A VI CA = A VI PI CA = a(sht) vu (me) pi ca. Duket qartë se fjalia e shqipes u përngjit në periudhën e paranyjëtimit për të dhënë konceptin PIAVICA. Ky motivim etimologjik mund të hidhet poshtë me një tjetër më bindës.
PLUG,~U. Fjalë embarë gjuhës shqipe dhe që shenjon vegël bujqësor për të punuar tokën. Sipas Anila Omarit MGSS 228 dhe K. Topallit FEGS 1165, fjala plug vjen si huazim nga serbishtja (plug). Ktij përcaktimi të tyre i mungon një motivim etimologjik. Nëse opinioni quhet shkencë në ASH të Tiranës, ajo nuk mund të quhet akademi shkencash. Fjala PLUG motivohet shumë thjesht e logjikshëm brenda gjuhës shqipe sa nuk lë as më të voglën mundësi për të dyshuar rreth origjinës së saj. Rotacioni i fonemave qiellëzore l:r e vendos në origjinë fjalën PLUG : PRUGJ = PR’U’GJ = U’PR’GJ = U PRe GJë, duket se është në harmoni me parimin e funksionalitetit në emërtimin e realieve e kështu funksioni i plugut është me PRE GJË (gjë = emër i pacaktuar = tokë). U PRE GJË = PRE U GJË = PLE U GJË = PLEUGJË = PLUGJË = PLUGË = PLUG. Thika e ndërrueshme e plugut quhet PLOR dhe vjen nga PROR = PRER(ës). Fjalën PLOR Topalli e sjell nga greqishtja pa asnjë motivim (FEGS 1165). Plori i anijes është pjesa e përparme e saj që çan (PREt) ujin. Greqishtja nuk jep asnjë etimologji për fjalën PLOR pasi nuk e ka të sajën foljen PRE. Duke u kthyer te fjala PLUG, ajo mund të lidhej brenda shqipes me fjalën PLAGë të vet shqipes dhe funksionalisht plaga shkaktohet nga një e PREme, e vrame dhe PRE GJË dha PLE GJË = PLEGË = PLAGË. Edhe PLUGU PREt-GJË = PRE’GJ = PLE’GJ = PLUGJ, PLUG. Nëse akademikët tanë e kanë më të lehtë ti përcaktojnë fjalët e shqipes të huazuara, duhet të na tregojnë dhe mënyrën dhe metodën ku mbështeten në përfundimet e tyre si dhe ta motivojnë një fjalë.
PRAG,~U. Fjalë që gjuhëtarët shqiptarë zyrtarë orgjinën ja faturojnë gjuhëve sllave, por asnjëra prej tyre nuk është në gjendje ta motivojë etimologjikisht dhe kjo jep shkas që kemi gjith të drejtën për të dyshuar. Le të provojmë ta motivojmë nga shqipja. Në kuptimin e parë fjala PRAG përdoret për pragun e derës. E drejta kanunore shqiptare dhe edhe e drejta e sotme ligjore se një njeri i paftuar dhe i padëshiruar nëse futet brenda një shtëpie dhe vritet, kanuni apo ligji nuk e cënon të zotin e shtëpisë. Vija që ndan drejtësinë është pragu i derës ku PRET-GJënë = PRE’G = pra’gj = priten gj(ërat), të drejtat. Fjala nuk ka nevojë për më shumë shpjegime. Ajo flet vet shqip.
PRASHIS. Folje e shqipes që është e mbarë gjuhës. Anila Omari e pranon prej serbishtes (prasiti) MGSHS 241. Fjalën e gjejmë në të njëjtën formë edhe në bullgarisht e maqedonisht. Fjala shenjon shkrifërimin e sipërfaqes së tokës së mbjellë me shatë, çapë etj. dhe largimin e barërave të këqia. Fjala i takon gjuhës që e motivon dhe shqipja është e vetmja që jep etimologji: PRASHIS = PRASHIT = PRASH (rrënja). Procesi i prashitjes shënon prishjen e kores së tokës që vjen nga PRISH, PRES, PRASH = VRAS = B’RA’SH = BAj RAmje = godas dheun me vegël të mprehtë. Serbishtja për foljen godas, me godit, me i rá, ka foljet udariti, mlatiti, udarati, të cilat nuk ngjajnë apo afrohen gjëkundi me embriomorfen e shqipes RA, me i RA fort. Nga ana tjetër shqipja edhe nga forma e foljes VRAS, PRAS, PRASH, PRISH është shumë e ngjashme me PRASH’it = PRISH’it. Vetëm shqipja pozon një variant të motivuar etimologjik dhe fjala automatikisht i kalon asaj si gjuhë burimore. Për maninë e zonjës Omari për ti nxjerrë medoemos fjalët e shqipes me origjinë nga serbishtja, duhet pyetur vet ajo.
QERPIK,~U. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shënon ca qime të vogla buzë qepallave të syrit.
Topalli (FEGS 1215) për etimologjinë e QERPIKUT shkruan vetëm një fjali me pesë fjalë: “Huazim prej turq. [kirpik] me të njëjtin kuptim” dhe për etimologji i referohet Miklosich-it (TE II 111). Por ka “harruar” t’i drejtohet gegnishtes, ku qerpikëve u thonë [prekat e synit] sepse qerpikët preken me njëri tjetrin kur mbyllen qepallat dhe QË + PREK = QE + PREK = QE’PREK = QE’RPEK = QERPIK.
Motivimi e nxjerr zbuluar edhe Miklosich-in edhe Tophallin.
Përsa qerpikët preken me njëri tjetrin, atëhere ata kanë si karakteristikë PREKjen dhe me metatezën e njohur pr : rp marrim:
QË PREK =
QE PREK =
QEPREK =
QE(PR)EK =
QE(RP)EK =
QERPIK = prekat e synit.
Ndërtimi i fjalës [qerpik] ngjan me fjalën QERPIÇ i cili bëhet me prerje dhe me metatezën rp : pr kemi:
QE(RP)IÇ =
QE(PR)IÇ =
QE PRI-Ç = [që prit]et.
Si për ironi, në hapësirën rreth syrit ndodhen edhe qepallat e vetullat dhe sipas renditjes etimologjia zyrtare e Çabejit, Omarit e Topallit i ka pranuar ato me këto etnicitete gjuhësore:
1. Sy: me burim të paqartë.
2. Qepallë: huazim nga serbishtja.
3. Qerpik: huazim nga turqishtja.
4. Vetulla: me etimologji të diskutueshme.
Sipas etimologëve tanë zyrtarë, që rezultojnë të jenë dhe katrahurat tona kombëtare, qepallat i paskemi nga serbishtja, qerpikët i paskemi nga turqishtja e sy e vetulla i paskemi nga samodumua! Dhe mos besojmë po deshëm se Çabej – Omari – Topalli nuk janë trafikantë të gjuhës! Çfarë kanë më pak këta nga ata që quhen trafikantë të organeve njerëzore?!
RABUSH ~KARABUSH. fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shënon “kërcellin e qepës që ngrihet lart dhe mban lulen e saj në formë të një tufe sferike”.
Sipas Jokl (UJ 2, 1927, 70), Mladenov (Reč. 54q), Orel (AED 365), Çabej (SE VI 273), Topalli (FEGS 1233) etj., fjala rabush e shqipes vjen si “huazim prej serb. [raboš]”, porse askush prej tyre nuk jep një motivim etimologjik.
Siç dihet e siç mund të shihet edhe në foto, rabushi apo karabushi është kërcelli i qepës që lëshon një lule të mbushur sferike në majë të saj dhe mjafton rotacioni r:l (si te arbitër : albitër) dhe kemi:
KARABUSH
KALABUSH
KA LA BUSH
KA LA mBUSH
nGA LA mBUSH =
gegn. ka la(rt) (m)bush(et) me lule.
KARABUSH pozon dhe
KARA-BUSH =
KRA A BUSH = A KRE MBUSH = Asht e mBUSH në KRE (krye). Duke qenë se kërcelli i qepës që mban lulen e saj është bosh nga brenda (si hyell), fjala pozon edhe [kara-bosh] < ka-la-bosh e [ra-bosh] < la-bosh.
Përfundimisht fjalët RABUSH e KARABUSH janë fjalë të origjinës shqipe sepse fjala i takon gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj dhe ky parim nuk mund të injorohet.
Ajo, që tashmë dimë me saktësi, është abuzimi që është bërë me identitetin e gjuhës shqipe prej akademikëve të gjuhës për t'ia dhuruar fjalët e shqipes gjuhëve të tjera.
RÖB, ròbinja (shq. rob, robinjë).
Fjala serbokroate njësoj si në shqip shënon shënon një rob lufte ose skllav. Përndryshe prej serbokroatishtes, shqipja jep një kuptim më të zgjeruar të fjalës: "robi i shpis", "rob i zotit", "rob i zakoneve", "rob i mendimeve" etj.
Serbokroatishtja nuk ka një motivim etimologjik për fjalën, por kjo nuk i pengon gjuhëtarët tanë si Çabej SE VI 299, Omari MGSS 253 e Topalli FEGS 1252 të pranojnë e pasojnë vendimin pa etimologim të Miklosiçit AF I 368 sikur fjala rob e shqipes është huazim prej serbokroatishtes!
Ne dimë se fjala i takon gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj dhe shqipja jep motivim etimologjik, përkundër serbokroatishtes që e ka krejt të pamundur të japë një etimologji qoftë edhe çfardo.
Kuptimisht robi është një armik i kapur dhe që mbahet i gjallë e në ruajt
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!