Ibrahim Rugova po paraqitet si ministër i punëve të jashtme të Serbisë

30
Nov
2022

Brenda këtyre 60 ditëve bombardimesh, kanë ndodhur shumë gjëra të tmerrshme, që asnjëri nga ne s’e kishte paramenduaar, bile as edhe NATO-ja, por në luftë ndodh edhe ajo e pamundshmja. Në lidhje me këtë mundohet Millosheviçi, që dhjetë shtetet e NATOS- t’i akuzojë në gjyqin e Hagës, ndërkohë që ai po masakron, vret në mënyrë masive dhe i dhunon shqiptarët. E thënë shkurt, ai po përpiqet të zhdukë popullin shqiptar që jeton në trojet e veta në Kosovë. Loja më e fundit e Millosheviçit është ndalimi i Rogovës (udhëheqs i LDK-së). Ky person asnjëherë s’është munduar seriozisht për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Edhe atëherë kur serbët demonstronin kundër Millosheviçit, ishte ky që e mbronte atë. Duke qenë në fuqi ishte ky person që e quajti UÇK-në, me gjuhën e serbit, si terroriste. Eshtë po ku Rugova, i cili edhe tani mundohet ta luajë një rol të atashesë së Millosheviçit. Ai me tu lëshuar nga Serbia, kontaktoi në radhë të parë me kryeministrin italian e më pastaj me Shroderin gjerman dhe Çernomerdinin rus.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Dhe këtu qëllimi i Millosheviçit, gjegjësisht Rogovës, është që ta ndajë aleancën e NATO-s. Që më pas të stacionohen forcat e OKB-së dhe jo të NATO-s dhe në Kosovë të vijnë forcat ndërkombëtare që do të jenë në esencë forca pansllaviste ruse, ukrainase e të tjera. Po ashtu në Shqipëri Millosheviçi e ka ish-presidentin Sali Berisha. Ky është shoku dhe miku i Rugovës, i cili ka luajtur një rol proserb sikur me qenë atashe serb në Shqipëri. Këto gjëra janë vështirë të shihen me sy evropian, por me kalimin e kohës të gjitha do të dalin në pah. Loja tjetër e Millosheviçit ishte kinse tërheqja e forcave ushtarake, e cila është një strategji në lojrat dhe manilpulimet e strategjisë serbe. Dhe kështi ai do të tregohet se është i gatshëm të ndërpriten luftimet. Ndërsa burimet tona nga terreni tregojnë se vazhdojnë luftime të rrepta në mes UÇK-së dhe forcave terroriste serbe, të cilat vazhdimisht godasin popullatën civile.

Ibrahim Rugova ka qenë anëtar i Partisë Komuniste serbe-jugosllave dhe vazhdimisht ka pasur poste të larta në ish-Jugosllavi. Pas shkatërrimit të Jugosllavisë, ai për një kohë të gjatë, në emër të rrugës paqësore, e vuri popullin në gjumë, duke i ofruar shpresa të pashpresa. Ai nuk u bashkua kurrë me rezistencën aktive, përkundrazi, e pengoi atë. Ky njeri nuk e kupton se për Kosovën e pavarur po derdhet gjaku lumë. Dhe UÇK-ja me trimëri të pashoqe po i kundërvihet politikës çfarosëse serbe.

Rugova çdo herë e ka përkrahur Millosheviçin, edhe atëherë kur serbët ishin kundër tij (rasti i demonstratave serbe në Serbi) dhe këtu shihet qartë se loja e Millosheviçit ishte që nëpërmjet Rugovës edhe njëherë t’i përçajë shqiptarët dhe të përçajë aleancën e NATO-s dhe në Ballkan të dominojë OKB-ja. Dhe këto ai i shprehu edhe vetë në Itali e gjetiu në takime.
Por patjetër duhet kujtuar se Ibrahim Rugova nuk ka mandat për marrjen e ndonjë vendimi për Kosovën. Këtë të drejtë e ka Hashim Thaçi, gjer në zgjedhjet e ardhshme të lira në Kosovë. Duhet kujtuar se këtë mandat Thaçi ia mori që në Rambuje, ku nënshkruan tre organizata politike dhe dy intelektualë të pavarur në një marrëveshje brendashqiptare: përfaqësuesit e LDK-së (nënshkrues ishte vetë Rugova), LBK-ja dhe UÇK-ja.

Për këto qëndrime proserbe të Rugovës mendoj se Rugova luan rolin e ministrit të jashtëm të Serbisë.

PS. Ky artikull kështu siç është, është botuar në revistën javore “Wikend avisen”. Artikulli ka qenë më i gjatë, por redaksia e ka shkurtuar. Artikulli u është dërguar shumë redaksive, por disa e kanë botuar më shkurt. Eshtë botuar më 21-29.5.1999

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/11/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk