INTELEKTUALËT DHE ATDHETARIZMI SHQIPTAR GJITHMONË I PUSHTUAR!

13
Apr
2025
Shkruan: Arflet Selmani


Regjimet e huaja armiqësore e pushtuese, intelektualin dhe atdhetarin e vërtetë shqiptar ose e vrisnin, ose e burgosnin, ose e anashkalonin, apo e kufizonin totalisht në çdo aspekt. Edhe sot, këto regjime tona aktuale ose e vrasin, ose e distancojnë, e anashkalojnë, apo e kufizojnë totalisht, duke e lodhur edhe më shumë e duke e “vrarë” në shumë aspekte të tjera.
Dikur, në mesin e shumë të drejtave të tjera, na mohohej e drejta e punësimit me pretendimin se ishim të pashkolluar. Madje edhe ata që ishin të shkolluar dhe shqiptarë të vërtetë, shiheshin si të padëshirueshëm dhe ndëshkoheshin rëndë.
Sot, po ashtu, nga ky regjim u mohohet e drejta e punësimit pse janë të shkolluar, dhe përsëri, si shqiptarë të vërtetë, janë të padëshirueshëm dhe të ndëshkuar rëndë.
Kur po mundohem të gjej dallimet më të vogla mes regjimeve të huaja të dikurshme dhe këtyre tonave aktuale në qëndrimet e tyre në raport me shqiptarët, atdhetarizmin dhe intelektualët shqiptarë, shpeshherë gjej ngjashmëri të mëdha. Kjo më krijon pasiguri po ashtu të mëdha: në çfarë drejtimi po ecën aktualisht populli shqiptar?

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk