ILIRËT DHE EVROPA

08
Aug
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Shpalime historie

Pellazgët-Ilirët-Dardanët, në Evropë dhe Orient (Lindje) e përhapën kulturën e tyre, artet, besimet fetare, dhe ua mësuan shkrim-leximin popujve primitivë dhe barbarëve.
Mongolët, tartarët, sllavët dhe popujt tjerë nga Stepat e Sibesirë dhe Azia, që erdhën më vonë në këto hapësira, asnjë vlerë nuk sollën me vete nga vendet e të parëve të tyre, përveç ndjenjës për shkatërrime dhe barbari; këtu ndër ilirët vendës i gjetën, i mësuan dhe i përvetësuan të gjitha vlerat e kulturës dhe qytetërimit, përveç shpirtit barbar që nuk arritën ta shërojnë (humanizojnë) deri më sot.
KUSH ISHIN ILIRËT E TRAKISË?
1. Trakët (/ˈθreɪʃənz/; greqishtja e vjetër (pellazge-ilire): Θρᾷκες Thrāikes; latinisht: Thraci) ishin populli i lashtë vendës që jetonte në pjesë të mëdha të Evropës Lindore dhe Juglindore. Trakët banonin kryesisht në Gadishullin e Ilirisë (Bullgaria, pjesa evropiane e Turqisë dhe Greqia e sotme), gjithashtu edhe në Anadoll (Azia e Vogël) dhe vende të tjera në Evropën Lindore.
2. Të ndarë në fise të veçanta, trakët nuk arritën të formojnë një organizatë politike të qëndrueshme derisa u themelua shteti Odrisian në shekullin e pestë para erës sonë. Një shtet i fortë në Traki dhe Daki u shfaq në shekullin e parë para erës sonë, nën sundimin e mbretit Burebista. Rajonet malore ishin vendbanimet e popujve të ndryshëm të Trakisë, kryesisht ilirët, të konsideruar si fise luftarake trake me karakter të ashpër, ndërsa popujt e fushës, luginave të lumenjve dhe brigjeve të detit konsideroheshin me sa duket më paqësorë ndaj të huajve, për shkak të përzierjes së banorëve vendës me fise të tjera të ardhura më vonë në këto hapësira.
2. Trakët u përshkruan si “luftëtarë të paepur”, “të ashpër” dhe “barbarë” (të huaj), nga grekët dhe romakët, prandaj një pjesë e tyre në periudhat e mëvonshme u favorizuan si mercenarë (luftëtarë me pagesë). Përshkrimet e lashta të trakëve si “popull i mbrapshtë” janë të diskutueshme (të pabesueshme), arkeologjia nga mesi i shekullit të njëzetë gjurmon dhe hulumton intensivisht në Bullgarinë jugore për të identifikuar dhe siguruar më shumë të dhëna rreth tyre. Të dy perandoritë Romake (Roma Perëndimore dhe Roma Lindore), si edhe grekët, banorët e Trakisë i quanin “barbarë” pasi nuk ishin as romakë as grekë, si dhe për shkak të prapambetjes në perceptimin e kulturës së tyre. Primitivizmi i perceptuar nga të huajit për trakët mund të lidhet me jetesën e tyre të thjeshtë në vendbanime të hapura. Disa autorë vunë në dukje se edhe pas futjes së latinishtes dhe vendosjes së njëfarë pushteti Romak mbi trakët, ata ende i ruajtën mënyrat e tyre “barbare” të jetesës. Ndërsa trakët u perceptuan si jo të sofistikuar nga bashkëkohësit e tyre, thuhet se trakët kishin në fakt një kulturë mjaft të avancuar në krahasim me romakët dhe grekët, të shquar veçanërisht për ndërtimet e qyteteve, për poezinë, muzikën e tyre dhe artet në përgjithësi.”¹
[1] “Thrace”. Britannica, (Encyclopaedia Britannica)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/08/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk